Shenjat e pikesimit dhe perdorimi

Shenjat e pikësimit

Shenjat kryesore të pikësimit janë : pika(.), pikëpyetja(?), pikëçuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikëpresja(, dy pikat(: ), thonjëzat(” „), viza lidhëse(-) .

 

Pika , pikëpyetja , pikëçuditësja , dhe tri pikat përdoren në fund të fjalisë për të shënuar pushimin që ndan dy fjali në gjuhën e folur .

Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore :

Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.)

Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit :

Nga na vjen o djalë (?)

Pikëçuditja shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur , kundërshtim , zemërim , gëzim ) :

Merre lahutën dhe na këndo një këngë trimash (!)

Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntext ose që mbetet e pambaruar :

Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje se shejtani besë s’ka (…)

Presja , pikëpresja , kllapat përdoren brenda fjalisë .

Presja shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda fjalisë . Ajo shërben për të vënë në dukje :

- një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar :

Artani (,) djali më i madh(,) punonte në tregëti …

Një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre homogjene :

Skënderbeu mishëronte vetitë më pozititve të popullit : urtësinë (,) mençurinë e trimërinë .

Fjalët e togjet e fjalëve të ndërmjetme :

Agimi (,) për çudi (,) nuk shkoi larg .

Pjesët e një fjalie të përbërë

Sançoja (,) pasi rregulloi kafshët (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .

 

Pikëpresja shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja . Ajo ndan në përgjithësi pjesë të ndryshme të pavarura të një fjalie të përbërë :

Ata që më donin , erdhën ( ata që s’më donin , nuk erdhën .

 

Dy pikat shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanë një vlerë , lajmërojnë një shpjegim , një varg shembujsh etj .

Ishte paralizuar; nuk lëvizte dot asgjë (: )as duart, as këmbët. Disa pemë p.sh.(: )

portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat në dimër .

 

Kllapat shënojnë një pushim të shkurtër si presja e shërbejnë për të dalluar , shquar dhe veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose një mendim të ndërshtënë :

Te fusha e kuqe —( ajo quhej keshtu , se në mes të saj një shkëmb i kuq )— Dritën e priste Agimi .

 

Thojëzat dhe vizat .

Thonjëzat dhe viza shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë .

(“) Zemra e prindit nuk gënjehet aq kollaj(“) , – tha plaku .

 

Thojëzat shërbejnë gjithashtu për të shënuar emertimet e rrugëve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj .:

Banon në rrugën (“)Naim Frashëri(“).

Komentet

7 Komente per “Shenjat e pikesimit dhe perdorimi”
  1. beni says:

    Pershendetje:
    doja te lexoja dicka mbi “nyjen”
    faleminderit

  2. Granit Doshlaku says:

    #beni

    Te premtoj se keto dite, neser apo pasneser do te te siguroj artikuj mbi “nyjen”

  3. urim says:

    normal  qka  eshte  shum e  mir  kjo  parafjal  se  i perket  shuhes  shqipe  e jo  boshnjake ose  serbe  se  sot  tek na  kan  adhe  serbet me  festu vitin e  ri 

  4. urim says:

    edhe  un  po  premtoj  qka  do te  mesoj e  jo  te  luja  se  loja  nuk  eshte  asgje  e  mesimi  eshte  dituria  jon  edhe  un po  them si  Granit Doshlaku mir  ke shruajtur Granit

  5. ida says:

    I/e nderuar
    Me sa kam une njohuri di qe pas pershendetjeve si p.sh. Mirmengjes, Pershendetje etj. vihet pikecuditese pasi konsiderohet si nje urim.
    Kam te drejte ne kete gje ,apo duhet presje, sic rendomte perdoret?

    Faleminderit .

  6. arduana says:

    Po eshte gje normale qe ne secilen fjali duhet te veshe shenjat e pikesimit,dhe ja qe ne kete faqe jane shume shaume bukur te renditura shembujt she perdorimi i shenjave te pikesimit me pelqen shume…

Shpreh mendimin tend ...

Komentoni lirisht
ate çfare ju mendoni apo sugjeroni !