Gjuha Shqipe - Letersia Shqipe » Letërsi

Ajo pikëpyetja e madhe me emrin William Shakespeare
Si ka mundësi që monumenti funebër i Shakespeare, një skulpturë që  paraqet një tregtar me një thes grurë ndër duar, është transformuar,  rreth një shekull pas vdekjes së tij, në mënyrë që të dukej si ai i një  shkrimtari që mban me të djathtën një penë?

Ajo pikëpyetja e madhe me emrin William Shakespeare

Kush qe në të vërtetë poeti i madh anglez?

Si  ka mundësi që monumenti funebër i Shakespeare, një skulpturë që paraqet  një tregtar me një thes grurë ndër duar, është transformuar, rreth një  shekull pas vdekjes së tij, në mënyrë që të dukej si ai i një shkrimtari  që mban me të djathtën një penë prej pende pate? Si ka mundësi që ai  nuk i mësoi së bijës as të lexojë e as të shkruajë, aq sa të detyronte  që të firmoste me kryq, siç bënin analfabetët totalë, pikërisht ai që  ishte shkrimtari më i madh i Anglisë i kohës së tij (dhe i çdo kohe)? Si  ka mundësi që nuk ka mbetur asnjë gjurmë e studimeve të tij në  Universitetin e Oxford, atë të Cambridge apo pranë çdo universiteti  tjetër anglez të kohës së tij? Si ka mundësi që nuk kanë mbetur as  gjurmë të caktuara dhe të dokumentuara të qëndrimit të tij 20-vjeçar  londinez, as të aktivitetit të tij si aktor apo komediograf, nga ana e  bashkëkohësve të tij? Dhe si ka mundësi që askush nuk e ka shkruar  elozhin funebër të tij, kompozuar një sonet në kujtim të tij apo  regjistruar vdekjen e tij në veprat historike të fillimit të  Gjashtëqindës angleze? Dhe si ka mundësi që nuk ka lënë në testament  qoftë edhe një libër të vetëm dhe nuk ka dhënë udhëzime për të ardhurat e  ardhshme të 20 veprave akoma të pabotuara që mbanin emrin e tij? Pse  një njeri i nivelit shpirtëror të tij kishte ngritur padi kundër  bashkëfshatarëve, që i detyroheshin shuma parash tejet modeste,  pothuajse të papërfillshme dhe pse arriti që të avancojë propozimin e  urryer për të zhdukur kullotat e përbashkëta, mbështetje e vetme të  familjeve më të varfra, propozim që u refuzua nga administrata vendore e  Stratford-on-Avon?Duhej të jesh i guximshëm për të dyshuar këdo  që nuk është aq i mbushur me paragjykime, për të konsideruar një lloj  krimi kundër autoritetit ngritjen e disa pikëpyetjeve lidhur me  biografinë e Shakespeare dhe marrjen në shqyrtim të mundësisë se nuk  është djali i një dorezabërësi nga Stratford-on-Avon autori i vërtetë i  veprave që janë me emrin William Shakespeare, të cilat sigurisht që i  përkasin një personaliteti artistik me staturë gjiganteske. Po a keni  provuar që ta cekni problemin me një anglez, sidomos me një pedagog  letërsie?

Menjëherë do ta shikonit bashkëbiseduesin tuaj që të  ngrihej i fyer dhe me nxitim në emër të krenarisë kombëtare të fyer:  Sikur të mos ishte e ligjshme për asnjë njeri që të avanconte rezerva të  asnjë lloji mbi emrin e perlës më të ndryshme të këtij materiali  letrar, që shkëlqeu gjatë mbretërimit të Elisabetës së “Madhe” (tjetër  personazh me madhështi njëlloj të diskutueshme, por njëlloj e  glorifikuar nga historianët anglezë, në pikën që të bëhet pak a shumë e  paprekshme nga çdo hije kritike)…

Përgatiti: ARMIN TIRANA

Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptaret
Vite të shkuara, që në rininë e tyre, dy nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, kanë pohuar, apo këtë edhe e kanë shkruar se, secili në llogarinë e tij, kishin pasur për një kohë të gjatë si objektiv shkrimin e një libri, që të kishte si personazh qendror Miguel Servantesin, autorin e “Don Kishotit”. Sipas të dy shkrimtarëve, ata e kishin ushqyer një ide të tillë menjëherë sapo kishin mësuar, se spanjolli i famshëm, në rininë e tij, ishte marrë peng nga një pirat i famshëm i Mesdheut, që ishte shqiptar, pra i së njëjtës racë me ata vetë si dhe me gjithë bashkë-atdhetarët e tyre.

Duke shkuar edhe më shumë se kaq, rreth dhjetë vjet më parë, përgjatë një fjalimi të improvizuar në një konferencë, në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës, Ismail Kadare, duke përcjellë pandehmat e një folkloristi shqiptar, thotë se Servantesi ka të ngjarë të jetë mbajtur peng në një zonë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke nënkuptuar Ulqinin, dhe se historitë e një robi spanjoll shumë të ditur, për të cilin u pagua një sasi e madhe parash, që të fitonte lirinë, rrëfehen edhe sot e kësaj dite.Këto këmbëngulje të Kadaresë duket se përforcohen nga gojëdhëna, sipas të cilave, gjatë kohës që u mbajt peng si skllav në Ulqin, Servantesi, emri i të cilit mund të jetë trashëguar nga shqiptarët në format “Servet, apo Sarvet”, ra në dashuri me një femër, kujtimin për të cilën e përjetësoi vite më pas në librin “Don Kishoti” me emrin Dylqinë, pra një emër i ngjashëm me emrin e qytetit Ulqin.

Dhe që këto pandehma të mos bien përtokë, ka edhe një tjetër detaj, edhe më të besueshëm, që thotë se në Ulqin, ka ende një lagje që quhet “Lagjia e skllevërve”.

Në këtë pikë, kurioziteti i çdo fansi apo lexuesi të rregullt të shkrimtarëve tanë të shquar, shkon në limit. Ka pyetje që lindin dhe imagjinatë që futet në punë. Më tej, gjetja në historinë e largët apo edhe të afërt të paraardhësve-shembuj të forcës ekstreme, i përsillet rrotull krenarisë, porse shpejt ndjenja kthehet në brejtje të ndërgjegjes, kur përballë vihen një pirat shqiptar kokëshkretë dhe një rob spanjoll i zgjuar, që më pas do njihej në gjithë botën…

Por ç’thotë për këtë ngjarje të vjetër historigrafia, që gjithsesi në vitet 1500 pas Krishtit shkruhej pothuaj e plotë për të mbërritur në kohën tonë me pak humbje? Ishte vërtet shqiptar njeriu që mbajti peng autorin e ardhshëm të Don Kishotit, apo jo? Një ngjarje të tillë, pikërisht pengmarrjen për pesë vite me radhë të Miguel Servantesit e ka trajtuar edhe një historiane e njohur hispanike, Maria Antonia Garces në librin e saj “Servantesi në Algjer, një përrallë robërie”, botuar kohët e fundit.

Autorja që ka shfletuar pothuaj të gjithë trashëgiminë arkivore për të ndërtuar këtë libër historik, shpjegon se Servantesi është mbajtur peng vetëm në Algjer, sot kryeqytet i Algjerisë, një zonë që kontrollohej nga otomanët. Pra në asnjë rast historia e Sevantesit nuk ka lidhje me Ulqinin, gjithsesi lidhja me rracën e shqiptarëve mbetet. Pasi autorja shkruan se është e vërtetë që Servantesi u kap dhe u mor peng nga një pirat shqiptar i quajtur Arnaut Mami. Po kështu, në të njëjtin punim, autorja sqaron se më pas, për pesë vjet autori i ardhshëm i “Don Kishotit” u bë pronë e një tjetër pirati dhe më tej u ble përfundimisht nga vetë pashai i Algjerit. Por si e ka ndërtuar në librin e saj këtë pjesë të historisë kjo autore?

Duhet marrë parasysh se në këto kohëra, në vitet 1500, në Mesdhe përballeshin me gjithë forcën ushtarakisht dy qytetërime, ai evropian me atë otoman. Luftime të ashpra zhvilloheshin në tokë por edhe në det, ku Mbretëria e Spanjës që zotëronte një nga flotat më të fuqishme, kishte rol parësor. Ofensiva otomane kishte bërë përparime në Afrikën e Veriut, duke vënë nën zotërim, në vitin 1517, edhe qytetin e Algjerit, që ishte fare pranë portave jugore të Europës, ndërkohë që beteja të fuqishme detare kryheshin ende për zotërimin e disa ishujve të Mesdheut, kryesisht grekë.

Historia …

Historia thotë se Miguel de Servantes Saavedra, fëmija i katërt një mjeku, fillimisht regjistrohet në marinën tregtare spanjolle, por shpejt flota që e paguante përfshihet në njësitë luftarake. Servantesi i ri shkëlqen si ushtarak. Ai plagoset tri herë në fushatat kundër otomanëve, më rëndë në betejën me shumë rëndësi historike të Lepantos, një nocion gjeografik në Gjirin e Korintit, në Greqi.

Pas pesë vitesh shërbim, atë e lejojnë të kthehet në atdhe, në Spanjë. Për shërbimet e tij të vyera ndaj kombit, Servantesi sapo ishte graduar “soldato aventajado” në shqip “ushtar elitar” dhe në kthim kishte me vete edhe 2 letra për Mbretin Filip II të Spanjës.

Të dyja letrat, që Servantesi i ruante me kujdes, kishin vlerën e rekomandimit, me qëllim që mbreti të çmonte atë që ai kishte bërë në luftë. Për fat të keq, pikërisht këto rekomandime, jo vetëm që nuk do i vlenin aspak Servantesit, por do e fusnin në ngatërresa e vështirësi, të cilat do i ndryshonin krejt rrjedhën e jetës, duke e bërë të niste të shihte botën me një sy krejt tjetër.

Gjatë javës së parë të shtatorit të vitit 1575, ushtari elitar Servantes imbarkohet në Napoli të Italisë në anijen “Sol” bashkë me të vëllanë Rodrigo. “Sol” ishte një nga pesë anijet e flotës Spanjolle që duhet të mbërrinin në Barcelonë nën komandën e Don Sancho Leivës. Por, tri ditë më pas, një stuhi godet anijet dhe vetëm tri prej tyre mbërrijnë në destinacion. Anija “Sol” nuk ia del mbanë. Për më keq akoma, më 26 shtator, pranë bregdetitë të Marsejës, kjo anije sulmohet nga piratët.

Kapedani i anijes pirate ishte një shqiptar i frikshëm, që quhej “Arnaut Mami”, emri i të cilit ndërkohë ishte bërë i famshëm në gjithë Mesdheun. Ndërsa mëkëmbësin e tij me origjinë greke e quanin Dali Mami, një emër pak i habitshëm për një grek, të cilin të gjithë kundërshtarët e epitetonin “renegat” apo “tradhtar”. Kjo sepse, sipas tyre, ai ishe rreshtuar në anën e armiqve, në anën e pushtuesve, duke e harruar se në vena i rridhte gjak ortodoks.

Gjithsesi, para se të binin në duar të piratëve, ushtarët spanjollë luftuan me trimëri dhe shumë prej tyre, përfshirë kapitenin, u vranë. Ata që mbijetuan u morën peng dhe të lidhur këmbë e duar dhe u transportuan në brigjet algjeriane.

Letrat që Servantesi kishte me vete i bënë piratët të besonin se ai ishte një njeri i rangut të lartë, për kokën e të cilit mund të jepej një shumë e madhe të hollash. Në të kundërt, i vëllai, Rodrigo, që u konsiderua si ushtar i thjeshtë, iu dha si shërbëtor zotëruesit të Algjerit, Ramadan Pashës. Vetë Servantesi ra në duart e renegatit grek, Dali Mami.

Pra historiografia thotë se që nga ky moment në jetën e Servantesit nuk ka më një pirat shqiptar. Gjithsesi sërish historia e ka të shkruar dhe të pandryshuar tashmë, se ishte pikërisht një pirat shqiptar ai që kapi në det Servatnesin duke i privuar lirinë për 5 vjet me radhë. Duket, në llogaritë e veta, për ta konvertuar këtë lidhje të shkurtër e të pazakontë të fatit të Servantesit me atë të një shqiptari, shkrimtari Dritëro Agolli ka pasur në plan ta tejkalojë në kohë, duke sajuar një kontakt edhe më të gjatë.

Por le të kthehemi tek historiografia spanjolle…

Që Servantesi të lihej i lirë, shuma që duhet t’i paguhej në dorë piratit Dali Mami fiksohet njëherë e përgjithmonë në shifrën 500 escudo të arta, që ishte vërtet marramendëse për kohën. Këtu nis edhe kaluari i vuajtjeve të Miguel Servantesit, madje pohohet se mbajtja peng për pesë vite me radhë ka ndikuar shumë tek ai si një eksperiencë tejet traumatike.

Shpirti rebel i Servantesit nisi të shfaqej vetëm pak kohë pas marrjes peng, në janar apo shkurt 1576. Servantesi bind një banor të fisit “Moor” të shkretëtirës dhe arratiset duke bërë katërqind kilometra rrugë nëpër dunat e Saharasë për të arritur fortesën më të afërt spanjolle të quajtur “Oran”. Por nuk ia del. Vendasi që e ndihmoi e tradhton. Servantesi kapet nga fiset Berbere dhe i kthehet pronarit të vet. Për pasojë, Dali Mami e keqtrajton dhe i shton rojet. Kthimin e tij gjallë nga shkretëtira, në çdo kohë e kanë quajtur një mrekulli.

Në vazhdim Servantesi tenton të arratiset edhe të paktën tri herë të tjera. Në një rast, në shtator 1577, ai fut në lojë spanjollët, që dërgojnë natën një anije për ta tërhequr bashkë me disa pengje të tjerë. Por dikush i tradhton. Ushtarët i gjejnë, Servantesin dhe të tjerët, të futur në disa guva në bregdet dhe i shtrëngojnë që të dalin që andej.

Sot e kësaj dite këto guva në Algjer quhen “Guvat e Servantesit”. Pas ngjarjes, Servantesi, me kurajë, merr përsipër të gjithë organizmin e arratisjes. Për këtë dënohet me vdekje. Ishte koha kur dënimet për arratisjet ishin të pashembullta.

Por në të kundërt, trimëria e Servantesit në këtë rast shpërblehet. Vetë Hasan Pasha, kur dëgjon për kurajën e spanjollit të pamposhtur, ja fal jetën, madje shkon edhe më tej duke ia blerë pengun piratit Dali Mami kundrejt shumës së fiksuar që në fillim, 500 eskudo të arta. Në këtë pikë shkëputet edhe lidhja e Servantesit me piratin grek Dali Mami.

Më 29 maj 1580 dy priftërinj, ndërmjetës të familjes së Miguel Servantesit, mbërrijnë në Algjer. Por zotëruesi i qytetit refuzon të pranojë më pak se 500 escudo të arta në këmbim të spanjollit. Gjithsesi, priftërinjtë nuk tërhiqen dhe pjesën tjetër të të holave e sigurojnë nga tregtarët kristianë të Algjerit. Përfundimisht, Servantesi fioi lirinë pasi të hollat u paguan një më një dhe më 19 shtator 1580 u nis për Spanjë.

Historia tjetër interesante …

Në përfundim, nuk mund të lihet pa përmendur edhe një tjetër histori interesante që thotë se pak muaj pas lirimit dhe mbërritjes në Spanjë, Servantesi përfshihet edhe në një tjetër aventurë me piratin shqiptar që e mori peng. Këtë radhë ai thirret nga Mbreti Filip i Dytë i Spanjës, të bëjë rolin e një ndërmjetësi për këmbim pengjesh.

Pengu që duhet të shpëtohej dhe që mbahej edhe ai në Algjer, ishte një doktor i shquar, i quajtur Antonio De Soza. Ndërsa njeriu që duhet të lirohej për këmbim ishte pikërisht pirati i tmerrshëm shqiptar, Arnaut Mami, që ndërkohë ishte kapur e mbahej në burg në Kastelnovo të Napolit.

Ajo që dihet, dhe që e shkruan edhe historiografia, thotë se lirimi i dy të burgosurve u krye fund të vitit 1580. Ndërsa ajo që nuk dihet është nëse të dy, spanjolli dhe shqiptari, kanë mundur ose jo, të kenë një kontakt të fundit ballë për ballë, një këmbim përshëndetjesh kalorësiake si mirënjohje për vlerën e njëri-tjetrit, apo qoftë ca vështrime urrejtjeje, mes dy njerëzve të dy kampeve kundërshtare për vdekje, në këtë epokë të historisë.

Krejt çuditshëm, në vitet e ardhme, Servantesin si shkrimtar nuk e bëri të famshëm historia e pesë viteve të tij peng, krejt e thjeshtë për t’u sjellë me të gjitha ngjyrat e saj, por një tjetër, aspak e ngjashme, ajo e Don Kishotit, një kalorësi jashtë kohës, që i humb të gjitha betejat, por jo ato brenda shpirtit të tij. Një trill që ngjan shumë edhe me faktin se edhe dy nga shkrimtarët më njohur shqiptarë, Kadareja dhe Agolli, në asnjë kohë nuk u ulën të shkruajnë historinë e pengmarrjes së Servantesit nga një pirat shqiptar.

Por nga ana tjetër, Dritëro Agolli, sikur të ecte sipas mënyrës përzgjedhëse të Miguel Servantesit, në vitin 1972 publikoi librin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, duke realizuar figurat e papërsëritshme të Zylos dhe Demkës. Një duet personazhesh kryesorë, sjellja e të cilëve u ngjan shumë veprimeve të Don Kishotit dhe Sanço Pançës, këtë radhë të vendosura me saktësi mjeshtërore në terrenin shqiptar, madje në një periudhë kohore kur regjimi komunist ishte shtruar këmbëkryq duke dhënë sinjale jetëgjatësie…

http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/10132/Servantesi-dhe-historia-e-lidhjes-me-shqiptaret

Analfabet më 2011
Një rikthim i rrotës së historisë mbrapsht është edhe rishfaqja e analfabetëve midis nesh.

Qazimi  është një prej personave që nuk nguron të na tregojë se ka kryer vetëm  tri klasë dhe sot nuk mban mend as alfabetin e gjuhës shqipe.

“Nuk  di as të shkruaj dhe as të lexoj. Në jetën time nuk kam lexuar kurrë  një libër. Dikur mësuesja na detyronte që të lexonim vjersha në shtëpi,  por sot unë nuk mbaj mend asgjë prej tyre. Di të shkruaj vetëm emrin  tim”, thotë Qazimi.

Nevoja për të siguruar jetesën e familjes dhe  mungesa e parave për të blerë librat e detyruan Qazimin të heqë dorë  nga shkolla. Ai ka punuar në fabrikë, ka mbledhur kanaçe dhe sot në një  cep të rrugës llustron këpucë për të fituar disa qindarka.

“Punoj si këpucar, fitoj lekë aq sa për të jetuar, por jetoj në një dhomë 3 me 3 në kushte të vështira”, shton Qazimi.Si  rasti i Qazimit në rrugët e kryeqytetit ndeshesh me shumë persona, të  cilët në më të shumtën e rasteve ngurojnë ta pranojnë analfabetizmin e  tyre para objektivit të kameras. Por, një 18-vjeçare tregon se nuk ka  qenë kurrë e regjistruar në shkollë. Gjithçka që ajo di të bëjë janë  disa zhgarravina në bllokun e bardhë paemër.

“Nuk di as të shkruaj dhe as të lexoj. Prindërit nuk më kanë cuar në shkollë. As emrin tim nuk di ta shkruaj”, tregon vajza.

Mjerisht,  analfabetizmi është një sëmundje e trashëgueshme. Kjo nënë e re ka dy  fëmijë që nuk i çon në kopësht sepse nuk mundet t’i siguojë as kushtet  më minimale të një vogëlushi, që duhet të frekuentojë rregullisht  shkollën: “E di që ligji më dënon, por unë jetoj në një barake dhe nuk  mundem as t’i mbaj me bukë, jo më t’i çoj në shkollë.”

Nëse dikur  vinte në lojë prestigjin e vet dhe i detyronte të gjithë të mësonin  shkrim e këndim, gjithçka që ndodh sot janë disa klasa të shansit të  dytë, ku frekuentimi është sipas dëshirës.

“Disa nga arsyet  kryesore të mosfrekuentimit janë: varfëria dhe edukata familjare.  Megjithatë për këta fëmijë janë krijuar klasa të shansit të dytë”,  sqaron Fatmir Vejsiu, Drejtori i Ministrisë së Arsimit.

Pavarësisht  realitetit në terren, shifrat zyrtare si përherë janë optimiste. Sipas  Ministrisë së Arsimit, Shqipëria po korr fitore të njëpasnjëshme në  luftën kundër analfabetizmit.

Pavarësisht pamundësisë së disa  familjeve për të arsimuar fëmijët e tyre, ligji është i barabartë për të  gjithë. Arsim 9-vjeçar i detyrueshëm! Drejtori i Ministrisë së Arsimit,  Fatmir Vejsiu, përmend disa nga sanksionet e parashikuara në ligj për  arsimin e detyrueshëm parauniversitar: “Ligjji parashikon që personat që  nuk kryejnë arsimin e detyrueshëm parauniversitar dënohen me gjobë, por  ka raste kur njerezit sensibilizohen dhe nuk i penalizojnë familjet me  ndihmë ekonomike sociale”

Por të kthehemi sërish tek analfabetët. Megjithëse me statusin e të paarsimuarit, ata janë të sjellshëm dhe kanë dëshira.

Por  institucionet shtetërore, nuk ofrojnë shifra dhe përqindje për nivelin e  shkatërrimit të së ardhmes të sa e sa njerëzve si këta. /top channel

Poezia e shpresës
Nga Dr. Ramë  Myftari, Prishtinë

JU LUTEM PËRCILLENI KËTË MESAZH TË GJITHË ATYRE  QË NJIHNI madje edhe atyre që nuk i njihni. Është kërkesa e një vajze  të veçantë që shumë shpejt do ta braktisë këtë botë për shkak të kancerit.  Kësaj vajze i mbesin vetëm 6 muaj jetë, dhe si dëshirë të fundit, ka dashur  të dërgojë një letër për t’i thënë të gjithëve që ta jetojnë plotësisht  jetën e tyre, meqë ajo nuk mund

ta bëjë këtë. Nuk do të mundet  të promovojë asgjë, të diplomohet, të martohet e të ketë një familje.

Nëse  ia dërgon këtë email një numri të madh personash, do të mund ti jepni asaj  dhe familjes së saj një shpresë të vogël, sepse për çdo emër që do  të

dërgohet, The American Cancer Society do të dhurojë 3 cent për të  paguar kurimin dhe shërimin e saj. Një djalosh ia ka dërguar 500 vetëve! Ne  mund t’ua dërgojmë të paktën 5 ose 6 vetëve. Nuk po dhuron para por vetëm  pak nga koha jote!

I ke vështruar ndonjëherë fëmijët

kur  vallëzojnë të kapur përdore?

Apo të dëgjosh zhurmën e shiut

kur bie  përtokë?

A e ke ndjekur ndonjëherë

fluturimin e çrregullt

të një  fluture?

Apo të vëzhgosh diellin

atëherë kur nata po zhduket?

Do të  bëje mirë ta ngadalësoje hapin.

Mos vallëzo kaq shpejt.

Koha është e  shkurtër.

Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë

E përshkon çdo  ditë

fluturimthi?

Kur pyet “Si je”?

e dëgjon përgjigjen?

Kur dita  mbaron

shtrihesh në krevatin tënd

me qindra pyetje të njëpasnjëshme

që  të vijnë ndër mend?

Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.

Mos vallëzo kaq  shpejt.

Koha është e shkurtër.

Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.

I  ke thënë ndonjëherë birit tënd

do ta bëjmë nesër?

pa e vënë re

nga  nxitimi,

keqardhjen e tij?

E ke ndërprerë ndonjëherë lidhjen,

me një  mik të mirë

e cila ka përfunduar

sepse ti nuk kishe kurrë kohë

për t’i  telefonuar e për t’i thënë

“Tungjatjeta”?

Do të bëje mirë ta ngadalësoje  hapin.

Mos vallëzo kaq shpejt.

Koha është e shkurtër.

Muzika nuk do të  zgjasë përgjithmonë.

Kur vrapon kaq shpejt

për të arritur diku

humbet  gjatë rrugës kënaqësinë e të shkuarit atje.

Kur shqetësohesh dhe vrapon gjatë  gjithë ditës,

është si një dhuratë e pa hapur

kurrë… E flakur  tutje.

Jeta nuk është një vrapim.

Merre më shtruar

Dëgjoje  muzikën

Para se kënga të përfundojë.

"Associated Press": Kadare, pretendent për çmimin Nobel
Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare është një ndër  pretendentët për të fituar çmimin Nobel për Letërsinë për këtë vit.  Agjencia e lajmeve “Associated Press” shkruan se, në rast se juria do të  zgjedhë fitues sërish një shkrimtar europian, favoritë janë Ismail  Kadare dhe suedezi Tomas Transtromer. Kadare, veprat e të cilit janë  përkthyer në 35 gjuhë të botës, është nominuar disa herë për çmimin  Nobel. Pak ditë më parë, “Prilli i Thyer” u cilësua nga media angleze si  një ndër 10 romanet që përshkruante më mirë fenomenin e gjakmarrjes.

Të  tjerë shkrimtarë favoritë, në rast se fituesi nuk do të jetë europian,  janë poeti koreano-jugor, Ko Un, shkrimtari izraelit Amos Oz, apo  amerikanët Filip Roth e Don Delilo. Anëtari i jurisë, Piter Englund tha  për “Associated Press” se, fituesi është zgjedhur tashmë, dhe do të  shpallet pas një vote formale ditën e enjte. Këtë vit, fituesit do të  përfitojnë rreth 1.5 milionë dollarë, diplomë dhe medalje të arit. Për  të parën herë, Çmimi Nobel në Letërsi u dorëzua në vitin 1901.

Para  një viti, shkrimtarit Ismail Kadare iu dha çmimi spanjoll i Asturias  për Letërsinë. Kadare, bëhet kështu shkrimtari i parë shqiptar që e  fiton çmimin më të rëndësishëm për Letërsinë në Mbretërinë e Spanjës,  mes kandidaturave të 33 emrave të njohur të penës botërore, si  shkrimtari çek, Milan Kundera, apo ai japonez Haruki Murakami, si dhe ai  nga Uruguai, Eduardo Galeano. Por, Kadare njihet edhe si fitues i  çmimit “Man Booker International Prize” në vitin 2005, çmimi më  prestigjioz në botën anglishtfolëse.

Ismail Kadare lindi më 28  janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958  mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas  shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore  “Maksim Gorki” (1958-1960). Ismail Kadare është shkrimtari më i madh i  letërsisë shqipe dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsise  botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord  të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur  Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

burimi:  http://www.peshkupauje.com/