Folja
Folja është pjesë ligjëratës që shënon një veprim apo gjendje.
Në gjuhën shqipe ajo ka kategori gramatikore të mënyrës, kohës, vetës, numrit dhe diatezës.
Folje quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar.
Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe sende, po nuk dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollët u poqën, macja fle atëherë prej fjalës punon mësojmë se motra po kryen një veprim (punon), prej fjalës u poqën mësojmë se mollët pësuan diçka (u poqën), prej fjalës fle mësojmë se macja ndodhet në një gjendje të caktuar (fle). Fjalët punon, u poqën, fle janë folje.
Foljet kalimtare dhe jokalimtare Kalimtare quhen foljet veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër, d.m.th. që pranojnë një kundrinor: Beni çdo ditë lexon gazetën. Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta: Blerta çdo ditë vadit lulet. Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta: Iliri i hipi kalit. Ndodh që një folje të marrë njëkohësisht një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë, pra të jëtë njëkohësisht folje kalimtare e drejtë dhe e zhdrejtë Ia dhashë librin Zanës. Ia afrova Zanës tufën e luleve.
Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.: Agroni ecte i shqetësuar. Dje fjeta gjithë ditën.
Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si jokalimtare. për të gjetur se cilit grup i përkasin duhet parë se në ç’kuptim janë përdorur.
FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma , formën veprore dhe formën joveprore :
Forma veprore: laj, fshij, thaj Forma joveprore: lahem, fshihem, thahem
Veprore ( laj, fshij, thaj ) janë foljet që tregojnë se subjekti vepron ( laj fytyrën, fshij dhomën, thaj rrobat ) kurse joveprore foljet që tregojnë se subjekti pëson, d.m.th. i nënshtrohet veprimit të një tjetri (lahem nga dikush) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten).
Kohët e Foljeve
Kohët themelore të foljes janë e tashmja, e shkuara, e ardhmja.
E tashmja tregon diçka që bëhet tani. Fryn erë dhe bie shi.
E shkuara ka pesë nëndarje: e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e kryera që shprehin veprime të kryera para çastit kur flasim dhe më se e kryera dhe e kryera e tejshkuar që shprehin veprime para një çasti të caktuar të së shkuarës: Frynte erë dhe binte shi. Kishte fryrë erë dhe kishte rënë shi.
E ardhmja ka dy kohë të ardhmen dhe të ardhmen e përparme. E ardhmja shpreh një veprim që pritet të kryhet pas çastit kur flasim ose që do të kryhet në të ardhmen: Do të bjerë shi. E ardhmja e përparme shpreh një veprim që pritet të kryhet para një veprimi tjetër në të ardhmen: Kur do të ktheheni ju, unë do t’i kem mbaruar detyrat.
Përveç përdorimeve themelore kohët kanë edhe përdorime të tjera më të veçanta.
Kohët e foljeve janë: të thjeshta dhe të përbëra.
Të thjeshta janë e tashmja, e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e ardhmja. Ato formohen kryesisht me mbaresa që i shtohen foljes: mëso-j, mëso-n, mëso-j-a, mëso-je, mëso-v-a, mëso-v-e
Kohët e përbëra janë: e kryera ( kam mësuar ), më se e kryera ( kisha mësuar ), e kryera e tejshkuar ( pata mësuar ), e ardhmja e përparme ( do të kem mësuar ). Këto formohen me ndihmën e foljeve ndihmëse.
Mënyrat e Foljeve
Kuptimi i asaj që shprehet nga folja mund të paraqitet prej folësit në mënyra të ndryshme:
- si diçka e realizuar : Ne punuam. – si diçka e dëshirueshme, e pritshme: Të punojmë apo të mos punojmë. – si urdhër: Punoni! – si habi: Punuakan!
Trajtat e ndryshme që merr folja për të shprehur pikërisht këta kuptime quhen mënyra. Në gjuhën shqipe folja ka gjashtë mënyra: dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore.
Mënyra dëftore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të vërtetë ose reale, qoftë ky pohim, mohim ose pyetje:
Iliri po mëson. Iliri nuk po mëson. A po mëson Iliri ? Mënyra lidhore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçkaqë dëshirojmë ose presim të ndodhë
Po të punosh do të fitosh. Mënyra kushtore e paraqet kuptimin e shprehur të foljes si diçka të mundshme që varet (kushtëzohet) nga një veprim tjetër:
Po të punoje më shumë, do ta mësoje më mirë kompjuterin. Mënyra habitore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të papritur që shkakton habi:
Sa qënka rritur ! Ju mësokeni shumë ! Mënyra dëshirore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urimi ose mallkimi:
Shkofsh e ardhsh shëndosh ! U bëfsh njëqind vjeç ! Të raftë pika ! Mënyra urdhërore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urdhëri, kërkesë, këshillë:
Punoni më mirë. Mësoni më shumë. Dëftorja, lidhorja, kushtorja, habitorja, dëshirorja dhe urdhërorja kanë forma të veçanta për kohë dhe për veta të ndryshme të çdo numri.
Veç këtyre mënyrave ka edhe forma foljore të pashtjelluara të cilat nuk kanë as kohë as vetë as numër.
Format e pashtjelluara të foljeve janë: pjesorja, paskajorja, përcjellorja dhe mohorja: – pjesorja: punuar, mësuar, blerë, gjetur, tharë etj.;
Foljet kanë edhe një pjesore të shkurtuar e cila gjendet duke i hequr pjesores prapashtesën -r, -rë, -ur, -ë,: punua(r) – punua, bler(ë)- ble(rë), gjet(ur) – gjet thën(ë) – thën.
- paskajorja: për të punuar, për të mësuar, për të marrë etj.; – përcjellorja: duke punuar, duke mësuar, duke marrë etj.; – mohorja: pa punuar, pa mësuar, pa mësuar, pa marrë etj.;
Në këto trajta, ajo që shprehet nga folja nuk mund të paraqitet prej folësit në mënyra të ndryshme, prandaj ato nuk merren si mënyra.
Vetat dhe Numrat e Foljeve
Vetë e foljes quhet forma foljore që tregon se kush e kryen veprimin
(unë, ne, ti, ju, ai, ajo, ata, ato):
Veta I njëjës: unë punoj Veta II njëjës ti punon Veta III njëjës ai punon Veta I shumës: ne punojmë Veta II shumës: ju punoni Veta III shumës: ato punojnë
Numër i foljes quhet forma foljore që tregon se veprimi kryhet nga një ose më shumë qënie apo sende. Folja ka dy numra, njëjësin dhe shumësin: Unë punoj (Veta I njëjës) Ne punojmë (Veta I shumës)
Vazhdon…
Nje artikull te tille e kam kerkuar gjate, faleminderit stafit tuaj/
pershendetje
Doja te dija dicke mbi kundrinoret e drejte dhe te zhdrejte
Beni do te shkruajm pra edhe artikuj mbi kundrinoret e rinje, faleminderit per koment.
nje folje per klasen e 11 ma e mire jam ne gjakov
doja te dija dicka mbi foljet njevetore dhe pavetore
mund te me ndihmoje njeri
he pra
Foljet njevetore: qe mund te kenë një kryefjale te shprehur ose te nenkuptueshme.
Të tilla janë:
- foljet qe emertojne veprime karakteristike për kafshet dhe qe, si rrjedhim përdoren vetëm ne veten e tretë: kukarit (pula)
- foljet qe tregojnë dukuri atmosferike ose natyrore: bleron (livadhi etj)
- foljet e tipit: (s’më) besohet, (me) duket etj.
- disa folje kalimtare, si: di, lejoj, them etj.
- edhe foljet: jam, vij, shkoj, dal etj., ne shprehje te tilla: (s’) është mirë – më vjen mirë
Foljet pavetore: qe nuk kanë kryefjale te shprehur, as te nenkuptueshem.
Të tilla janë:
- disa folje ose shprehje foljore qe emertojne dukuri atmosferike: vetetin, bubullin etj.
- foljet me vlerë module: duhet dhe do
- folja kam ne veten e tretë njejes, kur përdoret me kuptimin e foljeve: ndodhet, ekziston.
- disa folje jokalimtare ne formë joveprore te shoqeruara ose jo me një pjesez mohimi. s’shkohet, s’rrihet etj.
shume mire per te gjithte nxenesit
ej po folja JAM eshte ne veprore apo joveprore….???
a mundni me me shkru nji tekst me folje te menurave te ndryshme
ju lutem
a mund te me tregoni fjli me folje
fjali
se nuk di ju lutem te me tregoni
nese me tregoni ju falemderoj shume…
hë a mund te me ndihmoj ndonje njeri a jo ju lutem shume …
Diana, një fjali me folje të krijosh është jashtëzakonisht lehtë. Një shembull shumë i thjeshtë do të ishte; Diana po lexon blogun abcshqip.com. Këtu lexon është folja e cila tregon veprimin që po bën Diana që në këtë rast je ti që luan rolin e kryefjalës.
jeni nje staf i mrekullueshem, me ndihmuat shume , ishte me te vertet nje artikull i vlefshem per mua
shum mir per nxenesit
doja te dija per ni tekst pa foljee…(*)heehh
doja te dija per nej tekst pa folje
hej a po me kallxoni a jo
jeni te merrekullueshem ju dua
doja te dija disa fjali me folje pavetore
kishin rene cfare lloj folje eshte pra fjalia e kompletuar eshte keshtu:KISHIN RENE ne te njejten gracke
Ju pershendes kaloni mirr
valla shum mir kto senn per njeriun qe sdin per foljet
ju pershendes shum bukur me pelqen foljet
Shkelqyeshëm…
shum thnx
edhe une e kam kerkuar gjate kete artikulll e falenderoj shume stafin tuaj
A MUND TE ME FORMONI DY FJALI ME RRETHANORE SHKAKU DHE DY FJALI ME RRETHANORE QELLIMI TE SHPREHURA ME FORME TE PASHTJELLUAR FOLJORE?
JU LUTEM ME DUEN PATJETER SOT!
DO MI TREGONI APO JO?
qka quajm emer
me pelqen shum bukur foljet me pelqejn shum
shkelqyeshem
Amund të më ndihmoni për gjuhën se 1 e kam
shaka japajm
sen nasell sen
JU FALEMINDERIT SHUM QE ME NDIHMUAT EDHE MUA TE GJITH
JU FALEMINDERIT TE GJITHEVE QE ME NDIHMUAT
qka kan dallim fjali mohore me fjalin pohore
kemi provim neser te lirimit di do njeri perafersisht ctema mund te bien
a mund te veni kohet e foljes veprore dhe joveprore sipas menyrave?
“Erdhe” a eshte folje?
A e dini qi une jo llud?!ahhahahahaahhahahhaaha Lud
Fjalia mohore dhe fjalia pohore kan dallim sepse fjalia mohore është kur mohon diqka p.sh.Besa nuk meson bukur.kjo fjali asht mohore kurse .Fjalia pohore është kur pohon per diqka p.sh:Besa lexon shum bukur. kjo fjali ësht pohore .
Folja JAM është folje ndimtare po ashtu edhe folja kam ësht folje ndimtare
a mund te me tregoni fjalit pa folje qysh duhet me shkru ne google
o a ban medit fjali mohor dhe pohore se shum te mira qenkan
Folja me qfar pyetje gjindet?
A mund te tregoni 3 fjali pohore dhe 3 mohore vetem shpejt ju lutem brenda disa minutave.
ky artikull ishte ok,ju lutem publikoni te tjere rreth kurrikulave
me pytjen pse???????
a ben tem tregoni fjali mohore dhe pohore
ju Lutem
Linda a me ndimon brenda disa minutaa ?
<3
unee po ii duu dooo fjaal me folje..
Une po i du do fjem me folje te ndryshme..
…
ne fillim e gjeta po nuk eshte ajo krejt qe dua :p
shum bukur i keni pershkru foljet bravo shkelqyshem
nese doni me ju nimu diqka me tregoni
nje pes va
rgesh
flm shum
mund te me tregoni dcka per foljet njevetore dhe pavetore
m duhenn disa fjalii pa foljee
cfare eshte morfologjia? ju lutem me ndihmoni
leoni si psh shkurt janar prill mars e hene
A mund ta ma shpjegoni pak diatezat e foljes?
Ju lutem!!!
a ka naj fjali
o daj se i kom per detyr shtepieee
qka osht kryefjala a mund te me tregoni
qka osht folja
dhe qka jan rrokjet
dua te di me shume gjera per kundrinorin e zhdrejte
e po edhe une nuk po di sen edhe pse ne klasen e 8 jam
hehe po baj hajgare se gjuhen shqipe ta di perfekte