Teksti Pershkrues

Teksti pershkrues eshte ai lloj teksti me ane te te te cilit pershkruhen dukuri e peisazhe, objekte e mjedise, qene te gjalla (njerez e kafshe). Ndonese perbrenda ketij teksti ka elemente rrefimtare, funksioni I tij themeloro eshte pershkrimi . Te pershkruash do te thote te tregosh cilesi e karakteristika per te krijuar nje imazh sa me te qarte te objektit qe pershkruhet . Perdorimi I larmishem I mbiemrave eshte nje nga elementet me te dukshme te pershkrimit .

Pershkrimi objektiv 

Ne kete lloj pershkrimi autori e pershkruan dukurine ne menyre objective :

  • jep informacione e te dhena te sakta ;
  • nuk shpreh pershtypje apo opinione vetjake;
  • ka qeilllim vetem ta informoje lexuesin.

Pershkrimi subjektiv

Ne kete lloj pershkrimi autori e pershkruan dukurine ne nje menyre subjective:

  • e paraqet dukurine nga kendveshtrimi I tij;
  • shpreh pershtypje dhe opinione vetjake;
  •  pervecse te informoje, kerkon te ngjalle te lexuesi emocione te ngjashme me ato qe i provon vete.

Teksti udhezues-urdherues

Ky tekst na udhezon per nje sjellje te caktuar . Ai tregon ndalime, detyrime, norma per t’u respektuar ose procedura per t’u ndjekur; perdoret ne libra te tipit udhezues, rregullore, ligje, qarkore, keshilla etj.

Teksti informative-shtjellues

Ky lloj teksti paraqet informacione te vlefshme per tu kuptuar ose njohur dicka; shtjellon informacione mbi situate, ngjarje ose persona; perdoret ne vepra enciklopedike, vepra shkencore, tekste shkollore, permbledhje, referate, shkresa, leksione, lajmerime, njoftime etj.

Teksti argumentues

Teksti argumentues ka per qellim qe nepermjet argumenteve dhe fakteve te sjella, ta binde lexuesin per nje problem te caktuar; perdoret nee se, kryeartikuj, fjalime politike ose propagandistike, ligjerata etj .

Tekstet Joletrare

Tekstet joletrare i perdorim perdite ne mardheniet e zakonshme shoqerore . Ato na ndihmojne :

  • per t’u informuar e per t’u ndier pjesetare te shoqerise ne te cilen jetojme (per kete lexohen gazetat, revistat etj.) ;
  •  per te ditur se si e kur duhet te beje dicka (per kete lexohen instruksionet – udhezuesit – e perdorimit te makinerive e te pajisjeve , oraret e trenave , te avioneve , programet televizive etj.) ;
  • per te mesuar, per te pasuruar kulturen vetjake ose per te thelluar njohjet tona ne ndonje fushe te caktuar (per kete lexohen tekste mesimore , enciklopedi, vepra studimore , ese etj.) .

Teksti rrefimtar (joletrar)

Udhepershkrimi – eshte nje lloj i vecante I te shkruarit , ku nderthuret shkrimi publicistik me shkrimin letrar . Pervecse autori sjell fakte dhe dokumente konkrete , ai pershkruan mbresa te udhetimeve te tij duke nxitur kersherine e lexuesit per vende e njerez me zakone te ndryshme .

Reportazhi – eshte nje lloj shkrimi letraro-publicistik (I ngjashem me udhepershkrimin). Ne kete shkrim gershetohen faktet reale me pershtypjet subjective per nje dukuri , ngjarje ose veprimatri njerezore . Ne shkrimin e reportazhit autori ngre nje problem dhe jep mesazhin e tij nepermjet sugjerimeve te veta .

Kronika – eshte nje tekst ku shtjellohen ngjarje te verteta njera pas tjetres , sipas kohes kur kane ndodhur . Skema e kronikes mbeshtetet ne keto pytje themelore : Cfare? ,Kush? , Ku? , Kur? , Pse? Dhe Si?

Autobiografia – teksti autobiografik jep informacione per jeten e personit te shkruar nga ai vete. Ku lloj teksti mund te shkruhet per nje moment kyc te jetes ose perfshin gjithe jeten e individit . Autobiografia shkruhet pergjithesisht ne veten e pare .

Biografia – teksti biografik jep te dhena per jeten e nje njeriu te rendesishem , per te cilin lexuesi ka interest e vecante . Ky

Ismail Kadare

Ismail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Asim Zeneli”. Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin “Gorki” të Letërsisë Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën “Drita”, pastaj drejtoi revistën “Les letres albanaises”. Së fundi punonte në profesion të lirë. I.Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve ’60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.

POEZIA E KADARESË

Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli.

Grupet e zanoreve

Grupet e zanoreve

Shkruhen me -ie-

1. Emrat ku ky grup zanoresh ndiqet nga  bashkëtingëlloret : l,ll,r si dhe fjalët e formuara

diell,diellor,qiell,qiellor,Fier,fierak etj

* Fjalët e huaja :

kamarier , kuzhinier , dietë , karrocier , malarie , arie , arterie , mobilie etj

 

2. Foljet që marrin mbaresën -j menjëherë pas grupit -ie-

ziej , zien , ziejmë , zieni , ziejnë , zieja , ziekam , (kam) zier … përziej ; ndiej ….

 

*Por shkruhen me -je- :

zjeva , përzjeva , ndjeva ;
ndjenjë , i ndjeshëm , ndjeshmëri ,
parandjenjë , ndjesi;
të bjerë , të shpjerë , të shtjerë ;
bjermëni , bjerini , bjeruni ; shpjermëni.

 

3. Foljet ku grupi -ie- del në pozicion fundor , si në rastet :

bie, shpie, shtie (biem, bie, bien)

 

Shkruhen me -je- :

mjel, vjel, mbështjell, përcjell, nxjerr, djeg, pjek, rrjedh etj.

 

Shkruhen me -ia-/ -io-/ -iu- kur ky grup ndodhet zakonisht në trup të fjalës :

aviator , diagram , dialekt , elegjiak , gjenial ,
italian , material , specialist ; aviacion ,
bibliotekë , biografi , komision , violinë ;
stadium , akuarium etj .

*Por kur grupet e zanoreve -ia-/ -io-/ -iu- ndodhen në fillim të fjalës , ato shkruhen me j-:

jod , jon , jard , jurist , Jaltë , Jordani , Jupiter etj .

 

Fjalët që kanë grupet -aj- , -ej-, -oj-, shkruhen me -j- , kur këto grupe janë në trup të fjalës :

kombajnë , kombajner , Bajron , Kajro ;
volejboll , Cejlon , bojkotoj .

*Por shkruhen me -i kur grupet janë në fund të fjalës :

Havai , Broduei , Hanoi , Tolstoi etj

 

Shkruhen me -ua-:

a) emrat dhe mbiemrat :

ftua , grua , krua , thua , muaj , i huaj , i përmuajshëm etj .

b) foljet :

bluaj , duaj , quaj , shkruaj , shuaj , druaj etj .

 

Shkruhen me -ue- :

mësues , pastrues

Teksti rrefimtar (letrar dhe joletrar)

Të rrëfesh do të thotë të tregosh një ose më shumë ndodhi të lidhura mes tyre në të cilat përfshihen persona, vende e situata .

Ndodhitë që tregohen mund të jenë:

  • Ndodhi të vërteta ose të paraqitura si të tilla, gjatë të cilave autori ka qenë vetë dëshmitar ose shkruan në bazë të të dhënave e dokumenteve që ka mbledhur nga të tjerët. Rrëfime të tilla joletrare lidhen me qëllim praktik, pra, e informojnë marrësin (lexuesin) për atë që ka ndodhur. Të tilla janë : udhëpershkrimi, biografia, autobiografia, shkrimi në formë dialogu, biseda, intervista, ditari, reportashi, kronika etj.
  • Ndodhi imagjinare, por të ngjashme e të paraqitura si të vërteta, në të cilat autori shfrytëzon në procesin e të shkruarit fantazinë e tij. Rrëfime të tilla letrare synojnë ta përfshijnë marrësin (lexuesin) në lojën e lirë të krijimit letrar.

1) Rrëfimi letrar (në prozë)

Proza artistike është e organizuar në një mënyrë më të clirët se poezia . Gjuha e prozës është mjaft e afërt me gjuhën e komunikimit të përditshëm . Fjalia nuk fillon me rend të ri, por vazhdon aty ku ka mbaruar fjalia e mëparshme . Shpesh kuptimi shprehet me shumë fjali, fraza të tëra, nganjëherë edhe me tekste të plota, me anë të te cilave arrihet te njësitë e prozës së gjatë (pjesët, krerët , vëllimet). Autori, që luan rolin e rrëfimtarit, rrëfen në vetën e tretë ose në vetën e parë (në ligjëratën e zhdrejtë). Fjalët e personazheve përbëjnë dialogun dhe monologun e prozës dhe jepen në ligjëratën e drejtë.

Mbi bazën e traditës së hershme dhe të mënyrës se si jane zhvilluar llojet e prozës në kohë, studiuesit i klasifikojnë ato në forma elementare dhe në forma të përbëra .

FORMAT ELEMENTARE

Në këtë grup futen krijimet që janë ruajtur në trajtën gojore dhe kanë përcjellë brez pas brezi përvojen popullore. Të tilla

Ajo pikëpyetja e madhe me emrin William Shakespeare

Si ka mundësi që monumenti funebër i Shakespeare, një skulpturë që paraqet një tregtar me një thes grurë ndër duar, është transformuar, rreth një shekull pas vdekjes së tij, në mënyrë që të dukej si ai i një shkrimtari që mban me të djathtën një penë?

Ajo pikëpyetja e madhe me emrin William Shakespeare

Kush qe në të vërtetë poeti i madh anglez?

Si ka mundësi që monumenti funebër i Shakespeare, një skulpturë që paraqet një tregtar me një thes grurë ndër duar, është transformuar, rreth një shekull pas vdekjes së tij, në mënyrë që të dukej si ai i një shkrimtari që mban me të djathtën një penë prej pende pate? Si ka mundësi që ai nuk i mësoi së bijës as të lexojë e as të shkruajë, aq sa të detyronte që të firmoste me kryq, siç bënin analfabetët totalë, pikërisht ai që ishte shkrimtari më i madh i Anglisë i kohës së tij (dhe i çdo kohe)? Si ka mundësi që nuk ka mbetur asnjë gjurmë e studimeve të tij në Universitetin e Oxford, atë të Cambridge apo pranë çdo universiteti tjetër anglez të kohës së tij? Si ka mundësi që nuk kanë mbetur as gjurmë të caktuara dhe të dokumentuara të qëndrimit të tij 20-vjeçar londinez, as të aktivitetit të tij si aktor apo komediograf, nga ana e bashkëkohësve të tij? Dhe si ka mundësi që askush nuk e ka shkruar elozhin funebër të tij, kompozuar një sonet në kujtim të tij apo regjistruar vdekjen e tij në veprat historike të fillimit të Gjashtëqindës angleze? Dhe si ka mundësi që nuk ka lënë në testament qoftë edhe një libër të vetëm dhe nuk ka dhënë udhëzime për të ardhurat e ardhshme të 20 veprave akoma të pabotuara që mbanin emrin e tij? Pse një njeri i nivelit shpirtëror të

Historianet: ”E kemi sajuar Greqinë e lashtë”

Një grup historianësh të njohur mbajtën një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave tek National Geographic Society, për të deklaruar se e kanë “fabrikuar krejtësisht” Greqinë e lashtë, një kulturë që prej një kohe të gjatë mendohej se ishte baza intelektuale e qytetërimit perëndimor.Grupi pranoi se ideja e një shoqërie të sofistikuar dhe në lulëzim që ekzistonte në Greqi më shumë se dy mijëvjeçarë më parë ishte e gjitha një sajesë e krijuar nga një ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh që punuan pa ndërprerje në periudhën mes viteve 1971 dhe 1974 për të “krijuar” dokumente dhe sende “greke”.

“Sinqerisht, asnjëherë nuk e mendonim që gjërat do të shkonin kaq larg”, deklaroi Profesor Gene Haddlebury, i cili është ofruar që të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij si kryetar i Studimeve Helenistike në Universitetin e Georgetown. Read the rest of this entry »

Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptaret

Vite të shkuara, që në rininë e tyre, dy nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, kanë pohuar, apo këtë edhe e kanë shkruar se, secili në llogarinë e tij, kishin pasur për një kohë të gjatë si objektiv shkrimin e një libri, që të kishte si personazh qendror Miguel Servantesin, autorin e “Don Kishotit”. Sipas të dy shkrimtarëve, ata e kishin ushqyer një ide të tillë menjëherë sapo kishin mësuar, se spanjolli i famshëm, në rininë e tij, ishte marrë peng nga një pirat i famshëm i Mesdheut, që ishte shqiptar, pra i së njëjtës racë me ata vetë si dhe me gjithë bashkë-atdhetarët e tyre.

Duke shkuar edhe më shumë se kaq, rreth dhjetë vjet më parë, përgjatë një fjalimi të improvizuar në një konferencë, në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës, Ismail Kadare, duke përcjellë pandehmat e një folkloristi shqiptar, thotë se Servantesi ka të ngjarë të jetë mbajtur peng në një zonë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke nënkuptuar Ulqinin, dhe se historitë e një robi spanjoll shumë të ditur, për të cilin u pagua një sasi e madhe parash, që të fitonte lirinë, rrëfehen edhe sot e kësaj dite.
Këto këmbëngulje të Kadaresë duket se përforcohen nga gojëdhëna, sipas të cilave, gjatë kohës që u mbajt peng si skllav në Ulqin, Servantesi, emri i të cilit mund të jetë trashëguar nga shqiptarët në format “Servet, apo Sarvet”, ra në dashuri me një femër, kujtimin për të cilën e përjetësoi vite më pas në librin “Don Kishoti” me emrin Dylqinë, pra një emër i ngjashëm me emrin e qytetit Ulqin.

Dhe që këto pandehma të mos bien përtokë, ka edhe një tjetër detaj, edhe më të besueshëm, që thotë se në Ulqin, ka ende një lagje që quhet “Lagjia e skllevërve”.

Në këtë pikë, kurioziteti i

Analfabet më 2011

Një rikthim i rrotës së historisë mbrapsht është edhe rishfaqja e analfabetëve midis nesh.

Qazimi është një prej personave që nuk nguron të na tregojë se ka kryer vetëm tri klasë dhe sot nuk mban mend as alfabetin e gjuhës shqipe.

“Nuk di as të shkruaj dhe as të lexoj. Në jetën time nuk kam lexuar kurrë një libër. Dikur mësuesja na detyronte që të lexonim vjersha në shtëpi, por sot unë nuk mbaj mend asgjë prej tyre. Di të shkruaj vetëm emrin tim”, thotë Qazimi.

Nevoja për të siguruar jetesën e familjes dhe mungesa e parave për të blerë librat e detyruan Qazimin të heqë dorë nga shkolla. Ai ka punuar në fabrikë, ka mbledhur kanaçe dhe sot në një cep të rrugës llustron këpucë për të fituar disa qindarka.

“Punoj si këpucar, fitoj lekë aq sa për të jetuar, por jetoj në një dhomë 3 me 3 në kushte të vështira”, shton Qazimi.
Si rasti i Qazimit në rrugët e kryeqytetit ndeshesh me shumë persona, të cilët në më të shumtën e rasteve ngurojnë ta pranojnë analfabetizmin e tyre para objektivit të kameras. Por, një 18-vjeçare tregon se nuk ka qenë kurrë e regjistruar në shkollë. Gjithçka që ajo di të bëjë janë disa zhgarravina në bllokun e bardhë paemër.

“Nuk di as të shkruaj dhe as të lexoj. Prindërit nuk më kanë cuar në shkollë. As emrin tim nuk di ta shkruaj”, tregon vajza.

Mjerisht, analfabetizmi është një sëmundje e trashëgueshme. Kjo nënë e re ka dy fëmijë që nuk i çon në kopësht sepse nuk mundet t’i siguojë as kushtet më minimale të një vogëlushi, që duhet të frekuentojë rregullisht shkollën: “E di që ligji më dënon, por unë jetoj në një barake dhe nuk mundem as t’i mbaj me bukë, jo më t’i çoj në shkollë.”

Nëse dikur vinte në lojë prestigjin

Poezia e shpresës

Nga Dr. Ramë Myftari, Prishtinë

JU LUTEM PËRCILLENI KËTË MESAZH TË GJITHË ATYRE QË NJIHNI madje edhe atyre që nuk i njihni. Është kërkesa e një vajze të veçantë që shumë shpejt do ta braktisë këtë botë për shkak të kancerit. Kësaj vajze i mbesin vetëm 6 muaj jetë, dhe si dëshirë të fundit, ka dashur të dërgojë një letër për t’i thënë të gjithëve që ta jetojnë plotësisht jetën e tyre, meqë ajo nuk mund
ta bëjë këtë. Nuk do të mundet të promovojë asgjë, të diplomohet, të martohet e të ketë një familje.

Nëse ia dërgon këtë email një numri të madh personash, do të mund ti jepni asaj dhe familjes së saj një shpresë të vogël, sepse për çdo emër që do të
dërgohet, The American Cancer Society do të dhurojë 3 cent për të paguar kurimin dhe shërimin e saj. Një djalosh ia ka dërguar 500 vetëve! Ne mund t’ua dërgojmë të paktën 5 ose 6 vetëve. Nuk po dhuron para por vetëm pak nga koha jote!

I ke vështruar ndonjëherë fëmijët
kur vallëzojnë të kapur përdore?
Apo të dëgjosh zhurmën e shiut
kur bie përtokë?
A e ke ndjekur ndonjëherë
fluturimin e çrregullt
të një fluture?
Apo të vëzhgosh diellin
atëherë kur nata po zhduket?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë
E përshkon çdo ditë
fluturimthi?
Kur pyet “Si je”?
e dëgjon përgjigjen?
Kur dita mbaron
shtrihesh në krevatin tënd
me qindra pyetje të njëpasnjëshme
që të vijnë ndër mend?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.