Tre veta bëjnë një tigër
Është ruajtur deri më sot tregimi historik “Tre veta bëjnë një tigër”, i cili tregon se gënjeshtrat dhe thashethemet mund të konsiderohen nga populli i thjeshtë si gjëra të vërteta. Ekzistonin dikur në tokën kineze disa shtete që luftonin kundër njëri tjetetrit, prandaj historianët e quajnë atë periudhë “Periudhën e Shteteve Ndërluftuese”. Asokohe, shtetet Vei dhe Zhao, që ishin vende fqinjë, kishin nënshkruar një traktat të miqësisë dhe të aleancës. Për të garantuar fuqinë e traktatit, të dy shtetet do të dërgonin reciprokisht pengje në kryeqytetet e secilit. Është mbreti i shtetit Vei do të dërgonte birin e vet si peng në kryeqytetin Handan të shtetit Zhao. Duke marrë parasysh sigurimin e të birit, ai vendosi të dërgonte ministrin Pang Cong të shoqëronte djalin për në shtetin Zhao.
Pang Cong ishte një ministër i talentuar, por disa burokratë e kishin zili dhe mundoheshin gjithmonë e kundërshtonin atë. Pang Cong kishte merak se, kur ai të largohej nga mbreti, burokratët do të kurdisnin gracka për ta cënuar atë, prandaj, para se të nisej për në shtetin Zhao, pyeti mbretin: “Në qoftë se dikush thotë se ka ardhur një tigër në rrugët e qytetit, do të besoni Ju?” Mbreti iu përgjigj: “Jo! Nuk besoj. Si është e mundur që të vijë një tigër në rrugët e qytetit?” “Në qoftë se dy veta thonë se ka ardhur një tigër, ende nuk do të besoni”, pyeti përsëri Pang Cong. “Atëherë, unë besoj gjysmën”, iu përgjigj mbreti. “Në qoftë se tre veta ju raportojnë se ka ardhur një tigër në rrugët e qytetit, ju do të besoni?” Mbreti ngurroi për një copë kohë dhe iu përgjigj: “Oh! Jo në qoftë se të gjithë thonë ashtu, unë nuk mund të bëj gjë tjetër përveç se të besoj.” Pasi dëgjoi përgjigjen e mbretit, Pang Cong psherëtiu dhe tha: “Oh, lartmadhëria juaj mbret, ju besoni gënjeshtrat dhe thashethemet vetëm e vetëm se tre veta thonë ashtu. Kur unë do të jem në Handan, që është shumë larg kryeqytetit tonë Daliang, jo vetëm tre veta do t’ju thonë fjalë të këqija për mua.” Mbreti tha: “Unë ju kuptova. Shkoni dhe mos kini merak.” Në këtë mënyrë që, Pang Cong u nis për në Handan, duke shoqëruar princin. Pa kaluar shumë kohë pas largimit të Pang Congut, dikush i tha mbretit fjalë të këqija për të. Në fillim, mbreti u justifikua duke thënë se Pang Cong ishte ministër besnik. Por, pasi të gjithë kundërshtarët politikë të Pang Congut thoshnin herë pas here fjalë të këqija për Pang Cong, mbreti besoi . Kur u kthye Pang Cong nga shteti Zhao, mbreti i shtetit Vei refuzoi të takohej me të. Ja kjo është rrëfenja ” Tre veta bëjnë një tigër”. Kinezët thonë shpesh herë “Janë të tmerrshme thashethemet”.
burimi: zeriyt.com
nuk e di pse por me pelqeu shume shume me la shume pershtypje dhe mbresa “Jo! Nuk besoj. Si është e mundur që të vijë një tigër në rrugët e qytetit?” “Në qoftë se dy veta thonë se ka ardhur një tigër, ende nuk do të besoni”, pyeti përsëri Pang Cong. “Atëherë, unë besoj gjysmën”, iu përgjigj mbreti. “Në qoftë se tre veta ju raportojnë se ka ardhur një tigër në rrugët e qytetit, ju do të besoni?” “