Gjuha Shqipe
Gjuha shqipe sot flitet në Shqipëri dhe jashtë kufijve të saj në Kosovë, në territorin ndërmjet Shkupit, Gostivarit, Tetovës dhe Di-brës, në Preshevë, në Bujanovc dhe në Medvegjë, në Krajë, në Ulqin me rrethina deri në Tivar dhe në Çamëri. Shqipja, pra, flitet në viset perëndimore të Ballkanit, aty ku kryqëzohen rrugët që lidhin lindjen me perëndimin, pikërisht në atë rajon që ka qenë djepi i qytetërimit antik evropian.
Gjithashtu, shqipja flitet edhe në diasporë (në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë), edhe në shumë vende të tjera të kontinentit tonë dhe më gjerë, në Amerikë, në Azi dhe në Australi nga shqiptarë të vendosur atje në kohë më të hershme ose më të vonshme.
Gjuha shqipe i përket familjes së gjuhëve indoevropiane. Rreth dy mijë fjalë të shqipes janë me origjinë indoevropiane: kokë, ditë, natë, dimër, ujë, ha, pi, jam, kam, zog, dem, elb etj. Shqipja formon një de-gë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane. Gjuha shqipe pra nuk ka lidhje birërie me asnjërën nga gjuhët e sotme indoevropiane.
Read more