Ajo pikëpyetja e madhe me emrin William Shakespeare

Si ka mundësi që monumenti funebër i Shakespeare, një skulpturë që paraqet një tregtar me një thes grurë ndër duar, është transformuar, rreth një shekull pas vdekjes së tij, në mënyrë që të dukej si ai i një shkrimtari që mban me të djathtën një penë?

Ajo pikëpyetja e madhe me emrin William Shakespeare

Kush qe në të vërtetë poeti i madh anglez?

Si ka mundësi që monumenti funebër i Shakespeare, një skulpturë që paraqet një tregtar me një thes grurë ndër duar, është transformuar, rreth një shekull pas vdekjes së tij, në mënyrë që të dukej si ai i një shkrimtari që mban me të djathtën një penë prej pende pate? Si ka mundësi që ai nuk i mësoi së bijës as të lexojë e as të shkruajë, aq sa të detyronte që të firmoste me kryq, siç bënin analfabetët totalë, pikërisht ai që ishte shkrimtari më i madh i Anglisë i kohës së tij (dhe i çdo kohe)? Si ka mundësi që nuk ka mbetur asnjë gjurmë e studimeve të tij në Universitetin e Oxford, atë të Cambridge apo pranë çdo universiteti tjetër anglez të kohës së tij? Si ka mundësi që nuk kanë mbetur as gjurmë të caktuara dhe të dokumentuara të qëndrimit të tij 20-vjeçar londinez, as të aktivitetit të tij si aktor apo komediograf, nga ana e bashkëkohësve të tij? Dhe si ka mundësi që askush nuk e ka shkruar elozhin funebër të tij, kompozuar një sonet në kujtim të tij apo regjistruar vdekjen e tij në veprat historike të fillimit të Gjashtëqindës angleze? Dhe si ka mundësi që nuk ka lënë në testament qoftë edhe një libër të vetëm dhe nuk ka dhënë udhëzime për të ardhurat e ardhshme të 20 veprave akoma të pabotuara që mbanin emrin e tij? Pse një njeri i nivelit shpirtëror të tij kishte ngritur padi kundër bashkëfshatarëve, që i detyroheshin shuma parash tejet modeste, pothuajse të papërfillshme dhe pse arriti që të avancojë propozimin e urryer për të zhdukur kullotat e përbashkëta, mbështetje e vetme të familjeve më të varfra, propozim që u refuzua nga administrata vendore e Stratford-on-Avon? Read more

Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptaret

Vite të shkuara, që në rininë e tyre, dy nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, kanë pohuar, apo këtë edhe e kanë shkruar se, secili në llogarinë e tij, kishin pasur për një kohë të gjatë si objektiv shkrimin e një libri, që të kishte si personazh qendror Miguel Servantesin, autorin e “Don Kishotit”. Sipas të dy shkrimtarëve, ata e kishin ushqyer një ide të tillë menjëherë sapo kishin mësuar, se spanjolli i famshëm, në rininë e tij, ishte marrë peng nga një pirat i famshëm i Mesdheut, që ishte shqiptar, pra i së njëjtës racë me ata vetë si dhe me gjithë bashkë-atdhetarët e tyre.

Duke shkuar edhe më shumë se kaq, rreth dhjetë vjet më parë, përgjatë një fjalimi të improvizuar në një konferencë, në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës, Ismail Kadare, duke përcjellë pandehmat e një folkloristi shqiptar, thotë se Servantesi ka të ngjarë të jetë mbajtur peng në një zonë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke nënkuptuar Ulqinin, dhe se historitë e një robi spanjoll shumë të ditur, për të cilin u pagua një sasi e madhe parash, që të fitonte lirinë, rrëfehen edhe sot e kësaj dite. Read more

Analfabet më 2011

Një rikthim i rrotës së historisë mbrapsht është edhe rishfaqja e analfabetëve midis nesh.

Qazimi është një prej personave që nuk nguron të na tregojë se ka kryer vetëm tri klasë dhe sot nuk mban mend as alfabetin e gjuhës shqipe.

“Nuk di as të shkruaj dhe as të lexoj. Në jetën time nuk kam lexuar kurrë një libër. Dikur mësuesja na detyronte që të lexonim vjersha në shtëpi, por sot unë nuk mbaj mend asgjë prej tyre. Di të shkruaj vetëm emrin tim”, thotë Qazimi.

Nevoja për të siguruar jetesën e familjes dhe mungesa e parave për të blerë librat e detyruan Qazimin të heqë dorë nga shkolla. Ai ka punuar në fabrikë, ka mbledhur kanaçe dhe sot në një cep të rrugës llustron këpucë për të fituar disa qindarka.

“Punoj si këpucar, fitoj lekë aq sa për të jetuar, por jetoj në një dhomë 3 me 3 në kushte të vështira”, shton Qazimi. Read more

"Associated Press": Kadare, pretendent për çmimin Nobel

Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare është një ndër pretendentët për të fituar çmimin Nobel për Letërsinë për këtë vit. Agjencia e lajmeve “Associated Press” shkruan se, në rast se juria do të zgjedhë fitues sërish një shkrimtar europian, favoritë janë Ismail Kadare dhe suedezi Tomas Transtromer. Kadare, veprat e të cilit janë përkthyer në 35 gjuhë të botës, është nominuar disa herë për çmimin Nobel. Pak ditë më parë, “Prilli i Thyer” u cilësua nga media angleze si një ndër 10 romanet që përshkruante më mirë fenomenin e gjakmarrjes.

 

Të tjerë shkrimtarë favoritë, në rast se fituesi nuk do të jetë europian, janë poeti koreano-jugor, Ko Un, shkrimtari izraelit Amos Oz, apo amerikanët Filip Roth e Don Delilo. Anëtari i jurisë, Piter Englund tha për “Associated Press” se, fituesi është zgjedhur tashmë, dhe do të shpallet pas një vote formale ditën e enjte. Këtë vit, fituesit do të përfitojnë rreth 1.5 milionë dollarë, diplomë dhe medalje të arit. Për të parën herë, Çmimi Nobel në Letërsi u dorëzua në vitin 1901. Read more

"Andrra e Jetes" – Film për Ndre Mjeden

Ndre Mjeda

Alma Mile Panorama – Kanë vendosur ta quajnë “Andrra e jetës”. Jo vetëm sepse kjo ishte kryevepra e tij, por sepse ëndrra për jetën është lajtmotivi i çdo njeriu. Prej do kohësh, kanë nisur xhirimet për realizimin e një filmi dokumentar, kushtuar poetit dhe gjuhëtarit, Dom Ndre Mjeda. “Dom Ndre Mjeda është një figurë e madhe e kulturës shqiptare, poet, përkthyes, poliglot, atdhetar, njeri me virtyte dhe karakteristika shqiptare, por mbi të gjitha meshtar i vyer, teolog i spikatur dhe bari i përshpirtshëm. Mjeshtër i madh i vjershës dhe poemës. Ai me veprat e tij ka ofruar vargje të bukura, plotë ndjenjë”, – thotë Dom Nikë Ukgjini, producenti i këtij filmi. Sipas tij, edhe pse kanë kaluar shtatëdhjetë e dy vjet nga ndërrimi i jetës se tij, ai behët gjithnjë e më tepër figurë frymëzuese dhe intriguese për kulturën shqiptare. Kjo qe arsyeja që nxiti një grup studiuesish nga Shkodra, të cilët morën kurajën për të filluar realizimin e ekranizimit të jetës dhe veprës se tij.
Read more

Next Page »