Katër rrëfime të lashta kineze
Morali i shoqërisë së vjetër përmes fabulave
Kush është
Të dhënat mbi jetën e Lieh-tzu nuk janë të sakta. Mendohet të ketë jetuar në shek. IV-III para Krishtit. Përgjithësisht në shkrimet e tij, në të cilat mbizotërojnë fabulat, pasqyrohet në mënyrë të shkëlqyer filozofa tao dhe lidhjet e saj me natyrën. Ato ilustrojnë fuqinë magjike të dijetarëve të lashtë tao. Vepra me titullin ?Lieh-tzu?, e cila i atribuohet kësaj figure, është një përmbledhje shkrimesh filozofike e metafizike. Leh-tzu, Bashkë me Lao-tze dhe Chuang-tze, njihet si një nga figurat më të ndritshme të filozofisë tao.
Yang thoshte:
Njerëzit janë të ndryshëm në jetë, por jo në vdekje. Përgjatë jetës disa janë të urtë, disa të pamend, disa fisnikë e disa vulgarë; në vdekje janë të gjithë një masë e shpërbërë ujërash të zeza. Këto ndryshime përgjatë jetës, kjo barazi në vdekje, janë vepër e fatalitetit. Urtësia e marrëzia, fisnikëria dhe vulgariteti nuk duhet të konsiderohen si të ishin entitete reale; ata janë vetëm forma të prira kah masa e njerëzve, pa u ditur se prej çfarë ligji.
Cilatdo që të kenë qenë jetëgjatësia apo forma e jetës, ato janë të mbyllura në vdekje. I miri dhe i urti, keqbërësi dhe i marri, vdesin të gjithë në të njejtën mënyrë. Mbas vdekjes së perandorëve Yao dhe Shiunn e të tiranëve KiÃ?© dhe çeu, mbetën vetëm kufomat e tyre të dekompozuara, të cilat ishte e pamundur t?i dalloje nga njera-tjetra. Për rrjedhojë, duhet jetuar jeta e tashme, e s?duhet të shqetësohemi për atë që do ndodhë mbas vdekjes sonë?.
Yang-çu thoshte:
P ai-i e la veten të vdiste nga uria prej ndershmërisë së tepruar; çan-Ki e la të shuhej fisin e tij për shkak të përkorjes. Ja se çfarë u sjell edhe njerëzve më të mirë mosnjohja e principeve?.
Yang-çÃ?¹ thoshte:
?Yüan-hien ishte i varfër në Lu, e ZÃ?©-cung ishte i pasur në Uei. Varfëria shkurtoi jetën e Yüan-hien, ndërsa pasuria me tërë trazimet e veta e brejti jetën e ZÃ?©-cung. Por nëse varfëria dhe pasuria qënkan të dyja të dëmshme, ç?duhet bërë atëherë? Përgjigja: të jetosh i lumtur, ta trajtosh mirë trupin, ja se ç?duhet bërë. Njeriun që është përherë i lumtur, as varfëria nuk mund ta dëmtojë (sepse nuk e ligështon). Njeriun që e trajton mirë trupin e vet, nuk e dëmton as pasuria që ka (sepse nuk cfilitet prej trazimeve që ajo sjell)?.
Mong-sunn-yang pyeti Yang-çÃ?¹-në:
N jë njeri që mbikqyr mënyrën e tij të të
jetuarit dhe tregon kujdes për trupin e tij, a mund t?ia dalë mbanë të mos vdesë??
?Sigurisht që do të arrijë të jetojë pak më gjatë?-u përgjigj Yang-çÃ?¹.- ?Por a mos vallë të jetuarët më gjatë është një qëllim për të cilin ia vlen të mundohemi kaq shumë? Bota ka qenë e do jetë gjithmonë e mbushur plot vuajtje, rreziqe, të këqija, peripeci. Gjërat që ndjehen, që shikohen, janë përherë të njejtat; edhe ndryshimet nuk sjellin kurrë diçka të re. Mbas njëqind vjet jete, ata që nuk kanë vdekur nga dhimbja, do të vdesin nga mërzia?.
?Atëherë?-tha Mong-sunn-yang, ?simbas jush zgjedhja ideale do të ishte vetëvrasja??.
?Kjo as duhet çuar ndërmend?-u përgjigj Yang-çÃ?¹. ?Duhet duruar jeta për aq sa zgjat, duke u përpjekur për të përftuar të gjitha kënaqësitë e mundshme. Duhet të pranohet vdekja kur arrin, duke u ngushëlluar me idenë se kësisoj gjithçka do marrë fund. Jeta nuk mund të zgjatet, por as dhe nuk duhet nxituar vdekja?.
Tong-menn kishte humbur të birin
N ë Uei, një njeri me emrin Tong-menn U kishte humbur
të birin, por nuk ishte asfare i dëshpëruar. Dikush që banonte aty pranë, i tha:
?Por ju e keni dashur shumë birin tuaj; si ka mundësi që tashti që ai ka vdekur ju as nuk qani për të??
Tong-Menn U u përgjigj:
?Dikur, vite e vite para lindjes së tij, kam jetuar pa këtë djalë, por nuk isha i dëshpëruar për këtë arsye. Tashti që ai ka vdekur, unë rikthehem në atë kohë, duke përfytyruar sikur nuk e kam patur kurrë, e kështu, si atëherë, nuk ndjej dhimbje. Në fund të fundit ç?dobi ka?! Bujqit shqetësohen për të mbjellat e tyre, tregtarët për mallin e tyre, artizanët për zanatin e tyre, funksionarët për zyrën e tyre. Tashti, të gjitha këto gjëra janë të lidhura me rrethanat e nuk mvaren nga vullneti i tyre. Për bujkun nevojitet shiu, për tregtarin fati, për artizanin puna, për funksionarin rasti i të shquarit përmbi të tjerët. Tashti, rrethanat dhe rastet mvaren të gjitha vetëm nga Vullneti i epërm?.
Përktheu: Shpëtim Kelmendi Milosao
Lexo Postimin Në Forumin abcShqip