Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhës së tij

Në studimin e historisë së popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij ka një paradoks e ky është: nga një anë kemi një nga popujt më të vjetër të Ballkanit, nga ana tjetër përmendoret e tij të para gjuhësore dalin shumë vonë – në mesjetën e vonë. E historia e gjuhës është edhe historia e vetë atij populli që e ka folur dhe e flet. Në atë duken valëvitjet që e rrihnin popullin shqiptar në rrymë të moteve. Shkurt, historia e popullit shqiptar, fund e krye, është histori dramatike.

Mbi dëshminë e kërkimeve të tij, historiani erudit Jireçek, i cili vite të tëra i kaloi duke hulumtuar e gjurmuar në arkivin e Dubrovnikut, shqiptarët, që në kohën antike, i gjeti edhe përgjatë bregdetit Adriatik, të cilët, po në atë kohë në vjetët e parë të erës së re, përqafuan fenë e re të krishterë – gjithqysh para dyndjeve sllave që vërshuan në zotërimet e Perandorisë Romake e në tokat shqiptare. Njohësi më kompetenti për historinë e kulturës e popujve të Ballkanit, shton edhe këtë: “Në burimet mesjetare nuk bëhet fjalë kurrkund për krishterimin e shqiptarëve; ata përqafuan fenë e re të krishterë në antikën, sepse historia e Ipeshkvisë së Durrësit dhe Shkodrës mund të ndiqet pandërprerë që nga vitet e para të erës së re deri në ditët e sotme” (K. Jirecek, Die Handelsstrassen und Bergwerke von Serbien und Bosnien wahrend des Mittelalters 225, Rrugët tregtare dhe minierat në Serbi dhe në Bosnjë gjatë mesjetës).

Read more

Dokumentet e para të shqipes së shkruar

Dokumentet e para të shqipes së shkruar

1. Formula e Pagëzimit (1462)
2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) dhe
3. Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI)

Nën pluhurin e arkivave të Evropës dhe sidomos të atyre të Vatikanit mund të gjenden edhe shumë dokumente të tjera, ndoshta më të plotë e më domethënës.

1. Formula e Pagëzimit (1462)

Më i vjetri ndër këto tri dokumente është “Formula e pagëzimit” Ajo i përket vitit 1462. Është një fjali e shkurtër në mes të një shkrimi latinisht.

Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtor i Skënderbeut (1417-1469), gjatë një vizite në dioqezën e tij gjeti shumë të meta e mangësi në punët e ushtrimit të fesë. Për t’i shmangur ato ai lëshoi një qarkore në gjuhen latine. Kjo qarkore është lëshuar nga një kishë në Mat dhe mban datën 8 nëntor 1462. Me anë të saj, ndërmjet të tjerash, ai jepte leje që, në ato kohë luftërash kur prindërit nuk kishin mundësi t’i dërgonin fëmijët në kishë t’i pagëzonin vetë në shtëpi, duke thënë shqip në ketë ceremoni

” Formulën e pagëzimit” që është: “Un të pagëzonj pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt”.

Formula është shkruar në dialektin e veriut me shkronja latine.

Gjuha e tekstit dhe vlerat e përdorimit në shqip të disa shkronjave latine kanë një afri shumë të madhe me veprën e Buzukut, çka të bën të mendosh se shkrimi i shqipës duhet të ketë pasur një traditë me të vjetër, ku janë mbështetur te dy; edhe shkruesi i kësaj formule, edhe Buzuku. Dokumenti u zbuluar me 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga në një nga bibliotekat e Milanos, Itali. Read more

« Previous Page