Fjalët e humbura, Në shekullin XXI mund të zhduken nga 50 deri në 90 për qind…
Me globalizimin në vendet në zhvillim rrezikohen të zhduken shumë gjuhë. Disa prej tyre kanë arritur të rezistojnë falë internetit, por duket që fenomeni është i pandalshëm. Gjuhëtarët theksojnë që një gjuhë e folur nga më pak se njëqindmijë persona është në rrezik. Kur ka më pak se dhjetëmijë folës gjuha është drejt një fundosjeje të pakthyeshme. Këto janë vetëm disa nga të dhënat, por sipas studiuesve, është e mjaftueshme për të parashikuar se në shekullin XXI mund të zhduken mesatarisht në harkun kohor të dy muajve nga 50 deri në 90 për qind e gjuhëve. Sigurisht që këto janë shifra mjaft shqetësuese, por gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Në fakt, numri i folësve të një gjuhe nuk është treguesi i vetëm i vlerës së saj. Disa libra që lidhen me peshën e gjuhëve tregojnë ndikimin e parametrave të tjerë, si për shembull: interneti, funksioni i gjuhës zyrtare dhe fluksi i përkthimeve. Një gjuhë e folur nga 10 mijë persona, të cilët as nuk e shkruajnë, as nuk e përdorin në internet dhe as nuk e konsiderojnë gjuhën e tyre zyrtare është më e rrezikuar se sa një gjuhë e folur nga i njëjti numër personash.
Read more
Çështje të mjeteve kodifikuese të shqipes
1. Normëzuesit e parë të shqipes do t’i kenë hetuar mirë tingujt fonema të kësaj gjuhe: zanoret dhe grupet e zanoreve, bashkëtingëlloret dhe grupet e tyre, si dhe fenomenet e ndryshme fonetike: të vjetra si palatalizimin, rotacizmin ose ato aktuale që vepronin në gjuhë: mbaresat e emrave dhe të foljeve etj. Këta normëzues mund të kenë pasur një lehtësi, sepse dallimet dialektore të gjuhës shqipe në shekujt e mesjetës dhe më vonë kanë qenë më të vogla sesa sot.
Madje edhe të folmet e veçanta të një dialekti kanë pasur më pak dallime në mes vete sesa sot. Kjo, megjithëkëtë, nuk do të thotë se në kohën kur u shkruan veprat e para të gjuhës shqipe nuk kanë ekzistuar variante të fonemave si dhe trajta paralele gramatikore e leksikore të fjalëve (dytësorë). Edhe pse shkrimtarët e parë shqiptarë nuk kanë pasur mjete për kodifikimin e gjuhës (gramatika, fjalorë etj.), ata kanë pasur aftësi për ta kodifikuar gjuhën në trajtën e shkruar me të gjitha specifikat që mund t’i kishte struktura e saj në atë kohët.
Read more
Historia e Gjuhës Shqipe
Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjerën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjehësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar në vitin 1854.
Read more
Të vërtetat e historisë së Alfabetit Shqip
Sivjet (2008), të paktën siç thonë përfundimet e historiografisë zyrtare të shqipes, mbushet plotësisht një shekull nga koha kur u hartua dhe u vu në zbatim alfabeti latin, me tridhjetë e gjashtë shkronja. Ky alfabet i shkrimit të gjuhës sonë është në funksionim edhe sot e gjithë ditën. Historiografia zyrtare e gjuhës shqipe, edhe pse ka rënë sistemi diktatorial që e rrudhi dhe ngushtoi ndjeshëm atë, edhe pse kanë dalë në dritë fakte të tjera për historinë, kulturën dhe gjuhën, letraren dhe jo letraren, shkrimoren dhe gojoren, edhe pse në kushtet e sistemit demokratik prania e alternativave të ndryshme në lëmin e gjuhës dhe të historisë së shkrimit të saj, si dhe të alfabeteve të shumtë, është dhe përgjithësisht vështrohet si pasuri dhe vlerë, mbi ekzistencën e alfabetit dhe të historisë së shkrimit të gjuhës shqipe, gjithnjë të prangosur nga filozofia e vitit zero, nga filozofia e shkatërrimit të gjithçkaje të mëparshme, që e pranon botën me ardhjen e fitimtarëve, të cilët e kanë fshirë dhe e fshijnë me një të rënë të lapsit të gjithë ekzistencën e shkrimit të gjuhës shqipe.
Read more
Historia e Alfabetit te Gjuhes Shqipe – Stavri Skendo
Historia e Abecese Shqipe eshte nje histori e gjate dhe e nderlikuar.Ndarjet tokesore te Vendit -Veri e Juge –me krahinat e tyre me kulture te ndryshme, kane luajtur nje rrol te dalluar; edhe grupet fetare -Katolike, Myslimane dhe Orthodhokse -qe gjenden atje kane qene nje faktor me rendesi. Por interesat politike te fuqivet te huaja i kane shtuar kesaj historie nje nderlikim dhe vecori te rralle .
Per here te pare behet fjale per nje abece te gjuhes Shqipe nga nje frat Domenikan i quajtur Brochart, i cili ne vitin 1332 i paraqiti Mbretit te Frances, Philippe De Valois, nje raport per ckishte pare ne vendet e ndryshme qe kish vizituar, me qellim qe t’a shtynte Mbretin t’ia niste njej kryqezate. Duke permendur Shqipetaret e Veriut, frati shkruan- te: « …sadoqe qe Shqipetaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga ajo e Llatinevet, ata perdorin shkronjat Llatine ne librat e tyre »
Me te vertete, germat Latine i shohim ne nje nga shkrimet e para te gjuhes Shqipe, ne nje formule pagezimi ne ritem Katolik Roman, qe nga viti 1462 dhe qe ben pjese ne nje letre baritore te Pal Engjellit (Paulus Angelus), Kryepeshkop i Tiranes dhe Durresit. Kjo formule eshte shkruar ne te folmen gegerishte dhe doreshkrimi ruhet ne Biblioteken « Lau- rentiana » te Florences. . Nje shkrim tjeter ne gjuhen Shqipe me nje date ndofta gjysme shekulli perpara asaj qe permendem, dhe, sipas disa studimtareve, me teper se gjysme sheku11i perpara, ishte nje doreshkrim i njej cope te Testamentit te Ri.qe ka nga pas nje kenge Pashke te ritit Bizantin, shkruar me germa Greke dhe qe gjendet ne Bib1ioteken «Ambrosiana», ne Milan.
Read more