Kolonizimi serb i Kosoves

Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që të ketë qenë objekt i shtypjes nacionale siç ishte populli shqiptar, i cili jeton në trojet e veta autoktone në Kosovë e gjetiu. Mjeti më drastik, përveç shtypjes, terrorit, dhunës, likuidimit fizik etj. ishte edhe spastrimi etnik i trojeve shqiptare dhe kolonizimi me elementin serb. Kështu, Kosova, edhe pse truall etnik i shqiptarëve, vazhdimisht u ballafaqua me pretendimet e pushtetit serb për kolonizim dhe kështu me dhunë të ndryshohet struktura e popullsisë që pastaj do të bënte sllavizimin dhe shkrirjen graduale të popullit autokton shqiptar. Serbia gjatë historisë shfrytëzoi të gjitha modelet e kolonizimit të trojeve shqiptare, e në veçanti të Kosovës, e cila është edhe objekt trajtimi në këtë punim.

Kolonizimi i trojeve në Kosovë është një proces, që pikësynim kryesor i gjithë politikës dhe i makinerisë ushtarake serbe e pastaj edhe jugosllave, në të gjitha periudhat kohore, ka qenë sllavizimi i Kosovës. Ndërkaq, gjatë historisë janë vërejtur edhe oshilime, herë ngadalësim e herë shpejtësim i hovshëm të procesit kolonizues, gjë që varej nga rrethanat politike, ekonomike e shoqërore që ishin të pranishme. Mirëpo, si proces, ai nuk është ndalur asnjëherë.
Read more

Origjina e fjalës Kosovë

Onomastikë

Kosovo është calque linguistique i emërvendit Truda Autor: Abdullah Konushevci

Truda, Tërdevci dhe Tushila janë forma shumë më të hershme se horonimi Kosovo, që, nga sa duket, është vetëm një calque linguistique i tyreo Të burimit latin janë dhe toponimet Vragoli, Smolicë, Smolushë, Slovi, (E)Skivian, Glogovia, etj.

Mendojmë se nga toponimet e para që meriton një trajtim të denjë është emërvendi i fshatit Vragoli, i cili, nga sa mund të shihet, pësoi përndërrime nga më të çuditshmet. Megjithatë, po të vihet në një kontekst më të gjerë toponimik, mund të vihet re lehtë se trajtja e tij e kryehershme ka qenë Oracola me kalimin e o-së nistore të latinishtes në vo-/va-, si dhe ve- (khs. oleum > voj/vaj, orphanus > i vorfën/i varfën, orbus > i verbër, opus, -eris > vepër, që ka prekur edhe sllavizmin ubog> i vobek>i vapek).
Read more

« Previous Page