Dënimi i Dou Ë-së së pafajshme

Guan Han Qing, shkrimtar dramaturg kinez i shekullit të 13-të, krijoi një sërë veprash të shquara teatrore, njëra prej të cilave ka qenë libreti i operës ?Dënimi i Dou Ë-së së pafajshme?. Kjo pjesë teatrore, që demaskoi korrupsionin e organeve të drejtësisë të periudhës së dinastisë Yuan, nuk është vjetruar asnjëherë, edhe pse kanë kaluar rreth 800 vjet, dhe shfaqet në skenë shumë shpesh edhe sot. Në këtë operë tragjike pasqyrohet një ngjarje që ndodhi asokohe. Përshkrimi i shkurtër i saj është si vijon më poshtë:
Kur Dou Ë-ja ishte 7 vjeçe, babai i saj mori para borxh nga një fajdexhi dhe, më vonë, për të kthyer borxhin, ia shiti Dou Ë-në plakës Cai për “nuse fëmijërore”. Por për fat të keq, “burri fëmijëror” i Dou Ë-së vdiq para kohe dhe ajo vendosi të mos martohej më dhe të jetonte gjithë jetën si vejushë, bashkë me plakën Cai.
Read more

Natasha Lako, 30 vjet mes poezise

Prej 30 vitesh eshte nje nga emrat e njohur te letrave shqip. Behet fjale per poeten Natasha Lako, nje emer ky i pikasur nder te paret e poezise shqipe.

Me krijmtarine e saj, Natasha ka mundur te thyeje tabute e para viteve ’90. E duke mos i mjaftuar risia qe solli ne vitet e regjimit komunist, Natasha, po ate letersi moraliste dhe individuale, e sjell edhe sot. Nje nder miqte e saj, Sadik Bejko tregon per poezine e saj:
“Poezia e Natasha Lakos ka pasur qe ne fillimet e saj ato dy kolona kryesore, poezi e detajit nga ato qe fiksohet dhe poezi e sintezes”.
Read more

Octavio Paz

I nderuar me Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1990, Octavio Paz ishte poeti, eseisti dhe kritiku më i madh i Amerikës Latine, vepra më jetëgjatë e të cilit ishte “Labirinti i Vetmisë”

Perëndimi kthehet nga Lindja në mbarimin e historisë/Një intervistë e shkuar për të kuptuar të tashmen

Paz besonte se “gjërat më të rëndësishme mund të thuhen në hapësirat përtej argëtimit dhe imperativëve komercialë të masmediave”. Megjithëse politika letrare të parëndësishme nganjëherë ndërhynin, Paz ishte një shpirt vërtet fisnik, e gjithë jeta e të cilit qe një eksplorim. Gjithçka i interesonte atij, nga surrealizmi tek sistemi i kastave indiane (qe ambasador i Meksikës në Indi përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 1968 në shenjë proteste ndaj masakrës studentore në Tlatelolco).
Read more

Letërsia Shqiptare

Në kulturën e shqiptarëve ka lënë gjurmën e saj të thellë historia e tyre e brendshme dhe e jashtme.
Pjesë e trevave të lashta ilirike, udhë kryqëzimi e qytetërimeve dhe e interesave gjeopolitike gjatë dyndjeve barbare e më pas, provincë e perandorive të perëndimit dhe të Lindjes, të Romës e të Bizantit, pasi kishte bërë e çbërë gjatë shekujve, despotate e principata të pavarura, dhe pasi kishte formuar më së fundi shtetin e Skënderbeut, i cili u qëndroi për një çerek shekulli hordhive osmanve, duke u kthyer në mburojë të krishtërimit dhe të qytetërimit europian, Shqipëria e cfilitur nga luftërat, pas vdekjes së heroit të rezistencës së saj, Gjergj Kastriot-Skënderbeut (1468), kishte rënë në fund të shek.XV nën zgjedhën e Perandorisë së Sulltanëve.
Vendi ishte kthyer pas në një fazë zhvillimi ekonomiko-shoqëror historikisht të kapërcyer. Rrjedhat normale të kulturës shqiptare, që ecte në një hap me humanizmin evropian, u ndërprenë. Pasoja e parë e pushtimit ishte hemoragjia e elitës intelektuale në Perëndim.

Read more

Jim Morrison

Historia e legjendës së tyre i ka fillimet e veta ndërsa Jim Morrison (poet, shkrimtar dhe rok-vokal) së bashku me shokun e tij të Universitetit të Los Angel-it studentin Ray Manzarek (organo elektrike dhe pianofort) ishin duke ecur në bregdet në gusht të vitit 1965. Jim-i mbi rërën dhe ambjentin e ngrohtë të plazhit i hapet shokut të vet duke i recituar vargje nga poezia ” Moonlight Drive ” : Let’s swim to the moon / uh huh hu / Let’s climb throught the tide / Penetrate the evening that the city sleep to hide… Manzarek pasi e dëgjon mendueshëm i thotë : Këto janë lirika të shkëlqyera për këngë që s’i kam dëgjuar asnjëherë më parë. Le të ngrejmë një grup roku dhe le të bëjmë miliona dollar më tej. Jim ishte aq i befasuar sa nuk mundi t’i kthente përgjigje shokut të vet se pikërisht ishte kjo ide që bluante në mëndje prej një kohe të gjatë. Kështu lindi legjenda e quajtur The Doors. Së bashku me ta u bashkuan kitaristi Robbie Kreiger dhe bateristi John Densmore.
Read more

« Previous PageNext Page »