Prishja e Gjuhës Shqipe nga “rinia e sotme” në Kosovë.
Po shkruaj këtë artikull në orën 02:45 të mëngjesit, thjesht i irrituar nga disa të rinjë që thënë të drejtën më kanë bërë të ndihem shumë keq kohëve të fundit. Siç e ceka artikulli është shkruar në mëngjes, andaj mund të gjeni gabime apo ndoshta edhe mos-renditje të mirë të fjalive.
Të gjithë e dijmë se Gjuha Shqipe ndahet në dy dialekte tosk dhe geg, dhe poashtu e dimë se ekziston edhe gjuha standarte, si urë lidhëse midis dy dialekteve. Të dy dialektet, si edhe gjuha standarte, janë mrekulli e vërtetë, dhe gjuha shqipe jo rastësisht konsiderohet nga ne gjuha më e ëmbël. P.sh. shqiptarët flasin anglisht, nuk ka popull tjetër pas anglezve që mund të theksoj më mirë këtë gjuhë se ne, dhe atë sepse është gjuhë e sistemuar shumë mirë. Por, ajo që “po e prish” kohëve të fundit gjuhën shqipe është rinia shqiptare në Kosovë. Më shumë në botën virtuale të internetit, por edhe në jetën e përditshme, hasen të rinjë të shumtë që e kanë deformuar tërësisht Gjuhën Shqipe, si në të folur, ashtu edhe në të shkruar.
Read more
Kur shterret gjuha
Londër, 1984. Bota është ndarë në tri shtete të mëdha, dy prej të cilave janë në luftë me njëri-tjetrin. Oqeania është shoqëria utopike, e qeverisur sipas parimeve të Socanglit, domethënë nga ideologjia e komunizmit anglez, e cila bazohet mbi autoritetin e pakundërshtueshëm të kreut karizmatik, Vëllai i Madh, që di gjithçka dhe është gjithkund. Sytë e tij janë telekamera që përgjojnë nëpër banesa, krahu i tij është psikopolicia, që ndërhyn sapo i lëvrin krimbi i dyshimit për ndonjë psikokrim. Ndërgjegjja e tij mbërrin të futet tek ajo e njerëzve të thjeshtë e u shkakton atyre ndjenja faji a tmerri sapo t’ua përshkojë mendjen ndonjë herez?. Gjithçka lejohet: të mendosh, kuptohet, nëse pajtohesh me mendimin e Socanglit; të dashurosh, nëse e bën në emër të vazhdimësisë së shoqërisë së përkryer; të dëfrehesh, nëse ndjek programet televizive të propagandës së Partisë.
Winston-i, “i fundmi njeri në Evropë”, dhe shoqja e tij përpiqen të mos humbasin dinjitetin si qenie njerëzore. Të fundosur tanimë në ideologjinë e Vëllait të Madh, ata përpiqen ta luftojnë atë nga brenda Partisë, por çdo rebelim kundrejt atij që ia del të kontrollojë vetëdijet, përfundon me disfatë.
Teza mbi ilirishten
Albanologu amerikan Eric Hamp prezanton “Studime krahasuese për shqipen” në konkursin për veprën më të mirë albanologjike. Vepra mbron tezën se shqipja është pasardhëse e ilirishtes
Në ditën e parë të konkursit për veprën më të mirë albanologjike u prezantua libri “Studime krahasuese për shqipen” i profesorit të Universitetit të Çikagos, Eric Pratt Hamp.
Botimi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është në kategorinë e kërkimeve gjuhësore ku jo gjithmonë mund të presësh të papritura shkencore. Vepra në fjalë, dhe sidomos referati gojor që mbajti Hamp, u vlerësuan nën zë dhe jo pa entusiazëm dje në Hotel Tirana. Ai argumenton origjinën ilirishte të shqipes.
Duke pasur parasysh përcaktimet jo të sakta qëjanë bërë mbi pozicionin e shqipes deri më sot ai kërkoi që të njihen këto gabime. Ajo që i serviret lexuesit në këtë botim është një studim i detajuar i gjuhës tonë në rrafsh krahasimtar, që përfshin gramatikën, studimet dialektore, historike, marrëdhëniet e saj me gjuhët fqinje, etj.
Read more