Letërsia dhe natyra e saj – Teoria e letersise

Cfare eshte letersia? Cila eshte natyra e saj? Perpjekja per t’u dhene pergjigje ketyre pyetjeve eshte shume e vjeter dhe vazhdon te jete aktuale edhe sot.

Objekti i letersise

Termi “Letersi” e ka origjinen te fjala “litera” – shkronje, qe e nenkupton letersine si dicka te shkruar. Veshtiresia per te dalluar veprat letrare nga moria e veprave te tjera eshte ndjere qysh ne kohen antike. Diskutimet e hershme, por edhe te tashmet flasin qarte per lidhjet e letersise me fushat e tjera te krijimtarise dhe te dijes njerezore. Ato kane te perbashket si objektin, ashtu edhe nje pjese te madhe te mjeteve me te cilat e shprehin ate. Dallimi ndermjet tyre behet vetem permes nje analize te elementeve te veprave te letersise dhe krahasimit te tyre me ato te dijeve e fushave te tjera.

Objekti i letersise eshte njeriu, bota. Ky eshte objekt i perbashket per te gjithe dijen njerezore.

Letersia percon dije nga historia, filozofia, shkenca, feja, por keto jane dije te nje lloji te vecante, qe pasqyrohen ne menyre te vecante nga letersia.

Letersia per nje kohe te gjate eshte shkruar ne vargje, prandaj vargu ka qene nje nga elementet percaktuese te saj. Kete elemen deri ne ditet tona e ka ruajtur poezia, nje nder format e shprehjes se letersise.

Shkrimi ne proze si shkrim artistik, letrar, ka ndodhur me vone, me shfaqjen e llojeve te reja, vecanarisht te tregimit e te romanit.

Proza, ndryshe nga poezia, e afron letersine me fushat e tjera te dijes nga mjetet e shprehjes.

Por ekziston nje dallim i rendesishem ndermjet nje romani historik dhe nje libri historie. Trillimi artistik dhe fantazia e shkrimtarit bejne qe nje personazh te ndryshoj nga nje figure historike ose nje figure ne jeten reale. Koha dhe hapesira ne roman nuk jane ato te jetes reale, por kushtezohen ne menyre subjektive prej autorit. Mbi te njejten ngjarje apo fakt historik ai i ofron lexuesit nje lloj tjeter njohjeje dhe ndjeshmerie. Keshtu matriali i jetes ne nje veper letrare shpreh kuptimin e vet te vecante, por edhe kuptimin e ri qe merr duke u vene ne raport te ri brenda vepres letrare.

Nese shkencetari apo filozofi ka si synim zbulimin e se vertetes jetesore, shkrimtari nuk e zbulon, por e propagandon, d.m.th e ilustron dhe e misheron ate ne vepren e tij, duke ndikuar mbi lexuesit me qendrimin dhe mendimet  e tij. Pra, duke lexuar nje veper letrare lexuesi ndien dhe perfytyron ate cka eshte njohur praktikisht prej tij, por ne nje nivel tjeter, ne ate artisitk./ABCSHQIP.COM

Shkruaj nje Koment