Dëshmitë e lashta të shkronjave shqipe që u pranuan në Kongresin e Manastirit
Historia
Dëshmitë e lashta të shkronjave shqipe që u pranuan në Kongresin e Manastirit
Historia e Kongresit të Alfabetit në Manastir. Cilat ishin përpjekjet e para për hartimin e një alfabeti dhe si u bë pakti për gjuhën shqipe
Saimir Lolja
Gjuha shqipe është e hershme, por fatkeqësia qëndron në faktin se ajo u shkrua shumë vonë. Kombi me dëshirën më të madhe për të shkruar gjuhën e tij është penguar historikisht nga fqinjët dhe pushtuesit që të ketë një alfabet të shqipes. Megjithatë dokumente arkivorë, të gjetura në Arkivin e Vatikanit dhe ato greke, dëshmojnë se përpjekjet e shqiptarëve për të pasur gjuhën e tyre kanë qenë shumë të hershme.
Read more
Alicka, shkrimtari që shkruan pa manerizma stilizuese
19 qershor 2003 / Çerçiz LOLOCI
Nuk ndodh shpesh që një autori shqiptar që me librin e tij të parë ti bëhet një pritje kaq pozitive siç ka ndodhur me tregimtarin shqiptar Ylljet Aliçka. Kështu libri i tij i parë botohet në Francë, Itali, bëhet film franko-shqiptar, filmi përzgjidhet në konkurimin zyrtar të festivalit të Kanës, Maj 2001, dhe nderohet me cmim. Vetë Alicka ka marrë ndërkohë tri çmime ndërkombëtare në fushën e letërsisë (Francë,Itali), siguron si përkthyes ambasadorin francez në Tiranë, shkruajnë për të gazetat më të mëdha evropiane….
Dhe ja ç’shkruajnë:
Në shkrimin e e saj me titull NOVELA TE ZYMTA QE VINE NGA TIRANA
e përditshmja franceze”Le Monde” me autor Jean Soublin, ndër të tjera shkruan :
Absurd që të çon tinëzisht drejt poshtërsisë, braktisjes, mohimit….Si përgjatë makthit të partisë unike ashtu edhe nën anarkinë liberale që e zëvendesoi atë, ngelet e njejta shpërbërje morale që i zhvlerëson personazhet e trembur të këtyre historive plot ritëm.