Dokumentet e para të shqipes së shkruar
Dokumentet e para të shqipes së shkruar
1. Formula e Pagëzimit (1462)
2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) dhe
3. Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI)
Nën pluhurin e arkivave të Evropës dhe sidomos të atyre të Vatikanit mund të gjenden edhe shumë dokumente të tjera, ndoshta më të plotë e më domethënës.
1. Formula e Pagëzimit (1462)
Më i vjetri ndër këto tri dokumente është “Formula e pagëzimit” Ajo i përket vitit 1462. Është një fjali e shkurtër në mes të një shkrimi latinisht.
Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtor i Skënderbeut (1417-1469), gjatë një vizite në dioqezën e tij gjeti shumë të meta e mangësi në punët e ushtrimit të fesë. Për t’i shmangur ato ai lëshoi një qarkore në gjuhen latine. Kjo qarkore është lëshuar nga një kishë në Mat dhe mban datën 8 nëntor 1462. Me anë të saj, ndërmjet të tjerash, ai jepte leje që, në ato kohë luftërash kur prindërit nuk kishin mundësi t’i dërgonin fëmijët në kishë t’i pagëzonin vetë në shtëpi, duke thënë shqip në ketë ceremoni
” Formulën e pagëzimit” që është: “Un të pagëzonj pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt”.
Formula është shkruar në dialektin e veriut me shkronja latine.
Gjuha e tekstit dhe vlerat e përdorimit në shqip të disa shkronjave latine kanë një afri shumë të madhe me veprën e Buzukut, çka të bën të mendosh se shkrimi i shqipës duhet të ketë pasur një traditë me të vjetër, ku janë mbështetur te dy; edhe shkruesi i kësaj formule, edhe Buzuku. Dokumenti u zbuluar me 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga në një nga bibliotekat e Milanos, Itali. Read more