Analfabet më 2011
Një rikthim i rrotës së historisë mbrapsht është edhe rishfaqja e analfabetëve midis nesh.
Qazimi është një prej personave që nuk nguron të na tregojë se ka kryer vetëm tri klasë dhe sot nuk mban mend as alfabetin e gjuhës shqipe.
“Nuk di as të shkruaj dhe as të lexoj. Në jetën time nuk kam lexuar kurrë një libër. Dikur mësuesja na detyronte që të lexonim vjersha në shtëpi, por sot unë nuk mbaj mend asgjë prej tyre. Di të shkruaj vetëm emrin tim”, thotë Qazimi.
Nevoja për të siguruar jetesën e familjes dhe mungesa e parave për të blerë librat e detyruan Qazimin të heqë dorë nga shkolla. Ai ka punuar në fabrikë, ka mbledhur kanaçe dhe sot në një cep të rrugës llustron këpucë për të fituar disa qindarka.
“Punoj si këpucar, fitoj lekë aq sa për të jetuar, por jetoj në një dhomë 3 me 3 në kushte të vështira”, shton Qazimi. Lexo me shume
Poezia e shpresës
Nga Dr. Ramë Myftari, Prishtinë
JU LUTEM PËRCILLENI KËTË MESAZH TË GJITHË ATYRE QË NJIHNI madje edhe atyre që nuk i njihni. Është kërkesa e një vajze të veçantë që shumë shpejt do ta braktisë këtë botë për shkak të kancerit. Kësaj vajze i mbesin vetëm 6 muaj jetë, dhe si dëshirë të fundit, ka dashur të dërgojë një letër për t’i thënë të gjithëve që ta jetojnë plotësisht jetën e tyre, meqë ajo nuk mund
ta bëjë këtë. Nuk do të mundet të promovojë asgjë, të diplomohet, të martohet e të ketë një familje.
Nëse ia dërgon këtë email një numri të madh personash, do të mund ti jepni asaj dhe familjes së saj një shpresë të vogël, sepse për çdo emër që do të
dërgohet, The American Cancer Society do të dhurojë 3 cent për të paguar kurimin dhe shërimin e saj. Një djalosh ia ka dërguar 500 vetëve! Ne mund t’ua dërgojmë të paktën 5 ose 6 vetëve. Nuk po dhuron para por vetëm pak nga koha jote!
I ke vështruar ndonjëherë fëmijët
kur vallëzojnë të kapur përdore?
Apo të dëgjosh zhurmën e shiut
kur bie përtokë?
A e ke ndjekur ndonjëherë
fluturimin e çrregullt
të një fluture?
Apo të vëzhgosh diellin
atëherë kur nata po zhduket?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë
E përshkon çdo ditë
fluturimthi?
Kur pyet “Si je”?
e dëgjon përgjigjen?
Kur dita mbaron
shtrihesh në krevatin tënd
me qindra pyetje të njëpasnjëshme
që të vijnë ndër mend?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.
I ke thënë ndonjëherë birit tënd
do ta bëjmë nesër?
pa e vënë re
nga nxitimi,
keqardhjen e tij?
E ke ndërprerë ndonjëherë lidhjen,
me një mik të mirë
e cila ka përfunduar
sepse ti nuk kishe kurrë kohë
për t’i telefonuar e për t’i thënë
“Tungjatjeta”?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.
Kur vrapon kaq shpejt
për të arritur diku
humbet gjatë rrugës kënaqësinë e të shkuarit atje.
Kur shqetësohesh dhe vrapon gjatë gjithë ditës,
është si një dhuratë e pa hapur
kurrë… E flakur tutje.
Jeta nuk është një vrapim.
Merre më shtruar
Dëgjoje muzikën
Para se kënga të përfundojë.
Gustav Majer Dhe Albanologjia
Kontributi i studiuesve gjermanë në studimet albanologjike
Shkolla gjermane, që ka arritjet më të suksesshme në fushë të albanologjisë dhe njëri prej studiuesve më të shquar nga kjo shkollë, Gustav Majeri, janë të lidhura ngushtë me fillimet e albanologjisë, me studimet e saj më të rëndësishme në të gjitha kohërat, me themelimin e albanologjisë si shkencë, dhe me shkallën më të lartë të studimeve të saj në ditët tona. Mund të thuhet kështu se: në shekullin XV, kur gjejmë veprën e parë për gjuhën shqipe ndër të huaj, një Fjalorth, që sado i vogël qoftë, e kemi trashëguar nga një udhëtar gjerman, Arnold von Harff (1497); për shkak se në shekullin XVI, në mesin e disa veprave të njohura që flasin për gjuhën shqipe dhe shqiptarët, gjendet edhe vepra e një studiuesi gjerman: Konrad von Gesner (1555); për shkak se, në shekullin XVII, veç të tjerash, kemi edhe një lutje në gjuhën shqipe, të cilën e ka botuar Andrea Muller (1680); për shkak se, në shekullin e XVIII njëri prej filozofëve më të mëdhenj gjermanë dhe evropianë të kohës së tij, Gottfried Wilhelm Leibnitz (1705-1715), është njëri prej popullarizuesve më të mëdhenj të prejardhjes së gjuhës shqipe, madje jo vetëm një herë dhe në një rast, por për mëse njëzet vjet me radhë. Lexo me shume
"Associated Press": Kadare, pretendent për çmimin Nobel
Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare është një ndër pretendentët për të fituar çmimin Nobel për Letërsinë për këtë vit. Agjencia e lajmeve “Associated Press” shkruan se, në rast se juria do të zgjedhë fitues sërish një shkrimtar europian, favoritë janë Ismail Kadare dhe suedezi Tomas Transtromer. Kadare, veprat e të cilit janë përkthyer në 35 gjuhë të botës, është nominuar disa herë për çmimin Nobel. Pak ditë më parë, “Prilli i Thyer” u cilësua nga media angleze si një ndër 10 romanet që përshkruante më mirë fenomenin e gjakmarrjes.
Të tjerë shkrimtarë favoritë, në rast se fituesi nuk do të jetë europian, janë poeti koreano-jugor, Ko Un, shkrimtari izraelit Amos Oz, apo amerikanët Filip Roth e Don Delilo. Anëtari i jurisë, Piter Englund tha për “Associated Press” se, fituesi është zgjedhur tashmë, dhe do të shpallet pas një vote formale ditën e enjte. Këtë vit, fituesit do të përfitojnë rreth 1.5 milionë dollarë, diplomë dhe medalje të arit. Për të parën herë, Çmimi Nobel në Letërsi u dorëzua në vitin 1901. Lexo me shume
10 shkrimtarët më të medhenj, që nuk kanë marrë Nobel
Figurat më të ndritura të letërsisë që u është refuzuar çmimi i madh
Nga Mark Twain, Tolstoy, Proust, Nabokov, Joyce e deri tek Borges
Çmimi Nobel konsiderohet si nderimi më i madh që mund t’i bëhet një personi që ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në një fushë të caktuar.
Kur dëgjojmë emrin e një shkrimtari që ka shërbyer si gur themeli në letërsinë moderne duket si e pamundur të mendohet se ai është refuzuar me dhjetëra herë nga komiteti i i ndarjes së çmimit Nobel. Mark Twein është një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të botës që është refuzuar dhjetë herë nga komiteti. Te dhjetë herët çmimi u ka shkuar autorëve të tjerë si Sully Prudhomme, Theodor Mommsen, Frederic Mistral, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof etj. Leon Tolstoy, shembulli më madhështor i realizmit letrar në histori dhe mbase një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në histori.
Dy veprat e tij të mëdha, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë më se të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo një çmim Nobel. Por jo të madhit Tolstoy. Komiteti nuk mendoi se Tolstoy po e çonte letërsinë moderne në “drejtimin ideal”. James Joyce është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë dhe botërorë. Ai është mjeshtër i rrymës së përroit të ndërgjegjes dhe praktikisht ka krijuar idenë moderne të krijimit spekulativ me veprën e tij finale “Zgjimi i Fineganëve”, e cila është thuajse e palexueshme.
