Dorëshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210
Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit nga viti 1210, i tëri në gjuhën shqipe, shtyen kufijtë kohorë për 345 vite më herët se sa “Meshari”i Buzukut,që është i vitit 1555.- Botimi i tërë dorëshkrimit, si libër i veçantë, do të bëhet së shpejti nga revista “Ekskluzive”. Dorëshkrimi është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet me një koment dhe analizë shkencore nga autori i këtij shkrimi.
I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, e përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”. “Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee” – THEODOR SSCODRAANNITTEE
Si te shkruani nje Roman ?
Hyrje e mirë, dialogë dhe personazhe¦ Ja rregullat për të shkruar një roman të mirë
Në librin e tij, “On Writing”, Stephen King tregon se të shkruash është diçka magjike. Në fakt, është vërtet kështu: me anën e një romani mund të komunikosh nëpërmjet fjalëve me lexuesit që mund të jetojnë mijëra kilometra larg teje. Kur libri është cilësor, ai mund t‘u mbijetojë gjithë kohërave. Shumë prej jush, që po lexojnë këtë artikull, mund t‘ju shkojë ndërmend për romanet më të bukura që keni lexuar, mbi kryeveprat e letërsisë së vjetër apo bashkëkohore. Çfarë kanë të përbashkët romanet më të mirë? Nuk është gjinia letrare, as stili, fabula, apo emri i autorit… Po atëherë cili është çelësi i suksesit të tyre?
Alkimia e të shkruarit
Nuk është se ekziston ndonjë sekret i përbashkët, por receta e “një romani të mirë” dhe përbërësit e tjerë që e shoqërojnë nuk janë të panjohur, madje përfaqësojnë elementet me të cilët shkrimtarët dhe botuesit përballen çdo ditë. Problemi është lidhja e këtyre përbërësve, alkimia që krijon një sekuencë fjalësh që magjepsin publikun dhe e tërheqin atë në universin magjik të letërsisë.
Shqipja e vështruar nga aspekti i studimeve ballkanistike
Në punën e hetimit të problemit të burimit të shqipes nga ilirishtja, në punë të birërisë së saj nga kjo, pas rezultateve të arritura gjatë shekullit XX në gjuhësinë albanologjike dhe në linguistikën krahasimtare – jemi të mendimit se kishte ardhur koha që shkenca më shumë t’i sillej metodologjikë së atyre studimeve sesa çështjeve të tjera lidhur me marrëdhëniet e të dyja gjuhëve të sapopërmendura.
Prof. Çabej ishte njëri nga të rrallët dijetarë që shkencëtarëve albanistë u tërhiqte vëmendjen në këtë pikë, duke përfunduar një studim mbi raportin e ilirishtes ndaj shqipes në veprën e përbashkët “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, Tiranë, 1969, thoshte shprehimisht: “Është gjithashtu metodikisht e gabuar të flitet për një substrat ilir në këtë gjuhë (e kishte fjalën për shqipen). Sikur kemi theksuar edhe herëve të tjera koncepti i substratit është i lidhur me një ndërrim gjuhe. Një ndërrim i tillë nuk dihet të ketë ngjarë në Shqipëri ashtu si ka ngjarë p.sh. në Rumani në rrjedhim të romanizimit të atij vendi”, vep. e përmendur, f. 52.
Read more
Shkenca të ndryshme dëshmojnë lashtësinë e shqipes
Kohët e fundit hulumtues të ndryshëm kanë botuar hipoteza të reja rreth prejardhjes së shqipes dhe të shqiptarëve. Pavarësisht nga gurra e propozuar nga ata, hipotezat e tyre takohen në një pikë të saktë: secili e vë lindjen e shqipes dhe të shqiptarëve të sotëm në shekullin 4 pas lindjes së Krishtit. Me sa duket këta hulumtues nuk kanë mësuar asgjë nga pësimi i mëparshëm i disa kolegëve të tyre, hipotezat e të cilëve janë pritur me një kritikë të rreptë objektive për shkak se ata kanë harruar plotësisht disa ligje themelore të zhvillimit të shqipes.
Në kumtesën tonë nuk kemi ndër mend që të bashkohemi me këto kritika. Jo, qëllimi ynë është mbledhja e disa dëshmive të shkencave të ndryshme, të cilat flasin njëzëri për një prejardhje më të vjetër të shqipes, të cilat provojnë që paraardhësit e shqiptarëve të sotëm flitnin shqip qysh në kohën e takimit të tyre të parë me legjionet pushtuese romake, bile edhe më herët, duke huazuar me dhjetëra fjalë nga greqishtja e vjetër. Do të tregojmë me të dhëna konkrete që përroin e lashtë e shqipes mund ta ndjekim, kundrejt rrymës, gati deri në burimin e tij të lashtë indoevropian. Dhe shumica e këtyre dëshmive nuk janë zbulime të reja, bile ato njihen prej kohësh, por ato janë botuar andej-këndej, në studime dhe artikuj të ndryshëm, si qirinj të vegjël të shpërndarë në errësirën e natës, dhe gjer më sot asnjëri s’e ka bërë mundimin t’i mblidhte për të parë ndriçimin e tyre të bashkuar.
