Natasha Lako, 30 vjet mes poezise
Prej 30 vitesh eshte nje nga emrat e njohur te letrave shqip. Behet fjale per poeten Natasha Lako, nje emer ky i pikasur nder te paret e poezise shqipe.
Me krijmtarine e saj, Natasha ka mundur te thyeje tabute e para viteve ’90. E duke mos i mjaftuar risia qe solli ne vitet e regjimit komunist, Natasha, po ate letersi moraliste dhe individuale, e sjell edhe sot. Nje nder miqte e saj, Sadik Bejko tregon per poezine e saj:
“Poezia e Natasha Lakos ka pasur qe ne fillimet e saj ato dy kolona kryesore, poezi e detajit nga ato qe fiksohet dhe poezi e sintezes”.
Read more
Octavio Paz
I nderuar me Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1990, Octavio Paz ishte poeti, eseisti dhe kritiku më i madh i Amerikës Latine, vepra më jetëgjatë e të cilit ishte “Labirinti i Vetmisë”
Perëndimi kthehet nga Lindja në mbarimin e historisë/Një intervistë e shkuar për të kuptuar të tashmen
Paz besonte se “gjërat më të rëndësishme mund të thuhen në hapësirat përtej argëtimit dhe imperativëve komercialë të masmediave”. Megjithëse politika letrare të parëndësishme nganjëherë ndërhynin, Paz ishte një shpirt vërtet fisnik, e gjithë jeta e të cilit qe një eksplorim. Gjithçka i interesonte atij, nga surrealizmi tek sistemi i kastave indiane (qe ambasador i Meksikës në Indi përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 1968 në shenjë proteste ndaj masakrës studentore në Tlatelolco).
Read more
Letërsia Shqiptare
Në kulturën e shqiptarëve ka lënë gjurmën e saj të thellë historia e tyre e brendshme dhe e jashtme.
Pjesë e trevave të lashta ilirike, udhë kryqëzimi e qytetërimeve dhe e interesave gjeopolitike gjatë dyndjeve barbare e më pas, provincë e perandorive të perëndimit dhe të Lindjes, të Romës e të Bizantit, pasi kishte bërë e çbërë gjatë shekujve, despotate e principata të pavarura, dhe pasi kishte formuar më së fundi shtetin e Skënderbeut, i cili u qëndroi për një çerek shekulli hordhive osmanve, duke u kthyer në mburojë të krishtërimit dhe të qytetërimit europian, Shqipëria e cfilitur nga luftërat, pas vdekjes së heroit të rezistencës së saj, Gjergj Kastriot-Skënderbeut (1468), kishte rënë në fund të shek.XV nën zgjedhën e Perandorisë së Sulltanëve.
Vendi ishte kthyer pas në një fazë zhvillimi ekonomiko-shoqëror historikisht të kapërcyer. Rrjedhat normale të kulturës shqiptare, që ecte në një hap me humanizmin evropian, u ndërprenë. Pasoja e parë e pushtimit ishte hemoragjia e elitës intelektuale në Perëndim.