Ninulla – Këngë djepi

Kenget e djepit, ninullat ose nina-nanat shprehin dashurine dhe deshirat e prinderve per femijt e tyre. Ato ne pergjithesi jane kenge te shkurtera, me te cilat nena ve ne gjume femine. Keto kenge, me gjithe se i gjejme si varjante mjaft te perhapura, shpesh jane improvizime qe nena i ben aty per aty.
Zakonisht keto kenge fillojne me fjalet: “nani-nani djalin/vajzen” ose “nina-nana” Ne disa kenge djepi, sidomos ne ato te jugut, gjejme dhe fjale te pashpjegueshme ose emra njerezish te cilet dallohen per ndonje karakteristike te vecante per kete ose ate gje. Ninullat jane monologe intim poetik, ku prinderit shprehin deshirat e tyre per femijet qe jane te lidhura me urtesine, dashurine, trimerine, shendetin, jeten e gjate etj.
Mjetet artistike, figurat letrare qe perdoren zakonisht jane krahasimi dhe personifikimi. Ninullat jane teper lirike. Nena e krahason vajzen me gonxhen e trendafilit, me lulen e sheges, me mollen kurse djalin me pellumbin, yllin. Shume i bukur eshte personifikimi i gjumit te cilin nena e paraqet is pellumb qe vjen dhe e merr femijen ne krahet e tij.

Nina-nina, more pllum
Flej se nana te don shum
T’i m’u rritsh-o nafaklum
Nafak lum-o djal i ri
Dielli ty gjithmonë me t’pri
Kur te rritesh mor zamak
Tash gzon nanen ne konak
Kur te rritesh djal im
Ti moj zemër do m’dalsh trim

Ninulle Kosovare

Nina ninë, nina nina!
E shkofsh jeten me shum t’mira
E dalsh n’bjeshka e n’rudina
E ninë ninë, ty t’pastë nana!
Nu’t'le nana pa tre mitana
T’i vnon nana dhent dhe dhite
Del rudinave pergjithdite
Tuj vikate dhe pushke tuj qite

Ninulle Tropojane

Nina nine, po t’perkunde nana
Nina nine, djepin me dushk
T’martofte nana me’ i qind krushq
Nina nine, djepin me sane
Ti u rritsh me babe e nane
Nina nine, djepin me ferra
Ti u rritsh me treqind shtjerra
Nina nine, nana ty
Ti u rritsh-o per Shqipni!

Komentet

10 Komente per “Ninulla – Këngë djepi”
  1. arlind says:

    MA E BARDH SE TAMLI DHENENina nana qika jemeMa e bardh se tamli dheneTamli dhene tebeshiriMa e mir lulëmisiriDushk e bardh mi rrit havajaDajë e qik mi rrit sevdajaNina oj qika e nanesTi bash drit si rrezja e hënës

  2. besarta says:

    ooooooooooooo ilirjana qika nanes ti u bafsh  manikenja e nanes

  3. Gocaa says:

    Zemra nanes

  4. shkurte says:

    nina na po te perkuni ti u bofsh plak i katunit

  5. shkurte says:

    nina nana djalin tem ti u bofsh rrush me men nina nana djalin tem kur te rritesh te qoj me dhen

  6. eriona hyseni says:

    nina nana oj qika jeme  ma e bardh se tamli dhene tamli dhene te beshiri ma e   bardh se lumm misri dushk e bar mi rrit havaja daj e qik mi rrit sevdaja nina nana oj qika e nanes ti bafsh drit si rrezja e hanes

  7. liridona says:

    nina po te perkuni jelek me pika ti ubofsh elena gjika

  8. elmaa says:

    nina nana more bir,flej se gjumi te ben mir,te ben mir e trahaton trupin biro ta pushon….

  9. nina nana ne djep te drunit ti u befsh plak i katunit

Trackbacks

Check out what others are saying about this post...
  1. SEO says:

    [...]we came across a cool site that you might enjoy. Take a look if you want[...]……

    [...]please visit the sites we follow, including this one, as it represents our best SEO picks from the web[...]……



Shpreh mendimin tend ...

Komentoni lirisht
ate çfare ju mendoni apo sugjeroni !