Fabula origjinash

Origjina e kontinenteve

Zoti në fillim krijoi tokën dhe, mbi të, jetën. Gjithçka që jeta afronte, gjallërohej, bëhej njeri.
Por popujt u bënë aq të rëndë, sa gjysma e tokës u shemb dhe u gëlltit nga uji.
Zoti atëherë u mendua – dhe krijoi vdekjen. Kur pesha e popujve bëhet shumë e rëndë, vjen vdekja dhe vret.

Origjina e shtëpisë

Pylli po digjet prej katër ditësh. Kafshët rrezikohen dhe mbërrijnë në fushë. Njerëzit janë ulur mbi prapanicën e vet; ata ndiejnë se dikush i kilikos në krah.
“Ndoshta janë pleshtat”, dhe nisin t’i hanë me sho-shoq. Por më pas, gjithkush thotë “prapë po kilikosem” (dhe kjo ngaqë nuk ngjiten më në degët e larta). Ata vërsulen, kapërthehen, vërvitin degët, i hedhin përtokë. Disa ngrihen mbi të tjerat e ndërthuren, dhe përsëri njerëzit zënë t’u qepen pemëve. Atëherë ata nuk ndihen më të kilikosur nëpër krahë. Degët formojnë një kasolle.
Gjatë stuhisë, njerëzit panë se kasollja u bëri ballë shiut dhe erës. Ata nuk do kthehen më në pyll.

Origjina e veshjes

Ja tek është Mnia, gruaja e Dumit, e ulur përtokë. Ajo ha një lakër.
Në atë çast ngarend një buburrec. Ai ngjitet në një fije të pingult bari, mbërrin te qimet e këmbës (me putrat e tij të panumërta ecën njëherazi mbi shumë qime). Tani buburreci i ka hyrë në vaginë.
Dum! Dumi vjen me vrap; Dumi vret gjithë magjistarët e tribusë, sepse ata dërguan frymën e zjarrit mes këmbëve të gruas.
Pastaj thotë: “Mnia, çfarë ke?”
Mnia e heq buburrecin me gishta.
Ja zanafilla. Që nga ky çast, femrat do veshin fund. Por te Guisët, vajzat dhe burrat ndenjën lakuriq.

Veshja është dinakëri

Tre vëllezër, Fia, Dafia dhe Dafida banojnë në një fshat me kolibe të larta. Fia, duke ecur, largohet dhe mbërrin në mes të kolibeve të ulta. Shkon te kryetari. Shikon gruan e këtij. E dëshiron (këtë e shohin të gjithë, sepse ai është lakuriq).
Kryetari vret Fian. Dafia ndjek nëpër baltë rrugën e gjurmëve të të vëllait dhe mbërrin në fshat. Një kokë është ngulur mbi hu. Ai ka frikë. Pastaj vjen Dafida, Dafida që, me një shqyt prej zhgualli pranë barkut, gjuan gjarpërinjtë. Ja tek është në fshatin me kolibe të ulta, përpara kryetarit të fisit; me shqytin prej zhgualli pranë barkut. Pas pak, ai do t’ia hedhë kryetarit dhe do t’i marrë gruan.
Tani edhe ju e dini historinë. Mos i besoni të bardhit, sepse njeriu i bardhë afrohet i veshur.

Deformimi i kafkës

Duaja, që i ka sytë të zinj, mendon se e di se ç’mendon një njeri, që i ka sytë gjithashtu të zinj. Po të shohë një Njeri me sy blu, ai nuk i zë besë; ngaqë nuk e përfytyron dot si mund të mendosh po t’i kesh sytë blu. Këtej rrjedh armiqësia e racave. Këtej fakti që, duke qenë i zi, ai dashuron leshverdhat. Këtej, shkaku që Duaja deformon kokën, e zgjat a e zgjeron. Kjo pamje e paraqet të frikshëm.
Së shpejti, ai emërohet kryetar.

Origjina e tatuazhit

Duaja ka në shpinë një vrajë të madhe. Ia ka bërë një ujk, me të cilin luftoi dhe e vrau.
Qysh atëherë, Duanë e kanë frikë të gjithë. Një ditë, ai takon një ujk; por nuk i duhet të luftojë. Ujku ngordh që me goditjen e parë në kokë. Atëherë Duaja merr putrën e ujkut të ngordhur; me dorën e majtë e mbështet mbi kraharor dhe me të djathtën e tërheq gjer te barku.
Ja origjina e tatuazhit.
Vrajë e dyfishtë dhe nder i ri!

Origjina e këmbës së vogël

Seni shkon te shtrati bashkëshortor, me një dëshirë të madhe për gruan.
Mirëpo gruaja e Senit nuk ndodhet aty; ja origjina e këmbës së vogël të grave kineze; sepse tregojnë që Senin e kapi një zemërim aq i madh, saqë i futi nëpër thasë lëkure këmbët e vogla të vajzukeve të shtëpisë. Ato nuk mundën kurrë t’i nxirrnin prej andej.
Këmbët nuk rriten. Vajzat rrijnë në shtëpi dhe Seni ka femra, sa herë që t’i teket.
Shumë burra bënë si Seni.

Dashuri

“Nëse më dashuron, ç’do më japësh?” Ai i jep kalin e tij të shpejtë.
“Nëse më do, ç’do më japësh?” Ai i jep shtëpinë e tij; pastaj i jep gjithë pasurinë, dhe gjithmonë ajo nuk e dashuron. Atëherë, ai merr sëpatën me dorën e djathtë dhe avit krahun; dorën e majtë e pret te kyçi; e vë mënjanë dhe ia jep. Më merr në krahë, thotë ai, tani që nuk mund as të të dashuroj më, pa ndihmën tënde. Sakaq, ajo e dashuron.
Por, pas pak, vjen gjaku, dëshpërimi, dhe lumi që i gëlltit me një shtjellë të vetme.

Përktheu Alket Çani G.Albania

Komentet

7 Komente per “Fabula origjinash”
  1. leme says:

    un dua ta di c’eshte fabulla

  2. xilee says:

    leme … nuk e di se kush ej thjesht desha ti pergjigjem pyetjes sate .. q’eshte fabula ?atëhere , .. fabula është pjese letrare , zakonisht e shkruar në prozë , mund të  përshkruhet edhe si tregim i shkurter, ku personazhet janë kafshë !!besojë qe ke lexuar ndonje nga ato tregimit siq jane : luani dhe dragoi , apo miu dhe ujku ?! siq e sheh ketu personazhet jan kafshe , pra kemi fabulë… Ne rastine fabules mesazhi i autorit percileet permes rolit apo veprimeve qe kryejn kafshett !!besoj se e kutove tani :P :P

  3. eliza says:

    ehhhahahahhaahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaangaa,,,,,,,,,,elizaaaaaaaaaaa,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,guraziuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuhahhaahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahahahahaahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahhhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahhhhhh

  4. 555 says:

    futjani kot pa kuptim fare LOL

  5. hyra says:

    edhe une du te di ce eshte fabula

Shpreh mendimin tend ...

Komentoni lirisht
ate çfare ju mendoni apo sugjeroni !