Një natë me shi

Vranësira atë ditë kaploi gjithë vendin ku unë jetoja. Pesiazhi atë ditë ishte me një përshrkim të nxier, dhe mua seç më ngjallte një ndenjë që s’e përshkruaja dot. Gjethët që bienin nga pemët më jepnin imazhin e shpirtit të këputur, qielli me ngjyrë hiri më jepte përshtypjen e një ngjarje të kobshme, rrugët e shkatërruara nga shiu më jepnin pamjen e ditës së pakëndshme. I rrethuar nga katër muret e shtëpisë, në qoshen e dhomës, i mbuluar me një batanije të hollë(jo se s’kisha batanije më të trashë, por e ndieja vehten më mirë në vuajtje) e zhyta veten në mendime. Duke menduar hyri në dhomë vëllau. Pamja e tij ishte me qindra e mijëra herë më e zymtë se ajo e ditës që isha duke lënë pas. Në atë kohë unë kisha një gotë me ujë që bëhesha gati ta pija.

Vëllau nuk deshi ta zgjaste shumë, po ashtu i ngrysur siç dukej më lajmëroi: “Shokun tënd të ngushtë e ka goditur vetëtima, dhe ai ka vdekur”. Ashtu siç isha duke pritur se ç’do më thoshte vëllau, për një çast s’e dija kush jam, ku jam, çfarë jam, pse jam, nga jam dhe s’e dija përgjigjen e asnjë pyetje që mbaronte me jam. Gota më ra nga dora, kurse vëllau tashmë kishte dalur nga dhoma, sepse “e kuptonte nevojën time” që të jem vetë. U ula pranë dritares së dhomës. Tashmë nata kishte zëvendësuar ditën, dhe po jepte maksimumin që të bëhej edhe më e keqe se dita. Dhe, ia kishte arritur qëllimit. Vetëtimat dhe bubullimat e asaj nate s’kishin të ndalur, dhe sa herë kishte dritë jashtë më shfaqej fytyra e shokut tim. Unë sa ndjeja frikë, aq kisha ndjenjë krenarie, gëzimi, se shoku im kishte arritur atë që unë se kam arritur tek ai. Ai arriti të vërtetonte besimin tim, të më tregonte dashurinë që kishte për mua, kurse unë akoma s’ia kam treguar atë. Shikoja dritarën dhe mendoja. Ndaja dhimbjen time me çdo pikë shiu që kalonte ngadalë dhe qetë në dritaren time. Ndaja dhimbjen sepse, e dija akoma që shoku im ishte gjallë, që po jetonte në zemrën time. Por, kur për një çast e mendova se shokun s’mund ta kem më, se s’do kisha te kush të shkoja për çdo ditë, dhe për shumë gjëra tjera, pikat e shiut tani më shkaktonin dhimbje. Çdo pikë shiu do thoshte vdekje për mua, dhe atë natë kam vdekur shumë herë. Në çdo vetëtimë që shkaktohej(që atë natë si për inat ishin të panumërta) shtohej urrejtja ime ndaj jetës, vdekjes dhe gjithçkaje që ka mundur të ishte në një mënyrë a tjetër shkaktare e humbjes së shokut tim. E vetmja gjë që më ngushëllonte ishte zemra ime, ajo që çdo qast kujtonte shokun, momentet e mira, dhe që më jepte shpresë e fuqi, dhe që më premtoi se s’do lejonte ta harroj shokun tim, por që shoku im gjithmon do jetë me mua, brenda tek zemra ime, që do ishte urë lidhëse midis meje dhe shokut. Nata vazhdoi të jetë e keqe. Pikat e shiut arritën në atë shkallë, sa duke matur dhimbjen dhe urrejtjen me to, më zuri gjumi. Ishte gjumë i zorshëm, por me ëndërra të bukura që për një natë më kujtuan të gjitha momentet që i kam ndarë me shokun tim. Dhe, çdo natë me shi, më shtohet dhimbja e urrejtja, por, edhe çdo natë të njejtë afrohem me shokun duke e ditur se e kam aty, e kam brenda zemrës sime, dhe se s’do ta harroj kurr.

Shkroi: Dardan Hasku

Komentet

4 Komente per “Një natë me shi”
  1. wooowww says:

    woow sa bukur e ke shkruu…Urime…

  2. jehona says:

    une dua te ta pershkruaj pak per shoqen time une ketu jam ne gurbet dua te me ndihmoni pak per at shoqe si merzitem dhe i kujtoj shum gjera per at sepse ne u rritem bashk kemi nejtur bashk gjidhka kemi ber bashke

  3. Granit Doshlaku says:

    Jehona po pate ndonje shkrim tendin qe do doje ta publikoje, mos hezito vetem dergoje ne kete email: granit@abcshqip.com dhe ne do ta publikojm me emrin tend :)

  4. jeta says:

    dani me te vertet me pelqu eseja jote
    te lumt
    shihet qe ke talent:d

Shpreh mendimin tend ...

Komentoni lirisht
ate çfare ju mendoni apo sugjeroni !