E folmja e arbëreshëve
Çdo dialekt ka edhe të folmen e tij. E folmja e arbëreshëve të Italisë, që është e dialektit toskë, ka një rëndësi të madhe, krahas njohjes së teksteve të vjetra të Buzukut, Matrëngës, Budit, Bardhit, Bogdanit etj., për njohjen dhe historinë e zhvillimit të gjuhës shqipe.
Mungesa e orientalizimeve, ruajtja e një forme shumë më burimore të shqipes, i dha dhe i jep edhe sot të folmes arbëreshe një rol nga më të rëndësishmit për njohjen sa më të mirë të historisë së zhvillimit të shqipës.
Më poshtë keni disa nga dallimet kryesore midis gegërishtes dhe toskërishtes, si në leksik, po ashtu edhe në fonetikë.
Dialektet e gjuhës shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët janë: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); Ã?¢-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nÃ?¢në ~ nënë).
Read more