Grupet e zanoreve

Grupet e zanoreve

Shkruhen me -ie-

1. Emrat ku ky grup zanoresh ndiqet nga  bashkëtingëlloret : l,ll,r si dhe fjalët e formuara

diell,diellor,qiell,qiellor,Fier,fierak etj

* Fjalët e huaja :

kamarier , kuzhinier , dietë , karrocier , malarie , arie , arterie , mobilie etj

 

2. Foljet që marrin mbaresën -j menjëherë pas grupit -ie-

ziej , zien , ziejmë , zieni , ziejnë , zieja , ziekam , (kam) zier … përziej ; ndiej ….

 

*Por shkruhen me -je- :

zjeva , përzjeva , ndjeva ;
ndjenjë , i ndjeshëm , ndjeshmëri ,
parandjenjë , ndjesi;
të bjerë , të shpjerë , të shtjerë ;
bjermëni , bjerini , bjeruni ; shpjermëni.

 

3. Foljet ku grupi -ie- del në pozicion fundor , si në rastet :

bie, shpie, shtie (biem, bie, bien)

 

Shkruhen me -je- :

mjel, vjel, mbështjell, përcjell, nxjerr, djeg, pjek, rrjedh etj.

 

Shkruhen me -ia-/ -io-/ -iu- kur ky grup ndodhet zakonisht në trup të fjalës :

aviator , diagram , dialekt , elegjiak , gjenial ,
italian , material , specialist ; aviacion ,
bibliotekë , biografi , komision , violinë ;
stadium , akuarium etj .

*Por kur grupet e zanoreve -ia-/ -io-/ -iu- ndodhen në fillim të fjalës , ato shkruhen me j-:

jod , jon , jard , jurist , Jaltë , Jordani , Jupiter etj .

 

Fjalët që kanë grupet -aj- , -ej-, -oj-, shkruhen me -j- , kur këto grupe janë në trup të fjalës :

kombajnë , kombajner , Bajron , Kajro ;
volejboll , Cejlon , bojkotoj .

*Por shkruhen me -i kur grupet janë në fund të fjalës :

Havai , Broduei , Hanoi , Tolstoi etj

 

Shkruhen me -ua-:

a) emrat dhe mbiemrat :

ftua , grua , krua , thua , muaj , i huaj , i përmuajshëm etj .

b) foljet :

bluaj , duaj , quaj , shkruaj , shuaj , druaj etj .

 

Shkruhen me -ue- :

mësues , pastrues , veprues , i afrueshëm ,
i gëzueshëm , i papërtueshëm , i shoqërueshëm , i vazhdueshëm etj.

Kur takohen dy zanore të njëjta , ato shkruhen të dyja :

i paanshëm , i paafrueshëm , i paaftë ;
autoofiçinë , joobjektiv , joorigjinal ,
mikroorganizëm , kryeengjëll etj.

*Por kur bashkohet zanorja ë me një zanore tjetër , ë-ja bie :

bashkautor ( e jo bashkëautor),
gjysmerrisirë ( e jo gjysmëerrësirë),
kokulur (e jo kokëulur),

-Ndërsa kur fjala e parë është njërrokëshe , zanorja ë nuk bie ,

p.sh.: zëëmbël, i njëanshëm etj.

Teksti rrefimtar (letrar dhe joletrar)

Të rrëfesh do të thotë të tregosh një ose më shumë ndodhi të lidhura mes tyre në të cilat përfshihen persona, vende e situata .

Ndodhitë që tregohen mund të jenë:

  • Ndodhi të vërteta ose të paraqitura si të tilla, gjatë të cilave autori ka qenë vetë dëshmitar ose shkruan në bazë të të dhënave e dokumenteve që ka mbledhur nga të tjerët. Rrëfime të tilla joletrare lidhen me qëllim praktik, pra, e informojnë marrësin (lexuesin) për atë që ka ndodhur. Të tilla janë : udhëpershkrimi, biografia, autobiografia, shkrimi në formë dialogu, biseda, intervista, ditari, reportashi, kronika etj.
  • Ndodhi imagjinare, por të ngjashme e të paraqitura si të vërteta, në të cilat autori shfrytëzon në procesin e të shkruarit fantazinë e tij. Rrëfime të tilla letrare synojnë ta përfshijnë marrësin (lexuesin) në lojën e lirë të krijimit letrar.

1) Rrëfimi letrar (në prozë)

Proza artistike është e organizuar në një mënyrë më të clirët se poezia . Gjuha e prozës është mjaft e afërt me gjuhën e komunikimit të përditshëm . Fjalia nuk fillon me rend të ri, por vazhdon aty ku ka mbaruar fjalia e mëparshme . Shpesh kuptimi shprehet me shumë fjali, fraza të tëra, nganjëherë edhe me tekste të plota, me anë të te cilave arrihet te njësitë e prozës së gjatë (pjesët, krerët , vëllimet). Autori, që luan rolin e rrëfimtarit, rrëfen në vetën e tretë ose në vetën e parë (në ligjëratën e zhdrejtë). Fjalët e personazheve përbëjnë dialogun dhe monologun e prozës dhe jepen në ligjëratën e drejtë.

Mbi bazën e traditës së hershme dhe të mënyrës se si jane zhvilluar llojet e prozës në kohë, studiuesit i klasifikojnë ato në forma elementare dhe në forma të përbëra .

FORMAT ELEMENTARE

Në këtë grup futen krijimet që janë ruajtur në trajtën gojore dhe kanë përcjellë brez pas brezi përvojen popullore. Të tilla jane: legjenda ose gojëdhena, miti, përralla, fabula, anekdota, fjalët e urta etj.

 

FORMAT E PERBERA

Në këtë grup futen format e kultivuara dhe më të rëndësishme të prozës, të cilat janë zhvilluar më vonë. Të tilla janë : romani, novela , tregimi .

2) Llojet e prozës

Në varësi të temës dhe të problematikave që trajton, romani është disa llojesh :

historik,shoqëror , erotik , psikologjik , filozofik , fantastik , fantastiko-shkencor , fantastiko-filozofik etj.

Në varësi të tonit të shkrmit romani mund të jetë : sentimental , humoristik , satirik , didaktik etj.

Në varësi të përmbajtjes dhe mënyrës se si shtjellohet ajo, romani realist dallon nga romani modern . Nëse i pari ka një rrjedhë të natyrshme të ngjarjeve dhe karakterizim të plotë të personazheve , romani modern priret t’i prishë rregullat tradicionale . Shpresh këto romane nuk kanë ndonjë subjekt të përcaktuar , anojnë nga shkrimet eseistike ose ato poetike , ndodh që koha të jetë e papërcaktuar dhe personazhet më teper sjellin ide , sesa portretizohen .

(Ky klasifikim vlen edhe për nevolën e tregimin.)

Gustav Majer Dhe Albanologjia

Kontributi i studiuesve gjermanë në studimet albanologjike

Shkolla gjermane, që ka arritjet më të suksesshme në fushë të albanologjisë dhe njëri prej studiuesve më të shquar nga kjo shkollë, Gustav Majeri, janë të lidhura ngushtë me fillimet e albanologjisë, me studimet e saj më të rëndësishme në të gjitha kohërat, me themelimin e albanologjisë si shkencë, dhe me shkallën më të lartë të studimeve të saj në ditët tona. Mund të thuhet kështu se: në shekullin XV, kur gjejmë veprën e parë për gjuhën shqipe ndër të huaj, një Fjalorth, që sado i vogël qoftë, e kemi trashëguar nga një udhëtar gjerman, Arnold von Harff (1497); për shkak se në shekullin XVI, në mesin e disa veprave të njohura që flasin për gjuhën shqipe dhe shqiptarët, gjendet edhe vepra e një studiuesi gjerman: Konrad von Gesner (1555); për shkak se, në shekullin XVII, veç të tjerash, kemi edhe një lutje në gjuhën shqipe, të cilën e ka botuar Andrea Muller (1680); për shkak se, në shekullin e XVIII njëri prej filozofëve më të mëdhenj gjermanë dhe evropianë të kohës së tij, Gottfried Wilhelm Leibnitz (1705-1715), është njëri prej popullarizuesve më të mëdhenj të prejardhjes së gjuhës shqipe, madje jo vetëm një herë dhe në një rast, por për mëse njëzet vjet me radhë. Read more

Prishtinë, konferencë shkencore për gjuhën shqipe

Prishtinë, 26 maj, NOA – Akademikë studiues dhe njerëz të letrave shqipe do të marrin pjesë nesër në një konferencë shkencore me temë Shqipja standarde dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj.

Referues në Konferencë dhe pjesëmarrës në debat do të jenë albanologë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe një numër albanologësh të huaj.

Referatin kryesor me titull Gjuha standarde mes dy frontesh do e mbajë akademiku Rexhep Qosja.

Takimi organizohet nga kolegji Iliria dhe Instituti për Kërkime dhe Shkencë i këtij kolegji. Aktiviteti do të nis në orën 11: 00 Hotel Grand në Prishtinë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë, krahas albanologëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe albanologëve të huaj, edhe përfaqësues të institucioneve shkencore , arsimore dhe të qarqeve akademike shqiptare.

Kumtesa të tjera do të mbajnë dhe Prof. Dr. Emil Lafe. Prof. Dr. Shefkije Islamaj, Prof. Dr. Agim Vinca, Prof. Dr. Shezair Rrokaj, Prof. Isa. Bajqinca, Prof. D.r Dieter Nehring, Prof. Dr. Qemal Murati

Synimi i konferencës është shqyrtimi i problemet kryesore me të cilat ballafaqohet sot gjuha standarde dhe sfidat kryesore që dalin para saj.

m.xh/NOA

Gramatika shqipe e 1710: A është vërtet ajo e para?

Sivjet mbushen 300 vjet nga Gramatika e parë e shqipes që i përket vitit 1710. Dorëshkrimi i saj ruhet në Bibliotekën e Manastirit të Grottaferratës, afër Romës. Informacionin e parë ër këtë gramatikë e pati dhënë studiuesi arbëresh Nilo Borxha, 83 vjet më parë, duke botuar në revistën “Diturija”(1927, nr.12) të Lumo Skëndos një shkrim me titull “Një gramatik’ e voglë e gjuhës shqipe, më 1710″. Artikulli është i shkurtër. Autori njofton se dorëshkrimi hyri në këtë bibliotekë në vitin 1923. Pas tij për këtë dorëshkrim shkruan, dikush më shumë e dikush më pak, G. Pettrota, M. Roku, J. Kastrati, Dh. S. Shuteriqi etj. Së fundi akademiku kosavar Rexhep Ismajli, pasi botoi në revistat shkencore ndonjë shkrim për këtë gramatikë, në vitin 1982 e botoi dorëshkrimin të plotë në Prishtinë, botim kritik, shoqëruar me studim e transkriptim.

Read more

Next Page »