Gjuha Shqipe - Letersia Shqipe » kadare

"Associated Press": Kadare, pretendent për çmimin Nobel
Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare është një ndër  pretendentët për të fituar çmimin Nobel për Letërsinë për këtë vit.  Agjencia e lajmeve “Associated Press” shkruan se, në rast se juria do të  zgjedhë fitues sërish një shkrimtar europian, favoritë janë Ismail  Kadare dhe suedezi Tomas Transtromer. Kadare, veprat e të cilit janë  përkthyer në 35 gjuhë të botës, është nominuar disa herë për çmimin  Nobel. Pak ditë më parë, “Prilli i Thyer” u cilësua nga media angleze si  një ndër 10 romanet që përshkruante më mirë fenomenin e gjakmarrjes.

Të  tjerë shkrimtarë favoritë, në rast se fituesi nuk do të jetë europian,  janë poeti koreano-jugor, Ko Un, shkrimtari izraelit Amos Oz, apo  amerikanët Filip Roth e Don Delilo. Anëtari i jurisë, Piter Englund tha  për “Associated Press” se, fituesi është zgjedhur tashmë, dhe do të  shpallet pas një vote formale ditën e enjte. Këtë vit, fituesit do të  përfitojnë rreth 1.5 milionë dollarë, diplomë dhe medalje të arit. Për  të parën herë, Çmimi Nobel në Letërsi u dorëzua në vitin 1901.

Para  një viti, shkrimtarit Ismail Kadare iu dha çmimi spanjoll i Asturias  për Letërsinë. Kadare, bëhet kështu shkrimtari i parë shqiptar që e  fiton çmimin më të rëndësishëm për Letërsinë në Mbretërinë e Spanjës,  mes kandidaturave të 33 emrave të njohur të penës botërore, si  shkrimtari çek, Milan Kundera, apo ai japonez Haruki Murakami, si dhe ai  nga Uruguai, Eduardo Galeano. Por, Kadare njihet edhe si fitues i  çmimit “Man Booker International Prize” në vitin 2005, çmimi më  prestigjioz në botën anglishtfolëse.

Ismail Kadare lindi më 28  janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958  mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas  shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore  “Maksim Gorki” (1958-1960). Ismail Kadare është shkrimtari më i madh i  letërsisë shqipe dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsise  botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord  të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur  Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

burimi:  http://www.peshkupauje.com/

Legjenda M, nje satire e dhimbshme
Legjenda M, Një satirë e dhimbshme

13 kapituj për 13 pikë llotarie pyetjesh.

Intervistë me Krenar Zejno

Krenar Zejno pas poemave dhe vëllimeve të tij me poezi, më së fundmi ka ardhur para lexuesit me librin e tij në prozë “Legjenda M”. Për Kult Zejno tregon se çfarë sjell ndryshe në Letërsinë shqipe “Legjenda M”, ku është frymëzuar dhe çfarë presim më tej.

1. Ka pak muaj që qarkullon “Legjenda m”, libri juaj i fundit, ndërsa pritet edhe vëllimi i dytë. Së pari, a ka një masë përmes së cilës maten kategori si “e keqja” apo “e shëmtuara” në lëndën e një romani?

Një Zot e di! Pikësëpari është vetë Ai, që me veprën e tij kompozoi realitetin e dhënë, realen bashkë me të pështirën e vet, që e mbartim me vete tok me gjërat që brënda gjithësecilit ngjizen edhe me të shëmtuarën e të Keqen. Për pjesën e artit i janë përgjigjur kësaj pyetje të mëdhenjtë shkrimtarë, qysh herët e deri te piktorët Duschamps, Dubuffet e më tej.

2. Kjo lloj satire e dhimbshme sipas jush është atribut i romanit modern?

I romanit pa mbiemër, së pari i vetë romanit, klasik apo modern, qysh prej lindjes së tij, nga Rabelais te Cervantes deri te Swift e Joyce mandej Beckett, Kundera e Kadare, Mc. Ivan e të tjerë… apo dhe filmat që rrjedhin prej tyre nga Pasolini te Kubrick.

“Satira, tha Swift, është një pasqyrë paksa speciale: kush shihet në të, njeh jashtëqitjet e gjithë të tjerëve”.

Rabelais, gjeniu prej të cilit nisi gjinia e romanit – na e kujton gjithëherë Kundera – tregon se Gargamella, që ishte me barrë, hëngri gjithatë plëndës, sa që u detyruan t’i jepnin ilaç për ta bërë kaps, kështu fetusi i të paudhit Gargantua u vërvit në damar të aortës dhe duke u ngjitur sipër përfundoi të dalë nga veshi i majtë.

Mezi e prisja që satira e mjeshtrit ta kishte pjellë nga prapanica. Dhe po prisja që Rabelais ta zgjidhte si një rrugë e dy punë, me një gur dy zogj: pra, bashkë me shpikjen e artit të ri- romanit, të na pararendte edhe profecinë mbi lindjen e Njeriut të Ri.

3. Nuk ke ndonjë pendesë për këtë shpërfaqje të së keqes së krupëshme?

Jo dhe aq! Për mua të voglin do të mjaftonte fakti që vetë Yahveh u pendua pse pat krijuar njeriun, duke parë me ç’ligësi shkonte drejt së keqes ky ditëzi. Pastaj, e keqja mbetet arti bazë i njeriut, për më tepër këtu, në një botë libër.

4. Kush do të ishin linjat teorike ku rrugëton një subjekt romani i kësaj forme?

Nuk është detyrë e imja në këtë rast ta di këtë, por po të thoja nuk e di fare do të pretendoja edhe më tepër se ç’mund të jenë në fakt.

Megjithatë, do ta vija gishtin si në qull tek iluzioni darvinian dhe materializmi marksist, prejardhja e përbashkët e llojeve dhe më tej shndërrimi në një lloj të vetëm njeriu të ri. Ndoshta janë këto kollonat që mbajnë trupin e “legjendës M”. Nga i njëjti lloj bëhen shumë lloje, por që prapë janë një. Dhe nga shumë lloje sistemesh shkohet me shndërrim të forcuar tek i njëjti lloj. Jashtëqitja bëhet status-simbol i gjithë kësaj, ndërsa ajo fjala “konkretisht”, e cila përsëritet në një ritëm psallmoid, status-quo e gjëndjes që e mbart dhe vijon si një cikël i mbyllur dhe rreth vicioz.

“ Njerëzore, tepër njerëzore” e thoshte Niçe, pra njerëzore me tepri por jo pa karar.

Me Darvinin zë fill ndoshta kthimi i vështrimit për nga vetja si aventurë filozofike dhe arti. Ashtu si merr ngarkesë fiziologjike edhe vepra e Niçes apo poezia e Rembosë, Bodlerit, të cilët qysh prej çastit gjenial të tyre nuk panë më peisazhin nga një dritare, por përkundrazi, njeriun në hapësirën brenda dritares, duke e vështruar dhe kqyrur atë nga jashtë. Siç mund ta shohë lexuesi dritaren e dizenjuar të kopertinës në këtë libër. Dhe mandej për të hyrë në brendësi të ndërtesës dhe kujtesës. Sa pa ardhur harresa e një epoke terri obskurantist dhe pa u shpërfillur përfare ankimet e filozofisë mbi “harresën e qënies” si dhe lutjen e saj për t’u kthyer e bërë bekçiu i qenies. Të mos harrojmë, meqë jemi te harresa, edhe banalitetin e atij regjimi absurd të cilin libri e trajton më direkt, ku bariu i qënies së re nuk lejohej të ishte vetë qenia, por tjetërkush. Ndaj në këtë vëllim qënia synohet të shihet edhe nga poshtë, nga jashtë qitja e saj, sidoqë edhe po qe se nuk shikohet ndonjë gjë e madhe, ama të paktën thuhet ajo që duket.

5. A thotë diçka të re legjenda M mbi njeriun?

Të re, së paku për njeriun e ri, po. Por ndoshta edhe njeriu në përgjithësi modern nuk ka si rroket në tërësinë e vet pa qëmtuar karakterin e tipizimin fenomenologjik të njeriut të Ri. Filozofia përmes Faucoult-së tha se vetë Njeriu është krijesë e dy shekujve të fundit, prej mutacionit kulturor. Ndoshta njeriu i absurdit prej regjimi komunist do të ketë, ndër hulumtimet mbi risitë e modernitetit, një llozhë të vetën nëpër rrokapjekthet studimore, bile në pozicionet qëndrorë.

6. Gjithsesi, për t’ia mbërritur këtij qëllimi nuk kishte të tjera trajta më pak të rënda e mizore se jashtëqitjet?

Një mizë mbi një copë jashtëqitje është në parajsën e vet të muzave, një mizë ndër mjalt ka cofur qysh prej rënies në këtë grackë të sheqerosur.

7. Kjo shtrydhje e lëndës, që ju e quajtët edhe dehidratim i frazës, fjalës pa përshkrimin e zgjatur prozaik, është tashmë tipik në frazën tuaj, apo jo?

Në rastin konkret mbeturinat ushqimore të trupit janë në mënyrë të natyrshme koncentrat.

Së dyti, duke qënë i mrekulluar nga irlandezët e letërsisë së madhe, nga B. Show, Wilde, Swift, Beckett, të cilët e kanë sintetizuar me një mizori të hatashme, siç e thotë Borges, çdo tepri retorike, kështu pra tendencave të hershme të shkrimit tim të shtrydhur fort, si teshat para se të ndereshin në telin e robave, i është shtuar edhe ky telash, telashi i ujrave të tepërta. Tek e fundit unë ndjehem poet.

8. Atëhere, a ka ndikim prej Joyces, Orwellit, Celinit e të tjerë, botuesi i të cilëve ju jeni, kjo mënyrë e përkorë të shkruari?

Përkorja është virtyt poetik thotë sërish Borges, meqë e morrëm nëpër gojë e kushedi po e zë lemza. Punën e lidhjes nuk e kam vënë re, makar të ishte! mbase keni të drejtë për formën e pakohë, pavendore dhe pa emra. Legjendare e disi bizare. Këta gjeni kanë madhështinë e katedrales, ndërsa kjo bëmë e vogël e imja atë të halesë, por dëgjo… nuk është pak! Edhe Kubriku në filmat e tij vrasjet i vendos të kryhen në WC, apo nga markezi de Sade te Kundera: dashuri edhe orgji në banesat ku prehen edhe mbetjet organike si në banesën e fundit. Pastaj, sot a nuk paguhet njësoj metri katror i banjos me atë të guzhinës apo dhomës së gjumit?!

Gjithsesi nuk do më vinte mirë që prania e këtyre ndër ne që merremi me ta, në formën e botimeve, përkthimeve dhe dashurive, të na fshihte pas tyre. Tek e fundit, siç e thotë Hygoi, ka një keqardhje më të thekshme se ajo përpara një pallati që digjet; dhe kjo është kur digjet një kasolle.

9. Personazhi në vetën e parë sikur nënkupton edhe një formë autobiografike të këtij romani.

- Personazhi, megjithëse në vetën e parë nuk shfaqet brenda në kohë, as jashtë kohës, por tenton afërinë me narrativën legjendare, pa kufij kohorë e vënde të përcaktuara, pra mundësisht ndër kohë. Nuk është njësh me autorin dhe bile nuk i bindet këtij, përsaqë ndjek qejfe dhe nevoja krejt personale. Mund të jetë një formë biografike edhe e njeriut të ri por jo vetëm, dhe jo autobiografike. Mbase i rri më mirë e thënë: bio grafike. Ose vetëm grafike, thjesht gjuhë. Por kjo nuk spjegon dot personazhin. E thënë me gjuhë mekanike, personazhi këtu është si një bullonë e spanuar që rrotullohet e liruar nga ingranazhet, por se lë karkasa e agregatit të dalë në hava dhe vjen vërdallë pa ndonjë funksion të spikatur, si çdo gjë e qitur jashtë.

10. Mendon se legjenda do thërrasë për reflektim dhe brerje ndërgjegje masën e lexuesit të prekur direkt apo tërthorazi?

Një libër nuk se duhet ta ketë qëllim këtë. Nuk e di fuqinë e saj, por mendoj se në një vend civil, jo vetëm akti i vetëdjegjes në publik por qoftë edhe gjesti i jashtëqitjes publike prej një shkrimtari, pavarësisht nga dëmi i vogël material, nuk do liheshin thjesht e qetësisht në tymin apo të pëgërën e tyre. Kjo nuk do të ishte e keqja e librit, por më së pari mënxyra dhe zgjyra e shoqërisë.

Sidoqoftë, ne sot i kemi ende plagët e hapura për të pasur lluksin e ndërgjegjes së vrarë, për më tepër përmes letërsisë. Shumë–shumë, meqë jemi në “legjendë”, mund të ndjehem nip i Gjergj Elez Alisë dhe të shplaj varrat e plagëve të mishëruara, si për të shpëtuar motrën a mbrojtur pragun, pasi një shkrues i thjeshtë dhe aspak prej soji Noe- nip i Matuzalemit, që mori përsipër të shpëtojë njerëzimin nga destruksioni total, nuk ndryshon dot as botën përreth mëhallës.

11. Cfarë synon prej “legjendës” tënde?

Të kem një të ardhur të vijueshme. Një rentë është si mjerimi, thotë Celine, zgjat tërë jetën.

12. Shkurt, çfarë do të ishte, e përcaktuar me një frazë, legjenda M?

Me një fjalë të vetme, duke rrezikuar modestinë, do të thoshja: një legjendë.

Në fakt, me pak fjalë të një fraze, prej meje është parë e ka rrjedhur si një lojë, pra nën  thanatosin si dhe kureshtinë lojcake infantile e profane të saj. Si fëmija që luan me një lodër  teksa e shqyen, apo me një bombë që ia di turbullt rrezikun, por s’e shkon hë për hë në mend; ose luan me fekalet, i hap me shkop, i bie me shufër dhe pret symbyllur pickitat, që në variant më të squllët mund të thuhej edhe stërkalat.

13. Si ndjehesh në përfundim të vëllimit të parë të kësaj aventure letrare?

Si ai shoferi i autobotit të komunales, i cili në ndonjë ëndërr agimi para se të bjerret zilja e sahatit kinez me zog pule ngjyrë limontie- tek çukit parreshtur gurriçkat e sekondave por nuk rritet -, iluminohet nga vetë cilësia e ëndërritjes ose emri iluminist i ndërmarjes. Dhe ja ku po e nget si i marrë gazin 51-sh me rrotat e shqyera e të kthyera si në drejtim të parajsës. Pastaj brof përpjetë nga zilja mëlçigricëse e orës së socializmit, shkundet prej ëndrre, thotë shyqyr, vesh fanellën e leshit të qëmotit, shtrëngon rripin e pantallonave dhe ia kris drejt komunales. Nën rrëmujën e hamendjeve mes komunizmit dhe hales. Duke parë hënën e agut që po tretet dhe sahatin batall të qytetit, teksa ndërmend fëmijërinë, mësimin e anglishtes “the moon” dhe orën e Grenwicit, me frikën se mos i bëhet vonë për punë.

Pastaj, prej vendit të punës e sheh veten në ëndërr syhapur mu në një ish- lëndinë lotësh, shtruar me yje të ndezur si thepa pishtarësh me 5 cepa, të cilën do duhet ta përshkosh i zbathur për 50 vjet me rradhë, herë me vrap e herë me hap pak ushtarak, gjithë fushën nga kreu deri në horizont prej nga krakëllima e gazit 51 mezi dëgjohet, por për fat, në fakt, duket qartazi ajo shtëllunga e tymit, ndërkaq ia grah megjithë 52 letrat e bizhozit në xhep dhe 53 lekët e ditëpunës, a thua po të përzenë 54 kuçedra me në krye nenin ogurzi 55, ndërkohë që duke mos ekzistuar asnjë lloj neni 56, për të evituar hë për hë nenin pararendës, duhet, pa një pa dy, të zbërthesh para komisionit të batalionit karabinën vetëmbushëse model 57, ama e gjithë kjo vetëm në 58 sekonda dhe ta mbërthesh atë sërish për 59 të tilla, maksimumi i maksimumit një minut, përndryshe, minimumi që në këtë rast mund të të ndodhë…

E kështu me rradhë… gjer sa të kesh provuar të nëntëdhjetenëntat, teksa pret krejtësisht i qetë të të thërrasin për të t’punuar qindin.

Revista Kult. E mërkurë 27 maj 2009.

Alicka, shkrimtari që shkruan pa manerizma stilizuese
19 qershor 2003 / Çerçiz LOLOCI

Nuk ndodh shpesh që një autori shqiptar që me librin e tij të parë ti bëhet një pritje kaq pozitive siç ka ndodhur me tregimtarin shqiptar Ylljet Aliçka. Kështu libri i tij i parë botohet në Francë, Itali, bëhet film franko-shqiptar, filmi përzgjidhet në konkurimin zyrtar të festivalit të Kanës, Maj 2001, dhe nderohet me cmim. Vetë Alicka ka marrë ndërkohë tri çmime ndërkombëtare në fushën e letërsisë (Francë,Itali), siguron si përkthyes ambasadorin francez në Tiranë,  shkruajnë për të gazetat më të mëdha evropiane….

Dhe ja ç’shkruajnë:

Në shkrimin e e saj me titull NOVELA TE ZYMTA  QE  VINE NGA TIRANA

e përditshmja franceze”Le Monde” me autor Jean Soublin, ndër të tjera shkruan :

Absurd që të çon tinëzisht drejt poshtërsisë, braktisjes, mohimit….Si përgjatë makthit të partisë unike ashtu edhe nën anarkinë liberale që e zëvendesoi atë, ngelet e njejta shpërbërje morale që i zhvlerëson personazhet e trembur të këtyre historive plot ritëm.

Origjinaliteti i tyre vjen nga toni i thjeshtë, në dukje i shkujdesur, por thellë-thellë tepër i vëmendshem.

Kjo mënyre tej mase e efektshme dëshmon për një shkrimtar autentik, vezhgues e gjykues të epokës së tij. Dhe armiku është përherë po ai: Absurdi me të gjithe format e tij që të çon tinëzisht drejt poshtërsisë, braktisjes, mohimit. Për Aliçkën, gjërat janë po ato. Vigjilenca e proletariatit dhe plotfuqishmëria e dollarit japin të njëjtat rezultate. Ankthi është po ai, si nën buzëqeshjen e shndritshme te pionerit leninist ashtu edhe në humorin e honxhobonxhos pijanik të ditëve tona.

Kurse në të përditshmen më të madhe zvicerane (romane) Le Temps, kritiku Pierre Hazan shkruan për librin e Aliçkës:

…Trembëdhjetë tregime nga ku kupton se ideologjia s’është veç një guaskë boshe.

Po a e ka vallë parasysh Perëndimi  rrugën e mundimshme të rilindjes së një shoqërie që ka  kaluar perversitete të tilla ?

Shkrimtari i shquar italian Giuseppe Pontiggia, në gazetën italiane Il Sole 24 Ore në shkrimin e tij për Aliçkën, ndër të tjera shkruan : … nga rrjedhshmërinë e rrëfimit, nga përzgjedhja e fjalëve, Aliçka është një mirazh i realizuar, një talent letrar…Më mirë të zbulosh me vonesë një prirje reale se sa të kultivosh një jetë të tërë një prirje imagjinare.

Aliçka ka botuar tashmë dy libra me tregime në shqip «Tregime »1997 dhe « Kompromisi », 2000 (ONUFRI), një libër në Francë «  Les slogans de pierre » (CLIMATS) 1999, një tjetër del në dhjetor po në Francë dhe në prill të vitit 2001 del në Itali, (italisht) një tjetër vëllim me tregime nga shtëpia botuese GUARALDI.

Njëkohësisht ai boton në revistat franceze «  Agone editeur », « Diagonale Est-West », dhe atë italiane « Mobydick ».

Libri i tij po përkthehet në Poloni (Dorota Horodyska) dhe në Angli (Marc Court)

Ndërkohë Aliçka ka marrë tri çmime letrare ndërkombëtare :

Çmimi i parë në konkursin TERAMO, Itali, 1999

Çmimi i dytë në konkursin Arts et Lettres de France, Bordo 2000 dhe në tetor të vitit të kaluar Akademia Ndërkombëtare e Lutecit, me qendër në Paris  e vlerëson Aliçkën me Medaljen e bronxit, seksioni i letërsisë.

Janë këto arritje që ndoshta kanë nxitur dhe producentin francez, Paskal Judelewicz të shoqërisë  filmike « Les filmes de Tournelles » që në bashkëpunim me palën shqiptare të realizojë filmin franko-shqiptar «  Parullat me gurë » me skenar të Ylljet Aliçkës, film që u përzgjodh në konkurimin final të festivalit të Kanës, të vitit 2001.

Një analizë ndoshta më të thellë të veprës së Aliçkës do e gjenim më mirë në parathënien e botimit  në frëngjisht të ambasadorit francez në Tiranaë, z. Patrick Chrismant : ….Një zë i ri po ngrihet nga kjo fuçi baruti e Evropës që ngelet edhe sot e kësaj dite gadishulli i Ballkanit, një zë i cili ngjitet nga vetë thellësitë e njërit prej vendeve më tërheqës dhe njëkohësisht më të trazuar të atyre anëve, një zë që na vjen nga Shqipëria, zëri i Ylljet Aliçkës.

Shqipëria komuniste dhe ajo postkomuniste e përshkruar në 13 novelat e Ylljet Aliçkës, është një konstatim akuzë për nga vetë paraqitja, një tabllo krupndjellëse me gjakftohtësine në dukje, një panoramë hera-herës jashtë arsyes për nga vetë vërtetësia e vëzhgimeve personale të cilat, ndonëse në numër te kufizuar për çdo tregim, i japin pikërisht lirinë e plotë lexuesit të rrokë përmasat e intensitetit të asaj drame njerëzore, ku çdo shqiptar ka qenë, me hir a me pahir, protagonist për rreth gjysëm shekulli.

Pas këtyre ngjarjeve të hidhura të njëpasnjëshme, nuk duhet të habitemi pse ky yll që po ngjitet në qiejt e letërsisë shqiptare, të krijon para së gjithash përshtypjen se rreket të hedhë një dritë përgjithësisht të ftohtë mbi  tabllonë e frikshme dhe nakatosëse të ekzistencës

Po t’u shkojë gjërave më thellë, lexuesi do të kuptojë megjithatë se do të gabohej thuajse tërësisht po të kufizohej vetëm tek ai vështrim i parë e i paplotë: si shumë moralistë të tjerë, Ylljet Aliçka ndëshkon sepse dashuron, përqesh për të fshehur turpin tallet edhe me vetë vdekjen zbulon madje thellësitë e shpirtit të tij të ndjeshëm tek i shpëton një gjest prekës nga dhembshuria, një shprehje thuajse e pakapshme mëshire, një rrëfim i shkulur me dhunë nga ndërgjegjia e capërluar, për më tepër në emër të moralit dhe të interesave të larta të një shoqërie që i kishte vënë detyrë vetes të krijonte njeriun e ri.

Të mos harrojmë megjithatë se Ylljet Aliçka shkruan në një kohë kur ëndrrat jane shembur: ëndrra e një shoqërie të drejtë dhe pa klasa, ëndrra e çuarjes marramendasi drejt një sistemi ekonomik të urryer për një gjysëm-shekulli, ëndrra e integrimit të përshpejtuar në gjirin e bashkësisë politike dhe ushtarake euro-atlantike.

S’na mbetet veçse ta admirojmë edhe më shumë Ylljet Aliçkën i cili, edhe pas kaq traumave, ngelet shembull gjakftohtësie, humori e kurajo duke mos rrëshkitur në sharje, jeremiada apo pompozitet.

Dhe së fundi, do të na duhet mbi të gjitha ta falenderojmë Ylljet Aliçkën që, nëpërmjet vlerave të pashoqe të dëshmisë së tij, na ndihmon për ta kuptuar më mirë atdheun e tij që s’ndodhet veçse ca pak dhjetra kilometra larg nga brigjet jugore të Italisë, por që, edhe pse një vend evropian, ngelet akoma nga shumë këndvështrime kaq i ndryshëm nga të tjerët, një vend heroik dhe i martirizuar, një vend i zymtuar dhe i përbuzur, i denjë prapëseprapë për t’u kuptuar më mirë që të mund të bëhet siç duhet të jetë në të vërtetë: një nga më tërheqësit dhe që e meriton ta duash

Kadare dhe Aliçka në programet  e letërsisë botërore të universiteteve polake

Autorët shqiptarë Kadare dhe Aliçka bëjnë pjesë në listën e shkrimtarëve të detyruar për studim nga studentët e Universitetit të  Krakowit

Në listën e 62 shkrimtarëve nga bota të detyruar për t’u studiuar nga studentët e letërsisë, filozofisë e sociologjisë së një prej universiteteve më të vjetër në Europë, Jagiellonski të Krakowit (viti 1367) bëjnë pjesë dhe dy shkrimtarë shqiptarë: Ismail Kadare dhe Ylljet Aliçka.

Në pikëzimet që duhet të përmbushë studenti për marrjen e 100 pikëve të mundshme, krahas, Brehtit, Cvajkut, Kafkës, Kunderës…., 15 pikë prej tyre I zenë dy autorët shqiptarë Kadare dhe Aliçka. Sipas vlerësimit të studiusve të këtij Universiteti, Kadare me librat “Përbindëshi” dhe “Dosja H” I jep studentit 10 pikë nga ky total, kurse Aliçka me librin e tij “Kompromisi”, 5 pikë.

Të dy shkrimtarët e mësipërm janë botuar vitet e fundit në Poloni.

“Le Monde” 19.nëntor 2002

NOVELA TE ZYMTA  QE  VINE NGA TIRANA

Absurd që të çon tinëzisht drejt poshtërsisë, braktisjes, mohimit

Nje intelektuali nga Tirana, Y. Aliçkës, i botohen në Francë novelat e tij.Pesimizmi është fryma mbizotëruese në këto tregime, thua se shoqërisë shqiptare, edhe pas shembjes së tiranisë, nuk i ka mbetur asnjë arsye për të shpresuar nga njerëzit e poshtëruar prej terrorit të tejzgjatur. Si përgjatë makthit të partisë unike ashtu edhe nën anarkinë liberale që e zëvendesoi atë, ngelet e njejta shpërbërje morale që i zhvlerëson personazhet e trembur të këtyre historive plot ritëm. Origjinaliteti i tyre vjen nga toni i thjeshtë, në dukje i shkujdesur, por thellë-thellë tepër i vëmendshem. Eshte toni i një rrëfimi miqësor nën një mjedis mbytës, i një naiviteti të sipërfaqshëm, herë burrëror, herë fëminor, e më tej, kur ia ve veshin nga afër, ndjen fjalë, të ngelen gjykime të njëvlefshme me vite të tëra riedukimi…..

Kjo mënyre tej mase e efektshme dëshmon për një shkrimtar autentik, vezhgues e gjykues të epokës së tij. Dhe armiku është përherë po ai: Absurdi me të gjithe format e tij që të çon tinëzisht drejt poshtërsisë, braktisjes, mohimit. Për Aliçkën, gjërat janë po ato. Vigjilenca e proletariatit dhe plotfuqishmëria e dollarit japin të njëjtat rezultate. Ankthi është po ai, si nën buzëqeshjen e shndritshme te pionerit leninist ashtu edhe në humorin e honxhobonxhos pijanik të ditëve tona.

Jean Soublin