Letersi, nderron jete shkrimtari Jerome Salinger

Shkrimtari Jerome David Salinger, autor i romanit te famshem “I riu Holden” ka nderruar jete ne moshen 91 vjecare.

Ai i mbylli syte pergjithmone ne shtepine e tij ne Corish, ne shtetin amerikan te New Hampshire. Lajmin e beri te ditur djali i shkrimtarit, sipas te cilit, vdekja erdhi per shkaqe natyrore.

Romanin “I riu Holden” ai e shkroi ne vitin 1951 dhe qe prej vitit 1965 vendosi te mos shkruante me. Qe prej vitit 1980 ai nuk dha me asnje interviste. Salinger lindi ne vitin 1919 ne Manhattan dhe u transferua ne New Hampshire duke shkeputur te gjitha marredheniet me njerezit.

Qe prej ketij transferimi, shkrimtari nuk publikoi me asgje dhe dha shume pak intervista. Me romanin e tij, Salinger tronditi themelet e letersise, duke u hapur rrugen shkrimtareve te tjere si, Dom DeLillo dhe Thomas Pynchon./Top Channel

Letërsia Shqiptare

Në kulturën e shqiptarëve ka lënë gjurmën e saj të thellë historia e tyre e brendshme dhe e jashtme.
Pjesë e trevave të lashta ilirike, udhë kryqëzimi e qytetërimeve dhe e interesave gjeopolitike gjatë dyndjeve barbare e më pas, provincë e perandorive të perëndimit dhe të Lindjes, të Romës e të Bizantit, pasi kishte bërë e çbërë gjatë shekujve, despotate e principata të pavarura, dhe pasi kishte formuar më së fundi shtetin e Skënderbeut, i cili u qëndroi për një çerek shekulli hordhive osmanve, duke u kthyer në mburojë të krishtërimit dhe të qytetërimit europian, Shqipëria e cfilitur nga luftërat, pas vdekjes së heroit të rezistencës së saj, Gjergj Kastriot-Skënderbeut (1468), kishte rënë në fund të shek.XV nën zgjedhën e Perandorisë së Sulltanëve.
Vendi ishte kthyer pas në një fazë zhvillimi ekonomiko-shoqëror historikisht të kapërcyer. Rrjedhat normale të kulturës shqiptare, që ecte në një hap me humanizmin evropian, u ndërprenë. Pasoja e parë e pushtimit ishte hemoragjia e elitës intelektuale në Perëndim.

Read more