Iliada – Homeri
Iliada (Ilias) është poem e epikut të njohur Homeri, e cila përshkruan luftën e grekëve antikë kundër Trojës. Poema u krijua diku rreth shekullit VIII p.e.s.
Ndertimi i vepres
Kjo poemë është ndarë në 24 këngë dhe tregon ngjarjet e 51 ditëve nga viti I fundit të luftës së Trojës duke pasur si strumbullar të veprimit zemërimin e Akilit, princit të fisit të Mirmidonëve, kundër Agamemnonit, kryekomandantit të ushtrisë greke.
Ngjarjet që tregohen, përshkruhen ose permenden në Iliadë janë këto: Fiset greke kanë dhjet vjet që nën komandën e Agamemnonit, princit të Mikenës, po luftojnë rreth mureve të Trojës pa asnjë përfundim.Ushtria greke po shfaroset nga një murtajë që I ka dërguar perëndia Apollon, pse orakullit të tij, Krisitt, I ka marrë si skllave të bijën Agamemnoni dhe s’ka dëgjuar tia ktheje t’etë. Pasi falltari Kallkant zbulon para së gjithëve shkakun e së keqes, nga e cila po vuajnë grekët, Akili, prisi I Mirmidonëve, kërkon me këmbëkunglje që të lirohet bija e Kristit për të zbutur mërinë e Apollonit. Agamemnoni është I shtrënguar të pranojë, por për inat I rrëmben me force Akilit skllaven e tij, Brizeidën. Akili zemërohet dhe tërhiqet nga lufta bashkë me njerzit e vet. E ëma e tij, perëndesha Teti, merr nga I pari I perëndive, Zeusi, premtimin se do ta kthej rrjedhën e luftës në dëm të grekëve.
Si hiqet menjëanë Akili, Agamemnoni e prisat e tjerë nuk kanë sukses në përpjekjet e tyre për të siguruar fitoren. Dështon edhe orvatja për t’I dhëne fund luftës me anë të një dyluftimi në mes dy shkaktarëve kryesorë të saj: grekut Menela, I shoqi I pare I së bukurës Helenë, dhe trojanit Parid që erdhi e jar rëmbeu. Zhvillohet një luftë e përgjakshme, në të cilën marrin pjesë dhe perenditë, që ndihmojnë njërën pale, të tjerët tjetrën. Në dyluftimin e zhvilluar midis heroit Trojan Hektorit dhe trimit grek Ajaksit nuk fiton as njëri as tjetri.
Pas një dite armëpushimi lufta ndizet përsëri. Më kot Agamemnoni kërkon të pajtohet me Akilin e ta tërheqë përsëri në luftë. Fitorja kalon në anën e Trojanëve që I ndjekin armiqtë gjer në llogore e tyre. Ushtria greke thyhet keq dhe zë të tërhiqe nëpër anijet. Në këtë gjendje kritike Patrokli, shoku më I ngushtë I Akilit, I lutet heroit që ti jape armët e veta dhe ta lejojë të marrë pjesë në luftë. Kur patrokli del në fushë të luftës I veshur me armët e shokut të vet, Trojanët kujtojnë se është Akili dhe të tmerruar ikin përpara tij, po më pas ai vritet nga Hektori.
Akili, sapo merr lajmin e hidhur, në kulm të pikëllimit vendos të marrë hakun e shokut të tij. Pajtohet me Agamemnonin dhe përgatitet të dale përsëri në fushë të luftës. E ëma I sjell atij një pale armë të reja. Beteja rifillon e tmerrshme. Akili bënë kërdi ndër Trojanët. Këta ia mabthin këmbëve, të llahtarisur përpara tij. I qëndron vetëm trimi Hektor. Pas një dyluftimi Hektori vritet dhe trupi I tërhiqet zvarrë pas qerrës së ngadhnjimtarit. Pastaj përshkruhen varrimi I Patroklit dhe lodrat e ndryshme që bëhen për nder të tij. Si fashitet zemërimi, Akili pranon që ta marrë kufomën I ati I Hektorit, Priami.
Poema mbyllet me vajtimet e gruas, të nënës dhe të kunatës së Hektorit, (Andromaka , Hekuba dhe Helena) mbi kufomën e heroit Trojan që ra në fushë të luftës duke mbrojtur vendlindjen e tij.
Si shihet “Iliada” është një poemë legjendare-historike, ku vendin eparë e ze lufta e paraqitur kryesisht nga ana e saj heroike. Po aty kemi edhe përshkrime të fuqishme të ndjesive njerëzore, ndër personazhet shquhen figura madhështore e Akilit, luftar I patrmebur, i papërmbajtur, hero I lavdisë, shembëll dhe figura më njerëzore e Hektorit, mbojtës trim e plot vetmohim I atdheut të vet, bashkëshort e prind I dashhur e I ndjeshëm. Ndër fihgurat e grave spikat figura e Andromakës, tipi më I bukur Fisnik I bashkëshortes që na ka lënë letërsia e vjetër.
Poema ka përshkrime të shumta e të ndryshme plot gjallëri e qartësi. Përshkrimin e gjallëron përdorimin e shpeshtë I krahasimeve të gjata (p.sh “Ashtu si dye erëra, Boreu e Eurosi, që fyejnë nga anë e Trakës, ngrejnë oërpjet detin plot peshqë, duke plllakosur aty përnjëherësh, e dallga e zezë pështillet e ngrihet lartëduke përplasur me hope leshterikë për të gjatë bregut të detit, ashtu ishte I trazuar dhe ziente në krahror zemra e akeasve”) Dhe ai I epiteteve ( Akili “ Këmbëshpejti”, Nestori “ I shumëmequri”etj.).
Në poemen Iliada, Homeri jepë të dhëna të ndryshme mbi Ilirët. Këto të dhëna shihen më së miri në librat:
- Libri II 681 – 750 – 840 – 850
- Libri X 430 -
- Libri XVI 235 – 285 – 290
- Libri XVII 290 – 130
- Libri XXI 140 deri 180 – 205 – 210

Diqka shume e qudtishme dhe me te vertete mreslenese qe na tha sot profesori ishte se ka mendime se Greqia Antike si kulture nuk ka egzistuar fare por ata kane qene pellazge, pra paraardhesit e Ilireve. Dhe se homero ka qene pra me prejardhje pellazge dhe Iliada me te vertete eshte quajtur Iliriada normal qe keto thenje nuk pranonohen sidomos diqka qe e verteton lashtesine e shqiptareve si popull. Se di sa eshte e vertete por po te ishte paramendo te gjithe ata intelektual te shquar grek te jene ” shqiptare” ?
bukur bukur
iliada eshte nje veper madhore boterore e shkruar nga Homeri.Ketu pershkruhen51 ditet e fundit te luftes se trojaneve dhe grekeve ku si fitues ishin greket.
mir mir
Ne ket luft behet fjal per luften e trojane(Dardane) dhe achejve (tosket e jugut)ku kishte edhe disa fise greke qe ishte lufta e par qytetare e te gjitha kohrave qe si ekziston njerzimi.
shum e mir….interesante
Shm e lezetshme si una
veper shume e bukur eshte kjo