Grupet e zanoreve

Grupet e zanoreve

Shkruhen me -ie-

1. Emrat ku ky grup zanoresh ndiqet nga  bashkëtingëlloret : l,ll,r si dhe fjalët e formuara

diell,diellor,qiell,qiellor,Fier,fierak etj

* Fjalët e huaja :

kamarier , kuzhinier , dietë , karrocier , malarie , arie , arterie , mobilie etj

 

2. Foljet që marrin mbaresën -j menjëherë pas grupit -ie-

ziej , zien , ziejmë , zieni , ziejnë , zieja , ziekam , (kam) zier … përziej ; ndiej ….

 

*Por shkruhen me -je- :

zjeva , përzjeva , ndjeva ;
ndjenjë , i ndjeshëm , ndjeshmëri ,
parandjenjë , ndjesi;
të bjerë , të shpjerë , të shtjerë ;
bjermëni , bjerini , bjeruni ; shpjermëni.

 

3. Foljet ku grupi -ie- del në pozicion fundor , si në rastet :

bie, shpie, shtie (biem, bie, bien)

 

Shkruhen me -je- :

mjel, vjel, mbështjell, përcjell, nxjerr, djeg, pjek, rrjedh etj.

 

Shkruhen me -ia-/ -io-/ -iu- kur ky grup ndodhet zakonisht në trup të fjalës :

aviator , diagram , dialekt , elegjiak , gjenial ,
italian , material , specialist ; aviacion ,
bibliotekë , biografi , komision , violinë ;
stadium , akuarium etj .

*Por kur grupet e zanoreve -ia-/ -io-/ -iu- ndodhen në fillim të fjalës , ato shkruhen me j-:

jod , jon , jard , jurist , Jaltë , Jordani , Jupiter etj .

 

Fjalët që kanë grupet -aj- , -ej-, -oj-, shkruhen me -j- , kur këto grupe janë në trup të fjalës :

kombajnë , kombajner , Bajron , Kajro ;
volejboll , Cejlon , bojkotoj .

*Por shkruhen me -i kur grupet janë në fund të fjalës :

Havai , Broduei , Hanoi , Tolstoi etj

 

Shkruhen me -ua-:

a) emrat dhe mbiemrat :

ftua , grua , krua , thua , muaj , i huaj , i përmuajshëm etj .

b) foljet :

bluaj , duaj , quaj , shkruaj , shuaj , druaj etj .

 

Shkruhen me -ue- :

mësues , pastrues , veprues , i afrueshëm ,
i gëzueshëm , i papërtueshëm , i shoqërueshëm , i vazhdueshëm etj.

Kur takohen dy zanore të njëjta , ato shkruhen të dyja :

i paanshëm , i paafrueshëm , i paaftë ;
autoofiçinë , joobjektiv , joorigjinal ,
mikroorganizëm , kryeengjëll etj.

*Por kur bashkohet zanorja ë me një zanore tjetër , ë-ja bie :

bashkautor ( e jo bashkëautor),
gjysmerrisirë ( e jo gjysmëerrësirë),
kokulur (e jo kokëulur),

-Ndërsa kur fjala e parë është njërrokëshe , zanorja ë nuk bie ,

p.sh.: zëëmbël, i njëanshëm etj.

Teksti rrefimtar (letrar dhe joletrar)

Të rrëfesh do të thotë të tregosh një ose më shumë ndodhi të lidhura mes tyre në të cilat përfshihen persona, vende e situata .

Ndodhitë që tregohen mund të jenë:

  • Ndodhi të vërteta ose të paraqitura si të tilla, gjatë të cilave autori ka qenë vetë dëshmitar ose shkruan në bazë të të dhënave e dokumenteve që ka mbledhur nga të tjerët. Rrëfime të tilla joletrare lidhen me qëllim praktik, pra, e informojnë marrësin (lexuesin) për atë që ka ndodhur. Të tilla janë : udhëpershkrimi, biografia, autobiografia, shkrimi në formë dialogu, biseda, intervista, ditari, reportashi, kronika etj.
  • Ndodhi imagjinare, por të ngjashme e të paraqitura si të vërteta, në të cilat autori shfrytëzon në procesin e të shkruarit fantazinë e tij. Rrëfime të tilla letrare synojnë ta përfshijnë marrësin (lexuesin) në lojën e lirë të krijimit letrar.

1) Rrëfimi letrar (në prozë)

Proza artistike është e organizuar në një mënyrë më të clirët se poezia . Gjuha e prozës është mjaft e afërt me gjuhën e komunikimit të përditshëm . Fjalia nuk fillon me rend të ri, por vazhdon aty ku ka mbaruar fjalia e mëparshme . Shpesh kuptimi shprehet me shumë fjali, fraza të tëra, nganjëherë edhe me tekste të plota, me anë të te cilave arrihet te njësitë e prozës së gjatë (pjesët, krerët , vëllimet). Autori, që luan rolin e rrëfimtarit, rrëfen në vetën e tretë ose në vetën e parë (në ligjëratën e zhdrejtë). Fjalët e personazheve përbëjnë dialogun dhe monologun e prozës dhe jepen në ligjëratën e drejtë.

Mbi bazën e traditës së hershme dhe të mënyrës se si jane zhvilluar llojet e prozës në kohë, studiuesit i klasifikojnë ato në forma elementare dhe në forma të përbëra .

FORMAT ELEMENTARE

Në këtë grup futen krijimet që janë ruajtur në trajtën gojore dhe kanë përcjellë brez pas brezi përvojen popullore. Të tilla jane: legjenda ose gojëdhena, miti, përralla, fabula, anekdota, fjalët e urta etj.

 

FORMAT E PERBERA

Në këtë grup futen format e kultivuara dhe më të rëndësishme të prozës, të cilat janë zhvilluar më vonë. Të tilla janë : romani, novela , tregimi .

2) Llojet e prozës

Në varësi të temës dhe të problematikave që trajton, romani është disa llojesh :

historik,shoqëror , erotik , psikologjik , filozofik , fantastik , fantastiko-shkencor , fantastiko-filozofik etj.

Në varësi të tonit të shkrmit romani mund të jetë : sentimental , humoristik , satirik , didaktik etj.

Në varësi të përmbajtjes dhe mënyrës se si shtjellohet ajo, romani realist dallon nga romani modern . Nëse i pari ka një rrjedhë të natyrshme të ngjarjeve dhe karakterizim të plotë të personazheve , romani modern priret t’i prishë rregullat tradicionale . Shpresh këto romane nuk kanë ndonjë subjekt të përcaktuar , anojnë nga shkrimet eseistike ose ato poetike , ndodh që koha të jetë e papërcaktuar dhe personazhet më teper sjellin ide , sesa portretizohen .

(Ky klasifikim vlen edhe për nevolën e tregimin.)

E folmja e arbëreshëve

Çdo dialekt ka edhe të folmen e tij. E folmja e arbëreshëve të Italisë, që është e dialektit toskë, ka një rëndësi të madhe, krahas njohjes së teksteve të vjetra të Buzukut, Matrëngës, Budit, Bardhit, Bogdanit etj., për njohjen dhe historinë e zhvillimit të gjuhës shqipe.
Mungesa e orientalizimeve, ruajtja e një forme shumë më burimore të shqipes, i dha dhe i jep edhe sot të folmes arbëreshe një rol nga më të rëndësishmit për njohjen sa më të mirë të historisë së zhvillimit të shqipës.
Më poshtë keni disa nga dallimet kryesore midis gegërishtes dhe toskërishtes, si në leksik, po ashtu edhe në fonetikë.

Read more

Kundrinori i drejte dhe i zhdrejte


Kundrinori i drejte eshte nje emer, grup emeror ose peremer ne rasen kallezore, qe ndertohet gjithmone pa parafjale. Ne fjali kundrinori gjindet me pyetjen ke , ose ç’fare .
“Binjte e arberit sollen lirine” (ke ? lirine)
Mund te shoqerohet nga nje trajte e shkurter e peremrit vetor, edhe ajo ne rasen kallezore. “E fituan me zemer!”
Kundrinori i drejte prane ne folje vetoreeshte shume i domosdoshem, qe folja dhe fjalia te kene kuptim te plote. Kundrinori i drejte tregon objektin, personin, ose sendin mbi te cilin bie veprimi i shprehur nga folja.
Read more

Dialektet e gjuhës shqipe


Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).

Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët janë: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); Ã?¢-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nÃ?¢në ~ nënë).
Read more

Next Page »