Gjuha Shqipe - Letersia Shqipe

Grupet e zanoreve
Grupet e zanoreve

Shkruhen me -ie-

1. Emrat ku ky grup zanoresh ndiqet nga  bashkëtingëlloret : l,ll,r si dhe fjalët e formuara

diell,diellor,qiell,qiellor,Fier,fierak etj

* Fjalët e huaja :

kamarier , kuzhinier , dietë , karrocier , malarie , arie , arterie , mobilie etj

2. Foljet që marrin mbaresën -j menjëherë pas grupit -ie-

ziej , zien , ziejmë , zieni , ziejnë , zieja , ziekam , (kam) zier … përziej ; ndiej ….

*Por shkruhen me -je- :

zjeva , përzjeva , ndjeva ;

ndjenjë , i ndjeshëm , ndjeshmëri ,

parandjenjë , ndjesi;

të bjerë , të shpjerë , të shtjerë ;

bjermëni , bjerini , bjeruni ; shpjermëni.

3. Foljet ku grupi -ie- del në pozicion fundor , si në rastet :

bie, shpie, shtie (biem, bie, bien)

Shkruhen me -je- :

mjel, vjel, mbështjell, përcjell, nxjerr, djeg, pjek, rrjedh etj.

Shkruhen me -ia-/ -io-/ -iu- kur ky grup ndodhet zakonisht në trup të fjalës :

aviator , diagram , dialekt , elegjiak , gjenial ,

italian , material , specialist ; aviacion ,

bibliotekë , biografi , komision , violinë ;

stadium , akuarium etj .

*Por kur grupet e zanoreve -ia-/ -io-/ -iu- ndodhen në fillim të fjalës , ato shkruhen me j-:

jod , jon , jard , jurist , Jaltë , Jordani , Jupiter etj .

Fjalët që kanë grupet -aj- , -ej-, -oj-, shkruhen me -j- , kur këto grupe janë në trup të fjalës :

kombajnë , kombajner , Bajron , Kajro ;

volejboll , Cejlon , bojkotoj .

*Por shkruhen me -i kur grupet janë në fund të fjalës :

Havai , Broduei , Hanoi , Tolstoi etj

Shkruhen me -ua-:

a) emrat dhe mbiemrat :

ftua , grua , krua , thua , muaj , i huaj , i përmuajshëm etj .

b) foljet :

bluaj , duaj , quaj , shkruaj , shuaj , druaj etj .

Shkruhen me -ue- :

mësues , pastrues , veprues , i afrueshëm ,

i gëzueshëm , i papërtueshëm , i shoqërueshëm , i vazhdueshëm etj.

Kur takohen dy zanore të njëjta , ato shkruhen të dyja :

i paanshëm , i paafrueshëm , i paaftë ;

autoofiçinë , joobjektiv , joorigjinal ,

mikroorganizëm , kryeengjëll etj.

*Por kur bashkohet zanorja ë me një zanore tjetër , ë-ja bie :

bashkautor ( e jo bashkëautor),

gjysmerrisirë ( e jo gjysmëerrësirë),

kokulur (e jo kokëulur),

-Ndërsa kur fjala e parë është njërrokëshe , zanorja ë nuk bie ,

p.sh.: zëëmbël, i njëanshëm etj.

Teksti rrefimtar (letrar dhe joletrar)
Të rrëfesh do të thotë të tregosh një ose më shumë ndodhi të lidhura mes tyre në të cilat përfshihen persona, vende e situata .

Ndodhitë që tregohen mund të jenë:

Ndodhi të vërteta ose të paraqitura si të tilla, gjatë të cilave autori ka qenë vetë dëshmitar ose shkruan në bazë të të dhënave e dokumenteve që ka mbledhur nga të tjerët. Rrëfime të tilla joletrare lidhen me qëllim praktik, pra, e informojnë marrësin (lexuesin) për atë që ka ndodhur. Të tilla janë : udhëpershkrimi, biografia, autobiografia, shkrimi në formë dialogu, biseda, intervista, ditari, reportashi, kronika etj.

Ndodhi imagjinare, por të ngjashme e të paraqitura si të vërteta, në të cilat autori shfrytëzon në procesin e të shkruarit fantazinë e tij. Rrëfime të tilla letrare synojnë ta përfshijnë marrësin (lexuesin) në lojën e lirë të krijimit letrar.

1) Rrëfimi letrar (në prozë)

Proza artistike është e organizuar në një mënyrë më të clirët se poezia . Gjuha e prozës është mjaft e afërt me gjuhën e komunikimit të përditshëm . Fjalia nuk fillon me rend të ri, por vazhdon aty ku ka mbaruar fjalia e mëparshme . Shpesh kuptimi shprehet me shumë fjali, fraza të tëra, nganjëherë edhe me tekste të plota, me anë të te cilave arrihet te njësitë e prozës së gjatë (pjesët, krerët , vëllimet). Autori, që luan rolin e rrëfimtarit, rrëfen në vetën e tretë ose në vetën e parë (në ligjëratën e zhdrejtë). Fjalët e personazheve përbëjnë dialogun dhe monologun e prozës dhe jepen në ligjëratën e drejtë.

Mbi bazën e traditës së hershme dhe të mënyrës se si jane zhvilluar llojet e prozës në kohë, studiuesit i klasifikojnë ato në forma elementare dhe në forma të përbëra .

FORMAT ELEMENTARE

Në këtë grup futen krijimet që janë ruajtur në trajtën gojore dhe kanë përcjellë brez pas brezi përvojen popullore. Të tilla jane: legjenda ose gojëdhena, miti, përralla, fabula, anekdota, fjalët e urta etj.

FORMAT E PERBERA

Në këtë grup futen format e kultivuara dhe më të rëndësishme të prozës, të cilat janë zhvilluar më vonë. Të tilla janë : romani, novela , tregimi .

2) Llojet e prozës

Në varësi të temës dhe të problematikave që trajton, romani është disa llojesh :

historik,shoqëror , erotik , psikologjik , filozofik , fantastik , fantastiko-shkencor , fantastiko-filozofik etj.

Në varësi të tonit të shkrmit romani mund të jetë : sentimental , humoristik , satirik , didaktik etj.

Në varësi të përmbajtjes dhe mënyrës se si shtjellohet ajo, romani realist dallon nga romani modern . Nëse i pari ka një rrjedhë të natyrshme të ngjarjeve dhe karakterizim të plotë të personazheve , romani modern priret t’i prishë rregullat tradicionale . Shpresh këto romane nuk kanë ndonjë subjekt të përcaktuar , anojnë nga shkrimet eseistike ose ato poetike , ndodh që koha të jetë e papërcaktuar dhe personazhet më teper sjellin ide , sesa portretizohen .

(Ky klasifikim vlen edhe për nevolën e tregimin.)

Ajo pikëpyetja e madhe me emrin William Shakespeare
Si ka mundësi që monumenti funebër i Shakespeare, një skulpturë që  paraqet një tregtar me një thes grurë ndër duar, është transformuar,  rreth një shekull pas vdekjes së tij, në mënyrë që të dukej si ai i një  shkrimtari që mban me të djathtën një penë?

Ajo pikëpyetja e madhe me emrin William Shakespeare

Kush qe në të vërtetë poeti i madh anglez?

Si  ka mundësi që monumenti funebër i Shakespeare, një skulpturë që paraqet  një tregtar me një thes grurë ndër duar, është transformuar, rreth një  shekull pas vdekjes së tij, në mënyrë që të dukej si ai i një shkrimtari  që mban me të djathtën një penë prej pende pate? Si ka mundësi që ai  nuk i mësoi së bijës as të lexojë e as të shkruajë, aq sa të detyronte  që të firmoste me kryq, siç bënin analfabetët totalë, pikërisht ai që  ishte shkrimtari më i madh i Anglisë i kohës së tij (dhe i çdo kohe)? Si  ka mundësi që nuk ka mbetur asnjë gjurmë e studimeve të tij në  Universitetin e Oxford, atë të Cambridge apo pranë çdo universiteti  tjetër anglez të kohës së tij? Si ka mundësi që nuk kanë mbetur as  gjurmë të caktuara dhe të dokumentuara të qëndrimit të tij 20-vjeçar  londinez, as të aktivitetit të tij si aktor apo komediograf, nga ana e  bashkëkohësve të tij? Dhe si ka mundësi që askush nuk e ka shkruar  elozhin funebër të tij, kompozuar një sonet në kujtim të tij apo  regjistruar vdekjen e tij në veprat historike të fillimit të  Gjashtëqindës angleze? Dhe si ka mundësi që nuk ka lënë në testament  qoftë edhe një libër të vetëm dhe nuk ka dhënë udhëzime për të ardhurat e  ardhshme të 20 veprave akoma të pabotuara që mbanin emrin e tij? Pse  një njeri i nivelit shpirtëror të tij kishte ngritur padi kundër  bashkëfshatarëve, që i detyroheshin shuma parash tejet modeste,  pothuajse të papërfillshme dhe pse arriti që të avancojë propozimin e  urryer për të zhdukur kullotat e përbashkëta, mbështetje e vetme të  familjeve më të varfra, propozim që u refuzua nga administrata vendore e  Stratford-on-Avon?Duhej të jesh i guximshëm për të dyshuar këdo  që nuk është aq i mbushur me paragjykime, për të konsideruar një lloj  krimi kundër autoritetit ngritjen e disa pikëpyetjeve lidhur me  biografinë e Shakespeare dhe marrjen në shqyrtim të mundësisë se nuk  është djali i një dorezabërësi nga Stratford-on-Avon autori i vërtetë i  veprave që janë me emrin William Shakespeare, të cilat sigurisht që i  përkasin një personaliteti artistik me staturë gjiganteske. Po a keni  provuar që ta cekni problemin me një anglez, sidomos me një pedagog  letërsie?

Menjëherë do ta shikonit bashkëbiseduesin tuaj që të  ngrihej i fyer dhe me nxitim në emër të krenarisë kombëtare të fyer:  Sikur të mos ishte e ligjshme për asnjë njeri që të avanconte rezerva të  asnjë lloji mbi emrin e perlës më të ndryshme të këtij materiali  letrar, që shkëlqeu gjatë mbretërimit të Elisabetës së “Madhe” (tjetër  personazh me madhështi njëlloj të diskutueshme, por njëlloj e  glorifikuar nga historianët anglezë, në pikën që të bëhet pak a shumë e  paprekshme nga çdo hije kritike)…

Përgatiti: ARMIN TIRANA

Historianet: ”E kemi sajuar Greqinë e lashtë”
Një grup historianësh të njohur mbajtën  një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave tek National Geographic  Society, për të deklaruar se e kanë “fabrikuar krejtësisht” Greqinë e  lashtë, një kulturë që prej një kohe të gjatë mendohej se ishte baza  intelektuale e qytetërimit perëndimor.Grupi pranoi se ideja e një  shoqërie të sofistikuar dhe në lulëzim që ekzistonte në Greqi më shumë  se dy mijëvjeçarë më parë ishte e gjitha një sajesë e krijuar nga një  ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh që  punuan pa ndërprerje në periudhën mes viteve 1971 dhe 1974 për të  “krijuar” dokumente dhe sende “greke”.

“Sinqerisht, asnjëherë nuk e mendonim që gjërat do të shkonin kaq larg”,  deklaroi Profesor Gene Haddlebury, i cili është ofruar që të japë  dorëheqjen nga pozicioni i tij si kryetar i Studimeve Helenistike në  Universitetin e Georgetown.

“Ishim të rinj dhe përpiqeshim të çonim  përpara karrierat tona, kështu që nisëm të sajojmë: Homeri, Aristoteli,  Sokrati, Hipokrati, leva dhe boshti, retorika, etika, të gjithë llojet e  kolonave – gjithçka. Sigurisht shumë më tepër gjëra nga sa do të kishte  qenë në gjendje të krijonte një qytetërim i vetëm”. Sipas Haddlebury,  ideja e sajimit të një kulture të lashtë erdhi kur ai dhe akademikë të  tjerë kuptuan se nuk e kishin fare idenë se çfarë kishte ndodhur në fakt  në Europë në periudhën 800 vjeçare përpara epokës së krishterë. Të  frustruar nga hendeku që ekzistonte në të dhënat dhe duke parë që  arkeologët nuk po ndihmonin aspak, ata ua paraqitën problemin kolegëve  që në atë kohë ishin duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë për të  shpjeguar gjëra të tilla si astronomia, kartrografia dhe  demokracia.Brenda pak orësh u lind qytetërimi më i madh dhe më me ndikim  i të gjithë kohëve. “Një natë, dikush bëri shaka dhe tha sikur të  marrim të gjithë këto ide, t’i bëjmë bashkë dhe të themi që grekët  kishin bërë gjithë këto 2000 vjet mëparë”, tha Haddlebury. “Kështu  rodhën gjërat njëra pas tjetrës dhe pa e kuptuar as vetë ne mbërritëm  tek gjithçka, që nga përpjestimi i drejtë e deri tek Iliada”. “Dhe meqë  ra fjala, ishte një tmerr i vërtetë ta shkruaje atë”, vazhdoi ai, duke  iu referuar poemës epike që besohet se ka hedhur themelet e traditës  letrare të Perëndimit. “Por gjithësesi, na eci”. Përreth të njëjtës  kohë, një kurator në institutin Smithsonian kërkoi ndihmën e Haddleuryt:  Muzeu kishte marrë një donacion të majmë për të krijuar një ekspozitë  mbi botën e lashtë “por faktikisht nuk kishte shumë gjëra për të  vendosur aty”. Historianët iu futën menjëherë punës, duke falsifikuar me  shpejtësi prova të një qytetërimi që – i plotësuar me poetët dhe  filozofët e tij, perënditë dhe heronjtë – do të bëhej më vonë pika  qendrore e librave shkollorë, arsimit në kolegje dhe fushave të tëra të  shkencave njerëzore.

Emily Nguyen-Whiteman, një prej akademikeve të reja, shpjegoi se e  gjithë arkitektura e lashtë greke bazohej në ndërtesa në Uashignton,  duke përfshirë edhe një bankë që ndodhej matanë rrugës përballë kafenesë  ku “ata ishin mbledhur për të rrahur idetë mbi mitologjinë e të tjera  si këto”.

“Zgjodhëm Greqinë, sepse kuptuam se  askush nuk do të shkonte atje dhe të kontrollonte”, tha ajo. “E keni  parë ndonjëherë atë vend? Është si një varr i braktisur i mbushur me  mace”. Ajo shtoi: “Por, ishte e pashmangshme që njerëzit të fillonin të  kërkonin nga këto gjëra ‘të lashta’ dhe pa kaluar shumë kohë u gjenda në  Athinë gjatë gjithë verës duke ndërtuar Partenonin për të fshehur  gjurmët”. Nguyen-Whiteman pranoi se asaj iu ngarkua edhe detyra që të  ndryshonte dokumentet që varionin nga Biblat e hershme deri tek shkrimet  e Tomas Xhefersonit, për të pasqyruar një ndikim të Greqisë së lashtë –  një detyrë që përfshinte gjithashtu krijimin, nga hiçi, të një gjuhe të  bazuar në greqishten moderne dhe që mund të kapërdihej me lehtësi si  paraardhësja e saj e lashtë.Historianët u thanë gazetarëve se dise prej  ideve të ashtuquajtura greke ishin në fakt të huazuara nga romakët. Por  për të tjerat ata thanë se ishin ide që i kishin sajuar vetë.  “Gjeometria? Ishte gjithçka ide e Kevin”, tha Haddlebury, duke iu  referuar ish-studentit të sapodiplomuar në atë kohë, Kevin Davenport.  “Ai djalë ishte i papërmbajtshëm në ato kohë. Në fakt, po ta mendosh sot  mësojnë gjeometrinë Davenportiane në shkollat e mesme, që sigurisht e  quajnë gjeometria Euklidiane”. Në një deklaratë ku shprehen se kërkojnë  falje për këtë gënjeshtër të madhe me temë lashtësinë, historianët  shprehën shpresën se vepra e tyre do të mbijetojë për meritë të vet. “Do  të ishte turp të shihnim njerëzimin të braktiste arritje të tilla si  heliocentrizmi dhe veprat e Eskilit, vetëm për shkak të origjinës së  tyre”, thuhej në deklaratë. “Veç kësaj, kemi disa gjëra zhgënjyese për  t’iu thënë në lidhje me piramidat, veprat e Leonardo Da Vincit,  penicilinën, internetin, metodat shkencore, filmat dhe qentë”.

burimi

Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptaret
Vite të shkuara, që në rininë e tyre, dy nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, kanë pohuar, apo këtë edhe e kanë shkruar se, secili në llogarinë e tij, kishin pasur për një kohë të gjatë si objektiv shkrimin e një libri, që të kishte si personazh qendror Miguel Servantesin, autorin e “Don Kishotit”. Sipas të dy shkrimtarëve, ata e kishin ushqyer një ide të tillë menjëherë sapo kishin mësuar, se spanjolli i famshëm, në rininë e tij, ishte marrë peng nga një pirat i famshëm i Mesdheut, që ishte shqiptar, pra i së njëjtës racë me ata vetë si dhe me gjithë bashkë-atdhetarët e tyre.

Duke shkuar edhe më shumë se kaq, rreth dhjetë vjet më parë, përgjatë një fjalimi të improvizuar në një konferencë, në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës, Ismail Kadare, duke përcjellë pandehmat e një folkloristi shqiptar, thotë se Servantesi ka të ngjarë të jetë mbajtur peng në një zonë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke nënkuptuar Ulqinin, dhe se historitë e një robi spanjoll shumë të ditur, për të cilin u pagua një sasi e madhe parash, që të fitonte lirinë, rrëfehen edhe sot e kësaj dite.Këto këmbëngulje të Kadaresë duket se përforcohen nga gojëdhëna, sipas të cilave, gjatë kohës që u mbajt peng si skllav në Ulqin, Servantesi, emri i të cilit mund të jetë trashëguar nga shqiptarët në format “Servet, apo Sarvet”, ra në dashuri me një femër, kujtimin për të cilën e përjetësoi vite më pas në librin “Don Kishoti” me emrin Dylqinë, pra një emër i ngjashëm me emrin e qytetit Ulqin.

Dhe që këto pandehma të mos bien përtokë, ka edhe një tjetër detaj, edhe më të besueshëm, që thotë se në Ulqin, ka ende një lagje që quhet “Lagjia e skllevërve”.

Në këtë pikë, kurioziteti i çdo fansi apo lexuesi të rregullt të shkrimtarëve tanë të shquar, shkon në limit. Ka pyetje që lindin dhe imagjinatë që futet në punë. Më tej, gjetja në historinë e largët apo edhe të afërt të paraardhësve-shembuj të forcës ekstreme, i përsillet rrotull krenarisë, porse shpejt ndjenja kthehet në brejtje të ndërgjegjes, kur përballë vihen një pirat shqiptar kokëshkretë dhe një rob spanjoll i zgjuar, që më pas do njihej në gjithë botën…

Por ç’thotë për këtë ngjarje të vjetër historigrafia, që gjithsesi në vitet 1500 pas Krishtit shkruhej pothuaj e plotë për të mbërritur në kohën tonë me pak humbje? Ishte vërtet shqiptar njeriu që mbajti peng autorin e ardhshëm të Don Kishotit, apo jo? Një ngjarje të tillë, pikërisht pengmarrjen për pesë vite me radhë të Miguel Servantesit e ka trajtuar edhe një historiane e njohur hispanike, Maria Antonia Garces në librin e saj “Servantesi në Algjer, një përrallë robërie”, botuar kohët e fundit.

Autorja që ka shfletuar pothuaj të gjithë trashëgiminë arkivore për të ndërtuar këtë libër historik, shpjegon se Servantesi është mbajtur peng vetëm në Algjer, sot kryeqytet i Algjerisë, një zonë që kontrollohej nga otomanët. Pra në asnjë rast historia e Sevantesit nuk ka lidhje me Ulqinin, gjithsesi lidhja me rracën e shqiptarëve mbetet. Pasi autorja shkruan se është e vërtetë që Servantesi u kap dhe u mor peng nga një pirat shqiptar i quajtur Arnaut Mami. Po kështu, në të njëjtin punim, autorja sqaron se më pas, për pesë vjet autori i ardhshëm i “Don Kishotit” u bë pronë e një tjetër pirati dhe më tej u ble përfundimisht nga vetë pashai i Algjerit. Por si e ka ndërtuar në librin e saj këtë pjesë të historisë kjo autore?

Duhet marrë parasysh se në këto kohëra, në vitet 1500, në Mesdhe përballeshin me gjithë forcën ushtarakisht dy qytetërime, ai evropian me atë otoman. Luftime të ashpra zhvilloheshin në tokë por edhe në det, ku Mbretëria e Spanjës që zotëronte një nga flotat më të fuqishme, kishte rol parësor. Ofensiva otomane kishte bërë përparime në Afrikën e Veriut, duke vënë nën zotërim, në vitin 1517, edhe qytetin e Algjerit, që ishte fare pranë portave jugore të Europës, ndërkohë që beteja të fuqishme detare kryheshin ende për zotërimin e disa ishujve të Mesdheut, kryesisht grekë.

Historia …

Historia thotë se Miguel de Servantes Saavedra, fëmija i katërt një mjeku, fillimisht regjistrohet në marinën tregtare spanjolle, por shpejt flota që e paguante përfshihet në njësitë luftarake. Servantesi i ri shkëlqen si ushtarak. Ai plagoset tri herë në fushatat kundër otomanëve, më rëndë në betejën me shumë rëndësi historike të Lepantos, një nocion gjeografik në Gjirin e Korintit, në Greqi.

Pas pesë vitesh shërbim, atë e lejojnë të kthehet në atdhe, në Spanjë. Për shërbimet e tij të vyera ndaj kombit, Servantesi sapo ishte graduar “soldato aventajado” në shqip “ushtar elitar” dhe në kthim kishte me vete edhe 2 letra për Mbretin Filip II të Spanjës.

Të dyja letrat, që Servantesi i ruante me kujdes, kishin vlerën e rekomandimit, me qëllim që mbreti të çmonte atë që ai kishte bërë në luftë. Për fat të keq, pikërisht këto rekomandime, jo vetëm që nuk do i vlenin aspak Servantesit, por do e fusnin në ngatërresa e vështirësi, të cilat do i ndryshonin krejt rrjedhën e jetës, duke e bërë të niste të shihte botën me një sy krejt tjetër.

Gjatë javës së parë të shtatorit të vitit 1575, ushtari elitar Servantes imbarkohet në Napoli të Italisë në anijen “Sol” bashkë me të vëllanë Rodrigo. “Sol” ishte një nga pesë anijet e flotës Spanjolle që duhet të mbërrinin në Barcelonë nën komandën e Don Sancho Leivës. Por, tri ditë më pas, një stuhi godet anijet dhe vetëm tri prej tyre mbërrijnë në destinacion. Anija “Sol” nuk ia del mbanë. Për më keq akoma, më 26 shtator, pranë bregdetitë të Marsejës, kjo anije sulmohet nga piratët.

Kapedani i anijes pirate ishte një shqiptar i frikshëm, që quhej “Arnaut Mami”, emri i të cilit ndërkohë ishte bërë i famshëm në gjithë Mesdheun. Ndërsa mëkëmbësin e tij me origjinë greke e quanin Dali Mami, një emër pak i habitshëm për një grek, të cilin të gjithë kundërshtarët e epitetonin “renegat” apo “tradhtar”. Kjo sepse, sipas tyre, ai ishe rreshtuar në anën e armiqve, në anën e pushtuesve, duke e harruar se në vena i rridhte gjak ortodoks.

Gjithsesi, para se të binin në duar të piratëve, ushtarët spanjollë luftuan me trimëri dhe shumë prej tyre, përfshirë kapitenin, u vranë. Ata që mbijetuan u morën peng dhe të lidhur këmbë e duar dhe u transportuan në brigjet algjeriane.

Letrat që Servantesi kishte me vete i bënë piratët të besonin se ai ishte një njeri i rangut të lartë, për kokën e të cilit mund të jepej një shumë e madhe të hollash. Në të kundërt, i vëllai, Rodrigo, që u konsiderua si ushtar i thjeshtë, iu dha si shërbëtor zotëruesit të Algjerit, Ramadan Pashës. Vetë Servantesi ra në duart e renegatit grek, Dali Mami.

Pra historiografia thotë se që nga ky moment në jetën e Servantesit nuk ka më një pirat shqiptar. Gjithsesi sërish historia e ka të shkruar dhe të pandryshuar tashmë, se ishte pikërisht një pirat shqiptar ai që kapi në det Servatnesin duke i privuar lirinë për 5 vjet me radhë. Duket, në llogaritë e veta, për ta konvertuar këtë lidhje të shkurtër e të pazakontë të fatit të Servantesit me atë të një shqiptari, shkrimtari Dritëro Agolli ka pasur në plan ta tejkalojë në kohë, duke sajuar një kontakt edhe më të gjatë.

Por le të kthehemi tek historiografia spanjolle…

Që Servantesi të lihej i lirë, shuma që duhet t’i paguhej në dorë piratit Dali Mami fiksohet njëherë e përgjithmonë në shifrën 500 escudo të arta, që ishte vërtet marramendëse për kohën. Këtu nis edhe kaluari i vuajtjeve të Miguel Servantesit, madje pohohet se mbajtja peng për pesë vite me radhë ka ndikuar shumë tek ai si një eksperiencë tejet traumatike.

Shpirti rebel i Servantesit nisi të shfaqej vetëm pak kohë pas marrjes peng, në janar apo shkurt 1576. Servantesi bind një banor të fisit “Moor” të shkretëtirës dhe arratiset duke bërë katërqind kilometra rrugë nëpër dunat e Saharasë për të arritur fortesën më të afërt spanjolle të quajtur “Oran”. Por nuk ia del. Vendasi që e ndihmoi e tradhton. Servantesi kapet nga fiset Berbere dhe i kthehet pronarit të vet. Për pasojë, Dali Mami e keqtrajton dhe i shton rojet. Kthimin e tij gjallë nga shkretëtira, në çdo kohë e kanë quajtur një mrekulli.

Në vazhdim Servantesi tenton të arratiset edhe të paktën tri herë të tjera. Në një rast, në shtator 1577, ai fut në lojë spanjollët, që dërgojnë natën një anije për ta tërhequr bashkë me disa pengje të tjerë. Por dikush i tradhton. Ushtarët i gjejnë, Servantesin dhe të tjerët, të futur në disa guva në bregdet dhe i shtrëngojnë që të dalin që andej.

Sot e kësaj dite këto guva në Algjer quhen “Guvat e Servantesit”. Pas ngjarjes, Servantesi, me kurajë, merr përsipër të gjithë organizmin e arratisjes. Për këtë dënohet me vdekje. Ishte koha kur dënimet për arratisjet ishin të pashembullta.

Por në të kundërt, trimëria e Servantesit në këtë rast shpërblehet. Vetë Hasan Pasha, kur dëgjon për kurajën e spanjollit të pamposhtur, ja fal jetën, madje shkon edhe më tej duke ia blerë pengun piratit Dali Mami kundrejt shumës së fiksuar që në fillim, 500 eskudo të arta. Në këtë pikë shkëputet edhe lidhja e Servantesit me piratin grek Dali Mami.

Më 29 maj 1580 dy priftërinj, ndërmjetës të familjes së Miguel Servantesit, mbërrijnë në Algjer. Por zotëruesi i qytetit refuzon të pranojë më pak se 500 escudo të arta në këmbim të spanjollit. Gjithsesi, priftërinjtë nuk tërhiqen dhe pjesën tjetër të të holave e sigurojnë nga tregtarët kristianë të Algjerit. Përfundimisht, Servantesi fioi lirinë pasi të hollat u paguan një më një dhe më 19 shtator 1580 u nis për Spanjë.

Historia tjetër interesante …

Në përfundim, nuk mund të lihet pa përmendur edhe një tjetër histori interesante që thotë se pak muaj pas lirimit dhe mbërritjes në Spanjë, Servantesi përfshihet edhe në një tjetër aventurë me piratin shqiptar që e mori peng. Këtë radhë ai thirret nga Mbreti Filip i Dytë i Spanjës, të bëjë rolin e një ndërmjetësi për këmbim pengjesh.

Pengu që duhet të shpëtohej dhe që mbahej edhe ai në Algjer, ishte një doktor i shquar, i quajtur Antonio De Soza. Ndërsa njeriu që duhet të lirohej për këmbim ishte pikërisht pirati i tmerrshëm shqiptar, Arnaut Mami, që ndërkohë ishte kapur e mbahej në burg në Kastelnovo të Napolit.

Ajo që dihet, dhe që e shkruan edhe historiografia, thotë se lirimi i dy të burgosurve u krye fund të vitit 1580. Ndërsa ajo që nuk dihet është nëse të dy, spanjolli dhe shqiptari, kanë mundur ose jo, të kenë një kontakt të fundit ballë për ballë, një këmbim përshëndetjesh kalorësiake si mirënjohje për vlerën e njëri-tjetrit, apo qoftë ca vështrime urrejtjeje, mes dy njerëzve të dy kampeve kundërshtare për vdekje, në këtë epokë të historisë.

Krejt çuditshëm, në vitet e ardhme, Servantesin si shkrimtar nuk e bëri të famshëm historia e pesë viteve të tij peng, krejt e thjeshtë për t’u sjellë me të gjitha ngjyrat e saj, por një tjetër, aspak e ngjashme, ajo e Don Kishotit, një kalorësi jashtë kohës, që i humb të gjitha betejat, por jo ato brenda shpirtit të tij. Një trill që ngjan shumë edhe me faktin se edhe dy nga shkrimtarët më njohur shqiptarë, Kadareja dhe Agolli, në asnjë kohë nuk u ulën të shkruajnë historinë e pengmarrjes së Servantesit nga një pirat shqiptar.

Por nga ana tjetër, Dritëro Agolli, sikur të ecte sipas mënyrës përzgjedhëse të Miguel Servantesit, në vitin 1972 publikoi librin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, duke realizuar figurat e papërsëritshme të Zylos dhe Demkës. Një duet personazhesh kryesorë, sjellja e të cilëve u ngjan shumë veprimeve të Don Kishotit dhe Sanço Pançës, këtë radhë të vendosura me saktësi mjeshtërore në terrenin shqiptar, madje në një periudhë kohore kur regjimi komunist ishte shtruar këmbëkryq duke dhënë sinjale jetëgjatësie…

http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/10132/Servantesi-dhe-historia-e-lidhjes-me-shqiptaret