"Andrra e Jetes" – Film për Ndre Mjeden
Alma Mile Panorama – Kanë vendosur ta quajnë “Andrra e jetës”. Jo vetëm sepse kjo ishte kryevepra e tij, por sepse ëndrra për jetën është lajtmotivi i çdo njeriu. Prej do kohësh, kanë nisur xhirimet për realizimin e një filmi dokumentar, kushtuar poetit dhe gjuhëtarit, Dom Ndre Mjeda. “Dom Ndre Mjeda është një figurë e madhe e kulturës shqiptare, poet, përkthyes, poliglot, atdhetar, njeri me virtyte dhe karakteristika shqiptare, por mbi të gjitha meshtar i vyer, teolog i spikatur dhe bari i përshpirtshëm. Mjeshtër i madh i vjershës dhe poemës. Ai me veprat e tij ka ofruar vargje të bukura, plotë ndjenjë”, – thotë Dom Nikë Ukgjini, producenti i këtij filmi. Sipas tij, edhe pse kanë kaluar shtatëdhjetë e dy vjet nga ndërrimi i jetës se tij, ai behët gjithnjë e më tepër figurë frymëzuese dhe intriguese për kulturën shqiptare. Kjo qe arsyeja që nxiti një grup studiuesish nga Shkodra, të cilët morën kurajën për të filluar realizimin e ekranizimit të jetës dhe veprës se tij.
Read more
Prishja e Gjuhës Shqipe nga “rinia e sotme” në Kosovë.
Po shkruaj këtë artikull në orën 02:45 të mëngjesit, thjesht i irrituar nga disa të rinjë që thënë të drejtën më kanë bërë të ndihem shumë keq kohëve të fundit. Siç e ceka artikulli është shkruar në mëngjes, andaj mund të gjeni gabime apo ndoshta edhe mos-renditje të mirë të fjalive.
Të gjithë e dijmë se Gjuha Shqipe ndahet në dy dialekte tosk dhe geg, dhe poashtu e dimë se ekziston edhe gjuha standarte, si urë lidhëse midis dy dialekteve. Të dy dialektet, si edhe gjuha standarte, janë mrekulli e vërtetë, dhe gjuha shqipe jo rastësisht konsiderohet nga ne gjuha më e ëmbël. P.sh. shqiptarët flasin anglisht, nuk ka popull tjetër pas anglezve që mund të theksoj më mirë këtë gjuhë se ne, dhe atë sepse është gjuhë e sistemuar shumë mirë. Por, ajo që “po e prish” kohëve të fundit gjuhën shqipe është rinia shqiptare në Kosovë. Më shumë në botën virtuale të internetit, por edhe në jetën e përditshme, hasen të rinjë të shumtë që e kanë deformuar tërësisht Gjuhën Shqipe, si në të folur, ashtu edhe në të shkruar.
Read more
Gjergj Fishta
![]()
Gjergj Fishta (1871 – 1940) lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt, kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe “Ushtrimet e para poetike”. Më 1893 përfundoi studimet shkëlqyeshëm.
Aktiviteti patriotik
I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u paraqitën në shekullin e njëzetë. Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në veprat e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Deri më 1899, Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar 1899 ai bëhet bashkëthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”, të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe veprat e Fishtës të kësaj periudhe.
