Haki Stërmilli

Haki Stermilli

Haki Stermilli (1895 – 1953) shkrimtar patriot dhe demokrat. Lindi në Dibër të Madhe ku mori mësimet e para, kreu gjimnazin turk në Manastir. Në vitet 1920-1924 hyri në lëvizjen demokratike dhe u bë një ndër drejtuesit e shoqërisë “Bashkimi”. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të qershorit 1924 si emigrant politik në Bashkimin Sovjetik, Itali, Austri, Jugosllavi e gjetkë, e vijoi luftën kundër regjimit zogolian dhe bashkëpunoi në faqet e “Lirisë kombëtare” dhe “Federacioni Ballkanik”. Më 1930 policia jugosllave ua dorëzoi autoriteteve të Ahmet Zogut që e dënoi me burgim. Haki Stërmilli mori pjesë si partizan në Luftën ANÇ, ishte anëtar i KANÇ-it.

Read more

Ismail Kadare

Ismail Kadare duke lexuar

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Ismail Kadare është shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe dhe një nga shkrimtaret më të mëdhenj të letërsise botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit (“Frymëzime djaloshare”, 1954, “Ëndërrimet”, 1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Read more

Ndre Mjeda

Ndre Mjeda (1886 - 1937)

Ndre Mjeda, poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi në Shkodër në një familje të varfër të zbritur nga fshati Mjedë. Mësimet e para i ndoqi në Shkodër, më pas u dërgua për studime të mesme dhe të larta teologjike në disa vende në Evropë. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci. I dëbuar nga urdhri jezuit për mosbindje, Ndre Mjeda u kthye në atdhe ku u emërua famullitar në fshatra të ndryshme. U lidh që herët me lëvizjen patriotike.

Më 1901 bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë Agimi, e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Për veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-borgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtë në Kukël. Vitet e fundit ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkodër dhe vdiq në këtë qytet.

Read more

Oscar Wild

Oskar Uailld: “Ajo që është interesante për njerëzit e botës së mirë, është maska që çdonjëri nga ata do të veshë dhe jo realiteti që ndodhet poshtë maskës”

Oskar Uailld, shkrimtari i së bukurës

Oskar Uailld ishte një shkrimtar dhe poet anglez. Lindi në Dublin në vitin 1856 dhe vdiq në vitin 1900 në Paris. I jati ishte kirurg dhe e jëma ishte poete dhe shkrimtare. Uailld studjoi në Kolegjin “Trinity” të Dublinit dhe në Oksford shkenca klasike.

Ishte përkrahës i dogmës “arti për artin”. Pavarësisht se kjo dogmë takoi shumë kundërshtarë, u bë shpejt i famshëm dhe shumë e kërkuar nga ciklet letrare. Ecuria e tij e shkëlqyer ndërpritet në vitin 1895, ku dënohet për dy vjet punë të detyrueshme. Del nga burgu në vitin 1987 dhe jeton në Paris deri kur vdes, shumë i varfër dhe i braktisur.

Libri i parë që boton është një kolazh poezish, që botohen në vitin 1881. Një vit më pas do të fillojë një turne në Amerikën e Veriut me një seri të madhe me leksione. Atëherë shkruajti dramën “Vera”. Vijojnë më pas libra si, “Princi i lumtur dhe përralla të tjera”, në 1888, “Krimi i lord Savilit dhe tregime të tjera”, në vitin 1891, “Shtëpia e Shegëve” dhe “Dukesha e Paduas”, në vitin 1892 u botuan “Portreti i Dorian Greit”.
Read more

Gabriel Garsia Markez!

Gabriel Garsia Markez eshte nje nga shkrimtaret me te medhenj te kohes tone.
Mrekullite e pendes se tij jane perkthyer ne gjetra gjuhe te botes dhe eshte vleresuar mjaft nga mendimi kritik boteror.
Ne vitin 1982 eshte vleresuar me cmimin Nobel.
Te veprat e Markezit jane shkrire ne menyre te persosur mitologjite, bestytnite me realitetin e vendeve te Amerikes Latine, duke e bere ate nje nga perfaqsuesit kryesor te Realizmit Magjik.
Vetmia dhe Pasioni njerezor jane dy shtyllat baze te veprave te Markezet.
Read more

Next Page »