Gjuha Shqipe - Letersia Shqipe » libri i ri

"Simboli i humbur", libri i ri nga Dan Brown
Sot del ne qarkullim libri i ri i autorit Dan Brown, i titulluar “Simboli i humbur”. Ne nje interviste per NBC autori flet per librin e ri dhe e krahason ate dhe me librat qe i paraprine, si “Kodi Da Vinci”. Karakteri kryesor i librit, Langdon, eshte i njejte si ne dy librat pararendes.

Me poshte vijon nje artikull nga Shqip i para disa ditesh mbi kete liber.

Nga masonët te Jezusi i klonuar Dan Brown godet sërish

Nëse historia e dashurisë mes Jezusit dhe Magdalenës nuk ishte mjaftueshëm, atëherë mbahuni fort: kësaj here Dan Brown ka klonuar Jezusin. Ose të paktën kështu thotë interpretuesi i tij më i madh, Dan Burstein, një zotëri që duke shkruar “Sekretet e Kodit Da Vinçi”, ka shitur në katër vite miliona kopje, që megjithatë janë shumë pak në krahasim me 81 milionë kopjet e shitura nga origjinali. “Klonim njerëzor… Çfarë mund të kenë zbuluar masonët në lidhje me klonimin”?

Po, por ç‘hyjnë në këtë mes masonët? Hyjnë, si jo. Janë pikërisht ata protagonistët e “Simbolit të Humbur” (“The lost symbol”), librit më të pritur në botë për momentin, parashikimet e shitjes së të cilit shkojnë në gjashtë milionë e gjysmë. Kur duhen edhe tri ditë nga D-Day, dita e madhe e Danit, nga promovimi i librit i parashikuar për datën 15 shtator, e gjithë bota ngre pyetje mbi vëllimin e mistershëm të shkrimtarit më të mistershëm. 46-vjeçari, bir i një mësuesi matematike dhe i një muzikanteje nga Exter, New Hampshire, kur ishte i vogël dëshironte të bëhej këngëtar i muzikës pop dhe në kursin e shkrimit krijues u gjend pranë një të madhi si David Foster Wallace. Çfarë do të ketë shpikur për këtë kapitull të fundit të trilogjisë së Robert Langdon, profesorit të Universitetit të Harvardit, ekspert i simbologjisë, për të cilin ka polemizuar deri edhe Vatikani?

Një gjë është e sigurt dhe e ka bërë të ditur tashmë edhe vetë botuesi: 524 faqet e romanit do të zhvillohen të gjitha brenda 12 orëve në Washington DC. Domethënë në qytetin e themeluar nga një mason, George Washington, në të cilin mbretëroi një bos gjysmë i njohur, por me të cilin, betohet Burstein në gazetën “New Yorker”, do të njihemi. Quhet Albert Pike dhe dyshohet se është një ndër themeluesit e Ku Klux Klan, i përfshirë edhe në komplotin për vrasjen e Presidentit Lincoln, statuja e të cilët është ende e ekspozuar mirë në Judiciary Square, në kryeqytetin që sot pret Presidentin e parë me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E ashtu siç ndodh në çdo libër tjetër të verdhë, që është për t‘u vlerësuar e respektuar, nuk ka si të mungojnë të dhënat. E para ishte e fshehur në posterin e botimit amerikan të Kodit, ishte fraza: “Nuk ka ndihmë për birin e asaj vejushe?”, që në të vërtetë ishte një lloj fjalëkalimi mes masonëve. Pastaj ishte bërja publike e dy kopertinave të “Lost Symbol”, ajo amerikane dhe angleze, që të dyja me Kapitolin, Selinë e Kongresit Amerikan, të vendosur në një piramidë të kuqe në kopertinën e parë dhe në të dytën me logon e masonëve. Pastaj vinin gjurmët e lëna në faqet në internet, Twitter dhe Facebook, me një listë kopjesh dhe numrash që nuk janë gjë tjetër veçse gjatësia dhe gjerësia gjeografike e adresave të Washington-it, Shtëpisë së Bardhë, Washington Cirkle, Dupont Cirkle, Logan Circle dhe Mt. Vernon Squere: më pas edhe Pentagoni (një tjetër simbol?) në brendësi të së cilit shfaqet një yll pesëcepësh, një tjetër simbol mason. E dhëna e fundit të çon te shoqëria sekrete e masonëve në kohët e shkuara dhe te shoqëria e ditëve tona. Mjafton të kalosh Potomac-in dhe nga Washington-i, qark i Columbia-s të shkosh drejt fqinjës Virginia, ku në Langley gjenden shtabet kryesore të CIA-s. Këtu, sekreti i sekreteve: ja ku shfaqet Kriptos, skulptura e realizuar nga James Sanborn, që fsheh katër mesazhe. Tre prej tyre janë deshifruar, me të katërtin do të merret profesor Langdon (pikërisht në Langley, çfarë rastësie).

Mbetet ende për t‘u parë se si përbërësit janë të gatuar në këtë libër. Cili është filli që lidh CIA-n me masonët dhe masonët me Rosacroce-n, sektin tjetër që do të shfaqet në faqet e Dan Brown? I shuminformuari Burstein thotë për “Washington Post” se Rosacroce-t kishin një pjesë të Kryqit të Shenjtë. Nëse tek ai kryq do të ishte ruajtur gjak, atëherë Jezusi mund të klonohej”. E megjithatë gjithçka mund të ndodhë kur shfaqet Dan Brown. Gjithçka është e kundërta e gjithçkaje. Madje edhe hakerat, që pak kohë më parë shkatërruan sitet ku ushtroheshin fansat në kërkim të të dhënave- njësoj si loja online “Today Show”, ku këto ditë do të jetë i ftuar Dan Brown- kanë arritur të shkaktojnë një gudulisje të vogël në zbulimin e detajeve të librit. E madje as magjistarët e internetit nuk kanë arritur dot të ngrenë kapuçin që mbulon fytyrën e “Simbolit të Humbur”.

Gazeta Shqip

Ne nuk jemi thjesht turistë mbipeshë veshur me T-shirte dhe çanta të mëdha të çuditshme, thotë Dan Broën në librin “Simboli i Humbur”. Historia jonë është po aq e sëmurë dhe e çuditshme si e çdokujt tjetër

“Çmenduria” e fundit e Dan Brawn, mbi masonët dhe Amerikën

Lev GROSSMAN

Ndoshta tashmë dikush e ka kuptuar se data e publikimit (18 mars 2003) të “Kodit të Da Vinçit”, libër i Dan Brown, ka qenë vetëm dy ditë para sulmit të Shteteve të Bashkuara kundër Irakut. Ky nuk është aspak një konspiracion, por thjeshtë një koinçidencë e çuditshme. Por megjithatë, siç thonë fansat e Kodit të Da Vinçit, të bën të reflektosh.

Mendoni për një çast: Libri i Brown-it propozoi një histori të ndryshme të kristianizmit, ku pati një përçarje të hidhur pak kohë pas vdekjes së Jezu Krishtit midis fraksionit të patriarkalëve që kishin fshehur martesën e Jezusit dhe fraksionit disi më të këndshëm që konsistonte në valën e parë të shndritshme të feministeve liberale. Me fjalë të tjera, Kodi i Da Vinçit rindërton historinë e kristianizmit, duke e shndërruar në një diçka që të jep më tepër përshtypjen e… Islamit, ku gjithashtu pati një përçarje të hershme midis Sunnis dhe Shi’itëve. A mundet që shtjellimi i librit, në një botë amerikane ku sundon kristianizmi, të shprehë një identifikim dashamirës sekret, madje edhe të pavetëdijshëm me Islamin? Nëse hyn në thellësitë më të errëta të librit të lind natyrshëm pyetja nëse shkrimtari ka dashur të shprehë dëshirën e shtypur të kristianizmit për të patur një histori më pak të mërzitshme dhe më shumë islamike, për të qenë më e pasur, e errët, e copëtuar në rrënjët e saj nga një luftë ngacmuese sektesh.

Ndoshta jo. Por, ky është emri i lojës në universin e Brown-it: në nivelin e saj më kryesor, fantazia browniane sugjeron se koinçidencat nuk janë thjesht çështje fati dhe gjërat nuk janë thjesht gjëra. Ato gjithmonë kanë një kuptim të caktuar, një domethënie, përfaqësojnë një hallkë në zinxhirin e gjatë të ngjarjeve. Heroi i Brown-it, Robert Langdon, është në fund të fundit një simbologjist (që ndjek një fushë të hetimeve të intelektit njerëzor që, duhet theksuar kjo, nuk mund të ekzistojë në Harvard dhe në asnjë vend tjetër). Nën fërkimet e tij të ditura dhe çuditërisht aseksuale, objektet vijnë në jetë dhe shndërrohen në simbole. Shkronja V nuk është thjeshtë një shkonjë V, është një kupë, një simbol i feminilitetit të përjetshëm. Kaosi, në mënyrë sekrete shpreh rregull. Zhurma në fshehtësi përçon sinjale.

Ndryshe nga dy novelat e tjera të Langdon, “Simboli i Humbur” (i përbërë nga 509 faqe) nuk merret me historinë e kishës kristiane. Mitologjia që dekodon Langdon, është ajo e Frankmasonëve (parrulla e të cilëve ordo ab chao, rregull nga kaosi, mund të jetë edhe shprehje e marrë nga Dan Brown). Langdon thirret në Washington, D.C., nga një telefonatë shumë misterioze që ai mendon se e ka marrë nga miku i tij i vjetër dhe udhëheqësi e tij Peter Solomon, kreu i Smithsonian. Langdon mendon se duhet të mbajë një fjalim në një mbrëmje Smithsonian për mbledhje fondesh në ndërtesën Capitol. Por, kur ai paraqitet atje, kupton se nuk do të ketë asnjë mbledhje fondesh dhe asnjë fjalim. Aty është vetëm dora e prerë e Solomonit, e mbuluar me tatuazhe groteske dhe e varuar në një gozhdë në rrethoren e Capitol-it. Oh, jo…

Deri në këtë pikë, na janë servirur disa gosti të këndshme familjare browniane. Langdon na e ka valvitur tashmë me mburrje shenjën e markës së orës së tij Mickey Mouse (“E mbaj në dorë për t’i kujtuar vetes që herë pas here duhet të ngadalësoj hapin dhe ta marr jetën me më pak seriozitet”) dhe gjithashtu kemi shijuar pak kujtesën e tij të çuditshme, klaustrofobinë e tij të frikshme dhe skepticizmin e tij të pikëlluar. Në këtë pikë të librit na është rikujtuar edhe një herë shija e Brown-it për dhunën rituale – gjithashtu ka edhe një koment të Thomas Harris rreth mënyrës së tij të të shkruarit. Na është prezantuar gjithashtu edhe një tip i vetmuar, fanatik i dhunës me një lëkurë të çuditshme. Emri i tij është Mal’akh në vend të Silas, dhe në vend të ishte një albino ai është i mbuluar nga të gjitha anët me tatuazhe, duke të dhënë të njëjtën ide.

Dhe këtu qëndron çështja. Është e lehtë të ulësh Brown, pasi e shkruara e tij nuk është shumë e shkathët. Ai prezanton karaktere të reja me një lloj marrje fryme elektrike, e cila kalon në skajet e zbavitjes së shkujdesur (“Roja e sigurimit i sapopunësuar, Alfonso Nuñez, studioi me kujdes vizitorin mashkull, i cili po i afrohej pikës së kontrollit…”). Dhe vendimi më fatkeq “Organi i tij seksual masiv zbulonte simbolet e tatuazheve të fatit të tij”, do të duhej që të bëhej me forcë tatuazh mbi vetë organin masiv seksual të Brown-it. Më keq akoma, dituria e Brown-it është si puna e dikujt që do të besonte çfarëdo lloj gjëje që lexon në Wikipedia. Në veçanti, libri vuan nga një hallakatje e diktuar nga sëmundja e diçkaje që quhet shkenca spirituale, e cila eksploron idenë se vetëdija njerëzore mund të ndikojë botën fizike, duke krijuar kështu (ashtu siç na bëhet e ditur dy herë në gjysëm faqeje) një “lidhje ndërmjet shkencës moderne dhe misticizmit antik”. (Ndryshe nga simbolizmi, shkenca spirituale është çuditërisht, diçka reale). Për më tepër, është shumë e neveritshme të shikosh se si studentët i lëpihen Langdon-it. Gjithashtu, të gjithë do të donin të dinin se cilin shërbim telefonie celulare përdorin karakteret e Dan Brown-it, pasi duket se të gjithë janë të aftë të komunikojnë me celular edhe kur ndodhen nëntokë.

Por – dhe le ta bëjmë këtë “por” që të oshëtijë – do të ishte e papërgjegjshme po të mos theksoje se ndjesia e përgjithshme, nëse jo e gjithë specifika, e kulturës historike të Broën-it është tërësisht e saktë. Ai adhuron t’i tregojë lexuesve vende ku kufijtë e përcaktuar kulturorë – ndërmjet kristianizmit dhe paganizmit, të shenjtës dhe laikes, antikes dhe modernes – bëhen të çrregullt në mënyrë të jashtëzakonshme. Langdon cilëson, për shembull, se Capitol i Shteteve të Bashkuara “ishte dizenjuar si atribut i një nga faltoreve mistike më të adhuruara të Romës”, Tempulli Vesta, dhe se paraqet në mënyrë të spikatur një pikturë të George Washington të maskuar si Zeus. (Kjo është shumë e vështirë të përshtatet në besimin e fuqishëm kristian të këtij vendi”, komenton egërsisht audienca skeptike e Langdonit.) Fuqia është fuqi dhe rrjedh nga enët religjoze tek ato politike me lehtësi shqetësuese. Kjo mund të jetë ose jo evidente, por megjithatë është e vërtetë, tejmase e çuditshme dhe aspak e parëndësishme.

Përmbajtja e “Simbolit të Humbur” ecën me shpejtësi përpara me një energji brutale, duke i bërë karakteret e saj asgjë më shumë se një shtojcë në makinerinë e saj të hekurt. Libri është një eksperiencë zbavitëse edhe pse pasi e lexon ndihesh disi i sfilitur dhe i nxirë sikur sapo të kanë rrahur. Langdon duhet më pas të kontrollojë me imtësi çdo cep të ndërtesës Capitol në kërkim të mikut të tij të humbur, Peter Solomon, ai që kishte humbur dorën, dhe gjithashtu për një piramidë masonike të fshehur, e cila është çelësi i një diturie mistike, e aftë ta kthejë njeriun në Zot, gjë për të cilën Mal’akh, i çmenduri më tatuazhe, është mjaft i interesuar. Langdon bashkohet me kreun e Zyrës së Sigurisë së CIA-s, i cili për një arsye të panjohur, është një grua japoneze, e imët dhe tinzare, me një shenjë gjigante në qafë – Brown e ka lënë fantazinë e tij të shfrenuar, të fluturojë lirshëm në këtë pikë. Langdon, gjithashtu shoqërohet nga një tjetër person në listën e “bruneve joshëse” të Brow-it. Një heroinë superseksi dhe tejet inteligjente, e cila çuditërisht është një shkencëtare spiritualiste.

Gjatë rrugës, Langdon ndeshet me të gjitha llojet e faunës ekzotike simbologjike, duke vëzhguar me imtësi të gjitha mostrat dhe speciet me një sens mrekullimi të palodhshëm (Jo, nuk ka mundësi! Oh, por ka mundësi, Profesor Langdon!). Lufta e tij e brendshme është midis skepticizmit të tij akademik të lindur dhe evidencës së madhe që bota përmban diçka të mrekullueshme për të cilën skepticizmi nuk të hyn në punë. “Ju, si shumë njerëz të tjetër të shkolluar, jetoni të ngecuar midis dy botëve”, i thotë atij një prift i zgjuar që është gjithashtu një mason. “Njërën këmbë në spiritualizëm, tjetrën në botën fizike. Zemra juaj lufton për të besuar…, por intelekti juaj nuk do ta lejojë”. Langdon ndoshta duhet të bashkohet me agjentin Mulder nga telefilmi Dosjet-X, të dy mund të kishin shumë gjëra të përbashkëta për të diskutuar.

Megjithatë, Brown ka një axhendë tjetër të planifikur në “Simbolin e Humbur”, që është të rehabilitojë Washtington D.C, si një nga kryeqytetet më të mëdha të botës me mister gotik, një kryeqytet që mund të krahasohet me Parisin, Londrën apo Romën. “Amerika ka një të shkuar të fshehur”, mendon Langdon. “Çdo herë që Langdon jepte leksione rreth simbologjizmit të Amerikës, studentët e tij turbulloheshin duke dëgjuar se qëllimet e vërtetë të baballarëve paraardhës të vendit tonë nuk kishin asgjë të përbashkët me atë çfarë thonë sot shumica e politikanëve. Fati i shkruar i Amerikës ka humbur gjatë historisë”.

Ai e vendosi veten përpara një sfide të madhe. Brown tashmë është duke bërë për Amerikën atë çfarë bëri ai për kristianizmin në “Ëngjëj dhe Djaj” dhe në “Kodin e Da Vinçit”: rikërkoi pasurinë e saj, errësirën, të çuditshmen, misterin. Ndoshta është një tentativë donkishoteske, por është gjithashtu edhe prekëse dhe e guximshme. Ne nuk jemi thjesht turistë mbipeshë veshur me T-shirte dhe çanta të mëdha të çuditshme, thotë ai. Historia jonë është po aq e sëmurë dhe e çuditshme si e çdokujt tjetër. Ka sinjale nëpër zhurmë, rregull në kaos! Të duhet vetëm një diplomë në atë departamentin që nuk ekziston në Harvard për ta kuptuar këtë!

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

RD