Alfabeti shqip–miti dhe e vërteta
Kongresi i Manastirit, që u mbajt më 14-22 nëntor 1908, përbënte ngjarjen më të madhe në gjithë historinë e deriatëhershme të gjuhës shqipe. Ai vuri rregull në laryshinë grafematike që karakterizonte shkrimin shqip dhe hapte horizonte për zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës në të gjitha aspektet.
Kongresi i Manastirit, që u mbajt më 14-22 nëntor 1908, përbënte ngjarjen më të madhe në gjithë historinë e deriatëhershme të gjuhës shqipe. Ai vuri rregull në laryshinë grafematike që karakterizonte shkrimin shqip dhe hapte horizonte për zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës në të gjitha aspektet. Ai u quajt ndryshe edhe Kongresi i Alfabetit.
Por, a e justifikoi këtë emër? Pjesërisht po, ndërsa në një kuptim të rreptë shkencor nuk e justifikoi. Ai vendosi përdorimin e dy alfabeteve: Njërin mbështetur në shkronjat latine dhe një tjetër mbështetur gjithashtu në shkronjat latine, por të plotësuar me disa shkronja greke. Këtej rrjedh edhe ndryshimi midis tyre.
Ndërsa tek njëri alfabet përdoreshin kombinime dyshkronjëshe për të pasqyruar një «tingull», tek tjetri nuk përdoreshin kombinime të tilla. Problemi do të quhej i zgjidhur, në qoftë se do të ishte miratuar një alfabet i vetëm. Organizatorët dhe delegatët e Kongresit i njihnin problemet që lidheshin me të shkruarit e shqipes. Ata synonin të jepnin një zgjidhje praktike gjalluese.