Promovohet libri "Getja mes Perendimit dhe misticizmit oriental"

Libri “Getja mes Perendimit dhe misticizmit oriental”, i autorit Edvin Cami eshte promovuar keto dite, duke hedhur drite mbi nje permase te vecante te vepres se poetit gjerman J. V. fon Gete, qe eshte interesi dhe qendrimi i tij tejet pozitiv ndaj Orientit dhe Islamit. Nje qendrim i tille gjen shprehje vecanerisht ne vepren “Divani perendimor-lindor”, qe eshte vleresuar nga disa studiues si epopeja me e rendesishme lirike e shkruar prej poetit te famshem gjerman. Ne veprimtarine e organizuar nen shoqerine e muzikes klasike dhe te asaj mistike orientale, si dhe te recitimit te poezive te “Divanit perendimor-lindor”, ne nje atmosfere terheqese, u diskutua ideja e shprehur prej Getes per zhdukjen e kufijve dhe shtrengimin e duarve mes qyteterimeve e kulturave perendimore e orientale, ne frymezimin e respektit te ndersjelle dhe vlerave te percuara nga besimet monoteiste ne pergjithesi dhe nga Islami ne vecanti. Ky botim i qendres per studime letrare “Pika pa Siperfaqe” vjen ne sfondin e debateve jo pak te ndezura qe prej kohesh zene rendin e dites ne Shqiperi e me gjere, mbi ceshtje si perplasjet e qyteterimeve, rreziqet e shfrytezimit te besimit fetar per qellime terrori, sfida e identiteteve etj./Koha Jone

Shpreh mendimin tend ...

Komentoni lirisht
ate çfare ju mendoni apo sugjeroni !