Blogu YT
Të nderuar vizitor të abcshqip.com, faqja jonë po i afrohet njëvjetorit të themelimit të saj. Për këtë arsye ne po punojm që këtë përvjetor ta presim me shumë risi. Një ndër to është edhe mundësia e dhënë që të hapen blogje nën.abcshqip.com (shembull: emriyt.abcshqip.com).
Për të pasur një blog të tillë ju duhet të plotësoni disa kritere. Këto kritere i kemi vendosur që të parandalojm ndonjë keqpërdorim të mundshëm.
- Duhet të jeni aktiv me shkrimet. Nuk është e thënë cdo ditë të shkruani në të por një herë në javë është e mjaftueshme.
- Shkrimet duhet të jenë unike në përgjithësi mirpo edhe mund të vendosni shkrime të tjera duke e cekur burimin dhe duke dhënë një koment të shkurtër se cka mendoni.
- Artikujt duhet ti përkasin kultures dhe artit. Faqe me thashetheme/lajme apo gjëra të ngjashme nuk merren parasysh.
- Në blog duhet të thoni atë që mendoni ju dhe jo cka të tjerët kanë qjef të lexojn. Nqs një vepër të duke e mërzitshme atëher krijoni një artikull duke e thënë mendimin tuaj. Ndoshta ajo vepër është besteller mirpo nuk është e thënë që ju të keni mendimin e njëjët me të tjerët. Të shprehesh lirë, kjo quhet blog.
Cka fitoni ju në këtë rast?
- Një hapësirë virtuale falas në internet pa reklama. Jo gjithkund e gjen këtë sepse shumica e faqeve që ofrojn shërbime të tilla, faqet janë të mbushura me reklama.
- Një vend ku ti lirshëm mund të shprehësh mendimin tënd.
- Një hapësirë ku mund të takosh shokë virtual dhe të shkëmbesh diturinë dhe njohurit e tua me ata.
- Një vend ku mund të vendosësh veprat tua pa u frikësuar se dikush do ti kopjoj (do të punojm në maksimum që një gjë e tillë të mos ndodh).
- Një vend ku mund të gjesh sygjerime për ndonje shkrim të caktuar dhe që ta përmirësosh.
- Një vend ku mund të diskutosh lirshëm me të tjerët rreth temave të ndryshme.
Numri i blogjeve të mundësuara është i kufizuar andaj ata që janë të interesuar mund të na kontaktojnë përmes formës së kontaktit apo duke komentuar në këtë shkrim.
Është një mundësi e mirë besoj dhe shpresoj se do të dini ta shfrytëzoni. Interneti shqiptarë po rritet me ritme të shpejta, bëhu pjesë e tij edhe ti dhe ec me kohën.
Granit Doshlaku (www.abcshqip.com)
Iliada – Homeri
Iliada (Ilias) është poem e epikut të njohur Homeri, e cila përshkruan luftën e grekëve antikë kundër Trojës. Poema u krijua diku rreth shekullit VIII p.e.s.
Ndertimi i vepres
Kjo poemë është ndarë në 24 këngë dhe tregon ngjarjet e 51 ditëve nga viti I fundit të luftës së Trojës duke pasur si strumbullar të veprimit zemërimin e Akilit, princit të fisit të Mirmidonëve, kundër Agamemnonit, kryekomandantit të ushtrisë greke.
Ngjarjet që tregohen, përshkruhen ose permenden në Iliadë janë këto: Fiset greke kanë dhjet vjet që nën komandën e Agamemnonit, princit të Mikenës, po luftojnë rreth mureve të Trojës pa asnjë përfundim.Ushtria greke po shfaroset nga një murtajë që I ka dërguar perëndia Apollon, pse orakullit të tij, Krisitt, I ka marrë si skllave të bijën Agamemnoni dhe s’ka dëgjuar tia ktheje t’etë. Pasi falltari Kallkant zbulon para së gjithëve shkakun e së keqes, nga e cila po vuajnë grekët, Akili, prisi I Mirmidonëve, kërkon me këmbëkunglje që të lirohet bija e Kristit për të zbutur mërinë e Apollonit. Agamemnoni është I shtrënguar të pranojë, por për inat I rrëmben me force Akilit skllaven e tij, Brizeidën. Akili zemërohet dhe tërhiqet nga lufta bashkë me njerzit e vet. E ëma e tij, perëndesha Teti, merr nga I pari I perëndive, Zeusi, premtimin se do ta kthej rrjedhën e luftës në dëm të grekëve.
Haki Stërmilli
Haki Stermilli (1895 – 1953) shkrimtar patriot dhe demokrat. Lindi në Dibër të Madhe ku mori mësimet e para, kreu gjimnazin turk në Manastir. Në vitet 1920-1924 hyri në lëvizjen demokratike dhe u bë një ndër drejtuesit e shoqërisë “Bashkimi”. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të qershorit 1924 si emigrant politik në Bashkimin Sovjetik, Itali, Austri, Jugosllavi e gjetkë, e vijoi luftën kundër regjimit zogolian dhe bashkëpunoi në faqet e “Lirisë kombëtare” dhe “Federacioni Ballkanik”. Më 1930 policia jugosllave ua dorëzoi autoriteteve të Ahmet Zogut që e dënoi me burgim. Haki Stërmilli mori pjesë si partizan në Luftën ANÇ, ishte anëtar i KANÇ-it.
Read more
Ismail Kadare
Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Ismail Kadare është shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe dhe një nga shkrimtaret më të mëdhenj të letërsise botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit (“Frymëzime djaloshare”, 1954, “Ëndërrimet”, 1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Ndre Mjeda
Ndre Mjeda, poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi në Shkodër në një familje të varfër të zbritur nga fshati Mjedë. Mësimet e para i ndoqi në Shkodër, më pas u dërgua për studime të mesme dhe të larta teologjike në disa vende në Evropë. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci. I dëbuar nga urdhri jezuit për mosbindje, Ndre Mjeda u kthye në atdhe ku u emërua famullitar në fshatra të ndryshme. U lidh që herët me lëvizjen patriotike.
Më 1901 bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë Agimi, e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Për veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-borgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtë në Kukël. Vitet e fundit ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkodër dhe vdiq në këtë qytet.



