Poezia e shpresës

Nga Dr. Ramë Myftari, Prishtinë

JU LUTEM PËRCILLENI KËTË MESAZH TË GJITHË ATYRE QË NJIHNI madje edhe atyre që nuk i njihni. Është kërkesa e një vajze të veçantë që shumë shpejt do ta braktisë këtë botë për shkak të kancerit. Kësaj vajze i mbesin vetëm 6 muaj jetë, dhe si dëshirë të fundit, ka dashur të dërgojë një letër për t’i thënë të gjithëve që ta jetojnë plotësisht jetën e tyre, meqë ajo nuk mund
ta bëjë këtë. Nuk do të mundet të promovojë asgjë, të diplomohet, të martohet e të ketë një familje.

Nëse ia dërgon këtë email një numri të madh personash, do të mund ti jepni asaj dhe familjes së saj një shpresë të vogël, sepse për çdo emër që do të
dërgohet, The American Cancer Society do të dhurojë 3 cent për të paguar kurimin dhe shërimin e saj. Një djalosh ia ka dërguar 500 vetëve! Ne mund t’ua dërgojmë të paktën 5 ose 6 vetëve. Nuk po dhuron para por vetëm pak nga koha jote!

I ke vështruar ndonjëherë fëmijët
kur vallëzojnë të kapur përdore?
Apo të dëgjosh zhurmën e shiut
kur bie përtokë?
A e ke ndjekur ndonjëherë
fluturimin e çrregullt
të një fluture?
Apo të vëzhgosh diellin
atëherë kur nata po zhduket?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë
E përshkon çdo ditë
fluturimthi?
Kur pyet “Si je”?
e dëgjon përgjigjen?
Kur dita mbaron
shtrihesh në krevatin tënd
me qindra pyetje të njëpasnjëshme
që të vijnë ndër mend?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.
I ke thënë ndonjëherë birit tënd
do ta bëjmë nesër?
pa e vënë re
nga nxitimi,
keqardhjen e tij?
E ke ndërprerë ndonjëherë lidhjen,
me një mik të mirë
e cila ka përfunduar
sepse ti nuk kishe kurrë kohë
për t’i telefonuar e për t’i thënë
“Tungjatjeta”?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.
Kur vrapon kaq shpejt
për të arritur diku
humbet gjatë rrugës kënaqësinë e të shkuarit atje.
Kur shqetësohesh dhe vrapon gjatë gjithë ditës,
është si një dhuratë e pa hapur
kurrë… E flakur tutje.
Jeta nuk është një vrapim.
Merre më shtruar
Dëgjoje muzikën
Para se kënga të përfundojë.

Poezi – Dardan Hasku

Vizitorë të nderuar të abcshqip.com, në këtë artikull po ju prezantojm një tufë nga krijimet e një djaloshi të ri që si pasion e ka të shkruaj poezi në Gjuhën Shqipe.

Babit tim

Jeta sjell shum të papritura dhe befasi,
Por, befasia më e pakëndshme për ne ishe ti,
U zhduke si mos të kesh qen me ne kurr,
U humb gjith mundi dhe puna yte burr.

Por, unë e di se ti je me mua,
Brenda meje të ndiej, e din që shumë të dua,
E di që je në parajsë, nga atje na shikon,
Çdo moment tonin me ne e shijon.

Por, sa ja vlen kur s’të kam afër fizikisht,
Të të përqafoj, jo vetëm të mendoj psiqikisht,
Me ty gjatë tërë ditës do të rrija,
Do të lehtsoja të gjitha brengat e mija.
Read more

Ninulla – Këngë djepi

Kenget e djepit, ninullat ose nina-nanat shprehin dashurine dhe deshirat e prinderve per femijt e tyre. Ato ne pergjithesi jane kenge te shkurtera, me te cilat nena ve ne gjume femine. Keto kenge, me gjithe se i gjejme si varjante mjaft te perhapura, shpesh jane improvizime qe nena i ben aty per aty.
Zakonisht keto kenge fillojne me fjalet: “nani-nani djalin/vajzen” ose “nina-nana” Ne disa kenge djepi, sidomos ne ato te jugut, gjejme dhe fjale te pashpjegueshme ose emra njerezish te cilet dallohen per ndonje karakteristike te vecante per kete ose ate gje. Ninullat jane monologe intim poetik, ku prinderit shprehin deshirat e tyre per femijet qe jane te lidhura me urtesine, dashurine, trimerine, shendetin, jeten e gjate etj.
Mjetet artistike, figurat letrare qe perdoren zakonisht jane krahasimi dhe personifikimi. Ninullat jane teper lirike. Nena e krahason vajzen me gonxhen e trendafilit, me lulen e sheges, me mollen kurse djalin me pellumbin, yllin. Shume i bukur eshte personifikimi i gjumit te cilin nena e paraqet is pellumb qe vjen dhe e merr femijen ne krahet e tij.

Nina-nina, more pllum
Flej se nana te don shum
T’i m’u rritsh-o nafaklum
Nafak lum-o djal i ri
Dielli ty gjithmonë me t’pri
Kur te rritesh mor zamak
Tash gzon nanen ne konak
Kur te rritesh djal im
Ti moj zemër do m’dalsh trim

Read more

Gjuha Shqipe – Naim Frashëri

Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S’ i muar, që s’ i muar.

Në bedena poemash
Popullore mbetën
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur panë se gjuhës
S’ i hodhën dot prangat,
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash.

Parashtesa e pjesëza
E lidhëza së prapthi
Të bukurën gjuhë
Ta bënin lesh arapi.
Read more