Tetutat

Nëna shqiptare

E vuajtur ndër shekuj!
E rrahur nga erërat e kohërave!
E larë nga lotët e dhimbjeve!
E gjakosur nga historia!

Gjak, gjak, era gjak vjen kudo!
Nëna e gjorë mbyll sytë,
s’do të shohë në të kaluarën.
Por, zemra e shkretë
nuk është kasetë;
sot incizo, nesër fshij e harro!!!

Nënë Tereza

Shpirtbardhë si një engjell!
Shpirtemadhe sa një tempull!
I ndihmoi gjithë njerëzisë!
Ia zbardhi fytyrën gjithë shqiptarisë!

Emër të madh la prapa!
Gonxhe Bojaxhiu u bë Nënë Terezë.
Duke luftuar kundër vuajtjes dhe varfërisë,
gjeti bekimin e gjithë njerëzisë.

Teuta

Mbretëreshë e lashtë
në historinë tonë.
Mijëra kilometra larg,
por në zemrat tona rron.

Emër i lashtë në histori!
Femra ilire në qeveri!
Prijëse në paqë edhe në luftë,
shembull për ardhmëri.

Shote Galica

Doli nga zemra e Drenicës!
Luftoi në malet e Çiçavicës!
Shoqe dhe krah i djathtë i Azem Galicës!
Krah për krah me burra luftoi
Gërshetin mbi supe, pushkën në krah.
Drenicën, gjithë Kosovën nderoi
duke luftuar pa ia nda.

Marigona

Emër të bukur ke,
Marigonë e nderuar,
me duart e tua të arta
flamurin e ke praruar.

Emri yt ka hyrë në histori
duke qëndisur Flamurin Kuq e Zi.
Shqiponja dykrenare e lirë valon,
në mes flamurit
rreze lirie lëshon.

Tringë Smajlja

E vajtonte të vëllanë,
e vajtonte shqiptarinë.
Lotët iu shndërruan në forcë,
e luftoi gllabërinë.

A ka më të madhe krenari
për të Madhen Malësi?
Heroina e saj Tringa
luftoi kundër Malit të Zi.

Motrat Qiriazi

Dy bija të shqiptarisë,
dy motra të dijes e t’mençurisë,
Sevasti e Parashqevi Qiriazi
bënë emancipimin e gruas e të shoqërisë.

Shkollën e vajzave n’Korçë e hapën,
ABC-enë shqipe atyre ua mësuan;
hapën dritaret e emancipimit dhe të diturisë,
analfabetizmin dhe robërinë e luftuan.

Elena Gjika

Elena Gjika apo Dora D’Istria
të dy emrat i njeh historia.
Krenare e ballëlartë punoi,
interesat e popullit përfaqësoi.

Para vdekjes la porosi
“Gjithë jetën punova për shqiptari!
Kur të fitohet liria,
ju lutem më thoni te varri
se u çlirua Shqipëria.”

Latra

Emër i lashtë i perëndisë,
i fisit të Dalmacisë.
Ilirët në të besonin,
si hyjneshë e nderonin.

O Perëndeshë e lashtësisë!
Femër ilire në fron të hyjnisë,
besimin e Ilirisë fitove,
nderin e gruas në piedestal e çove.

Marie Shllaku

Ishin kohë të turbullta,
ato kur Maria jetoi.
Vetëdijen e lartë kombëtare
me ideologji nuk e infektoi.

Dënimi me vdekje atë nuk e frikësoi,
moralin kombëtar edhe më ia lartësoi.
Syrin pishë, zemrën granit.
Priti plumbat me këngë,
sikur një dinamit.

Rozafa

Gurthemel i kështjellës,
edhe i shqiptarisë.
E muroi jetën
për të mirën e ardhmërisë.

Syri i saj ende na shikon,
dora e saj ëndrrat na i ledhaton.
Loti i saj në muret e kështjellës,
të kaluarën e hidhur na përkujton.

Princesha Argjiro

Princeshë shqiptare,
simbol i bukurisë.
Me virtyte të larta,
simbol i besnikërisë.

E bukur si një peri,
trime si një luaneshë.
Luftoi kundër Turqisë,
simbol i krenarisë.

Nora e Kelmendit

Vuçi Pasha kish menduar
gjithë Rugovën për ta poshtëruar.
Të marrë bija të malësisë!
Ta korisë fisin e shqiptarisë!

Nora trimëreshë kishte qëlluar,
thotë:”Vuçi Pashën kam për ta martuar!”
Nora Pashës kokën ia shkurtoi.
Nderin e malësisë në vend e çoi.

Bubulina

Fryn murlani me stuhi,
gjuan rrufeja shigjeta zjarri,
ushton qielli me duhi,
dridhet Posejdoni dhe detari.

Jo, jo nuk fryn murlani,
as gjuan rrufeja.
Lufton Bubulina heroike;
bija e Arbërisë kreshnike.

Afërdita

Poetët i thurrin vargje lirisë!
Këngëtarët i këndojnë dashurisë!
Sterjo Spase një roman ia kushtoi
mësueses së parë,
e cila në malësi punoi.

Afërdita emrin ia thonë!
Breza të tërë e përkujtojnë!
Shpërndau rreze të diturisë
duke i mësuar fëmijët e shqiptarisë.

Komentet

6 Komente per “Tetutat”
  1. vlera says:

    kur eshte botuar bageti e bujqesi ku eshte botuar

  2. tina says:

    ku eshte botuar kur eshte botuar bageti dhe bujqesi ju lutemi nqofse ka ndokush pergjigjje te sakt tregoni ju lutemi

  3. andi says:

    Ku eshte botuar Romani “Bageti e Bujqesia”

  4. Granit Doshlaku says:

    Bagëti e Bujqësi është poemë e shkruar nga shkrimtari shqiptar Naim Frashëri në vitin 1886, e cila është një nga veprat monumetale të letërsisë sonë. Me këtë vepër nisi edhe botimi i veprave letrare të Letërsisë së Rilindjes sonë Kombëtare.

  5. Papucja says:

    Ne lidhje me pytjet e parashtruara; sajperket Naim Frasherit(babait tim) ketu mund te gjete ne lidhje me te:http://www.letersia.fajtori.com/Letersi/E_Rilindjes/Naim_Frasheri/index.php

  6. resa says:

    i have begun to visit this cool site a couple of times now and i have to say that i find it quite good actually. keep the nice work up! ;)

Shpreh mendimin tend ...

Komentoni lirisht
ate çfare ju mendoni apo sugjeroni !